• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërcënohet deputetja Koçeku? Hasani debate me Vokshin: Nëse ndihet e kërcënuar, t’i drejtohet organeve kompetente

by A R
17/06/2026 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deklarata e deputetes Marjana Koçeku mbi pretendimet për kërcënime nga një grup kriminal, ka qenë çështje diskutimi mes opozitës dhe socialistëve në mbledhjen e Komisionit për Politikën e Jashtme.

Ka qenë deputetja demokrate Albana Vokshi ajo e cila pasi ka shprehur shqetësim dhe solidarizim me kolegen Koçeku, ka ngritur pyetjen mbi garancitë që kanë qytetarët kur sipas saj, krimi i organizuar arrin deri në pikën sa mund të kërcënojë një deputet të Kuvendit?

“Dua të shpeh një shqetësim të një lajmi të minutave të fundit. Një njoftim në një postim në rrjetet sociale të koleges sonë e cila është sekretare e këtij komisioni, koleges Koçeku. E para sepse është grua dhe shpreh solidaritetin tim. Është shqetësim që shkon përtej përkatësive politike dhe prek edhe vetë themelet e shtetit të së drejtës dhe rrugën e Shqipërisë në integrimin në BE.

Ajo ka deklaruar se është kërcënuar nga grupe kriminale dhe ka paralajmëruat se nëse familja e saj do të preket do të ketë pasoja të rënda. Kjo është ngjarje tronditëse dhe u bëj thirrje kolegeve socialiste të solidarizohen. Si është e mundur që një deputete, një përfaqësuese e popullit ndihet e kërcënuar nga grupet kriminale, nëse krimi i organizuar është në gjendje të ushtrojë kërcënime ndaj një deputeteje, një gruaje, atëherë çfarë ndodh me qytetarin e thjeshtë? Çfarë garancie kanë qytetarët e zakonshëm? Dhe ky nuk është vetëm një problem vetëm i rendit publik, por është një çështje që prek drejtpërsëdrejti procesin e integrimit europian”, tha Vokshi.

Nga ana e socialistëve, përgjigja erdhi nga kreu i Komisionit Igli Hasani. Ky i fundit dha mesazhin se kushdo që ndihet i kërcënuar duhet t’i drejtohet organeve kompetente, duke shtuar se “kush zgjedh instagramin për të bërë deklarata, kjo nuk është puna ime fare”..

“Të gjithë deputetët kanë ardhur përmes votës së lirë. Nuk ka përfaqësues të krimit. Rezultatet për të gjithë njësitë kanë qenë të qarta, procesi ka qenë transparent. Patjetër që kushdo që ndihet e kërcënuar, kushdo që ka indicie duhet t’i drejtohet organeve, t’i drejtohet Policisë së Shtetit menjëherë, nëse ka qoftë dhe një kërcënim të çfarëdo nuance.

Se kush zgjedh instagramin për të bërë deklarata, kjo nuk është puna ime fare. Për çdo shqetësim që kemi duhet ti drejtohemi organeve për të garantuar shtetin e së drejtës dhe në këtë mënyrë i bëjmë një kontribut shoqërisë dhe nuk e kthejmë shoqërinë në postime”, tha Hasani.

Deputetja Marjana Koçeku ngriti pak më parë akuza publike, duke pretenduar se ka rënë pre e kërcënimeve të drejtpërdrejta. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Koçeku ka adresuar një paralajmërim ndaj një prej fiseve të njohura në Shkodër, duke u zotuar për reagim ekstrem në rast se preket siguria e familjes së saj. “Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, shkruante Koçeku.

Next Post
Bllokuan rrugët e Tiranë, procedohen penalisht 16 protestues, 2 në kërkim

Bllokuan rrugët e Tiranë, procedohen penalisht 16 protestues, 2 në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Nëntor 2026

November 4, 2026
Projektbuxheti 2027/ 114.6 miliardë lekë për pushtetin vendor, Demo: Fokus te digjitalizimi dhe reforma territoriale

Projektbuxheti 2027/ 114.6 miliardë lekë për pushtetin vendor, Demo: Fokus te digjitalizimi dhe reforma territoriale

November 4, 2026
Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

November 4, 2026
Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

November 4, 2026
Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

November 4, 2026
Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

November 4, 2026
Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari, sekuestrohen 83 doza kanabisi

November 4, 2026
“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

November 4, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

November 4, 2026
Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In