• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërcënimi kinez

by Janusz Bugajski
03/03/2019 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Janusz Bugajski*

Megjithëse vëmendja është fokusuar tek Rusia si kundërshtarja kryesore e Perëndimit, faktet tregojnë që Kina është kërcënimi më i fuqishëm afat-gjatë. Rusia është një agresore ndërkombëtare që po përpiqet të minojë botën trans-atlantike por aftësitë e saj do vijnë duke rënëgradualisht. Në kontrast të fortë me këtë, Kina është një konkurrent i vërtetë me një ekonomi të fortë dhe një strategji të qëndrueshme të hartuar për tëkaluar Perëndimin.

Ndikimi në rritje i Kinës bazohet kryesisht në arritjet e saj në rritje në investime të huaja, tregti, dhe asistencë për zhvillim. Rusia është një lojtare e vogël në gjeo-ekonomi, përveç rezervave të saj në lëndë djegëse fosile. Por Kina është bërë rivalja kryesore e SHBA-ve në një sferë ku udhëheqja botërore do të vendoset përfundimisht. Kina tani është ekonomia e dytë më e madhe e botës dhe Produkti i Brendshëm Bruto i saj (PBB) parashikohet të rritet më shpejt dhe madje të kapë atë të Amerikës.

Ndikimi global në rritje i Kinës nuk varet nga fuqia ushtarake por tek penetrimi ekonomik. Ajo po zëvendëson në mënyrë tëqëndrueshme SHBA-të si eksportuesja dhe importuesja kryesore e mallrave në një numër tregjesh në rritje. Pekini ka gjithashtu si synim të bëhet një udhëheqës botëror në teknologjinë e avancuar dhe industrinë e nivelit të lartë.

Regjimi kinez nuk ka synim të imponojë sistemin e tij të qeverisjes, por të ndryshojë standardet globale të tregtisë dhe investimeve që do të favorizonte Pekinin përballëkonkurrentëve të tij. Ambiciet globale të Kinës demonstrohen nga Belt and Road Initiative (BRI) që synon krijimin e korridoreve të reja tokësore dhe detare që lidhin Azinëlindore, juglindore dhe qendrore me Lindjen e Mesme, Afrikën dhe Evropën.

Pekini po shton në mënyrë të shpejtë investimet e tij në shumë vende të BRI-së dhe synon të vendosë standarde rregullatore globale që do t’i japin përparësi ndërmarrjeve kineze dhe do të minojnë parimet e tregtisë së lirë. Pra, edhe pa një pozicion ushtarak agresiv, BRI do të kërcënojë ndikimin e SHBA-ve në gjithë Azinë, Lindjen e Mesme, Afrikë madje dhe të Evropë.

Strategjia gjeo-ekonomike e Kinës ofron financim të konsiderueshëm për dhjetëra vende përgjatë rrugës së BRI-së, por pa shumë kushte rregullatorë dhe ligjore për të cilat insistojnë institucionet Perëndimore. Këto oferta tunduese për nxitjen e ekonomive lokale janë të vështira tu bëhet ballë, veçanërisht nga vendet e varfra që kërkojnë kapital. Rezultati do të jetë riorientimi i tregtisë dhe lidhjeve të tjera ekonomike drejt Kinës. Në afat të gjatë, kjo mund të ndikojë dhe orientimet e tyre politike dhe strategjike.

SHBA-të dhe partnerët e saj Perëndimorë do të duhet të zbatojnë një strategji që mund tëkufizojë ndikimin kinez, por pa dëmtuar zhvillimin ekonomik të vendeve të BRI-së. Ata duhet të nxisin konkurrueshmërinë Perëndimore në tregjet e huaja ndërkohë që sigurohen që investimet e Kinës nëBRI zbatojnë standardet ndërkombëtare dhe nuk i shtyjnë qeveritë të bëhen borxhlinj të përhershëm.

Duke pasur themele ekonomike më të forta, Kina paraqet dhe një sfidë ushtarake rajonale në Azinë Lindore dhe mund tëzhvillohet gradualisht në një fuqi globale. Ajo është shpenzuesja e dytëushtarake në botë dhe ka ushtrinë më të madhe në botë. Potenciali ushtarak i Kinës ka të ngjarë të kapërcejë atë të Rusisë në dekadën e ardhshme dhe të bëhet një kërcënim i drejtpërdrejtëpër SHBA-të.

Në Azinë Lindore, shtrirja dhe aftësitëe forcës ajrore dhe detare kineze po zgjerohen me shpejtësi, duke i bërë bazat ushtarake të SHBA-ve më të prekshme. Një raport i sapo nxjerrë nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes paralajmëron që rritja e kapacitetit ushtarak të Kinës po arrin pikën në të cilën të mund të përpiqet të imponojë vullnetin e saj në rajon dhe më gjerë. Ajo është në procesin e militarizimit të Detit Jugor i Kinës, duke vendosur presion në rritje mbi Tajvanin që t’i bashkohet kontinentit, dhe duke përdorur Singaporin si një portë për në Oqeanin Indian dhe përtej.

Pekini po ndjek një modernizim të gjerë ushtarak me sisteme të avancuara të armëve dhe duke zhvilluar teknologji të brezit të ardhshëm si energjia e drejtuar, kundërhapësira, dhe armë të pajisura me inteligjencë artificiale. Kina gjithashtu po modernizon dhe shton kapacitete të reja në forcat e saj bërthamore.

Ambiciet e Kinës gjithashtu drejtojnë aktivitetet e saj tëinteligjencës në gjithë Evropën ku rrjetet e saj të spiunimit janë zgjeruar shumë. Ajo penetron sektorët e biznesit të shteteve Perëndimore dhe kërkon si sekrete industriale ashtu dhe ndikim politik. Në frontin diplomatik, ajo kërkon të bindë udhëheqësit qeveritarë që të mos mbështesin pavarësinë e Tibetit dhe Tajvanit dhe ose tëmbështesin Kinën ose të qëndrojnë neutralë në organizatat ndërkombëtare.

Pekini gjithashtu ka zhvilluar operacione sulmesh kibernetike dhe në mënyrë të ngjashme me Rusinë u bën shantazh ose korrupton target specifikë, përfshirë politikanë dhe biznesmenë të cilët mund të manipulohen për të ushtruar ndikim politik. Shtetet e reja anëtare të NATO-s dhe BE-së janë me interes të veçantë, meqenëse Pekini llogarit që ata mund të jenë më të prekshëm ndaj penetrimit të inteligjencës. Prandaj, Kina duket që ka qëllim të intensifikojë presionet e tij ekonomike dhe politike përmes Ballkanit.

*Marrë nga ‘Dita’

Next Post
Zbulohen gjenet, ja nga çfarë shkaktohet pagjumësia

Zbulohen gjenet, ja nga çfarë shkaktohet pagjumësia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

September 15, 2026
Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

September 15, 2026
Aleati i Trump, Joe diGenova jep dorëheqjen nga posti i drejtimit të hetimeve për komplotin e dyshuar kundër presidentit -

SHBA nis shkurtimet në Ballkan! Ndihmë ushtarake vendeve të Amerikës së Jugut, preket Maqedonia e Veriut

September 15, 2026
Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

September 15, 2026
Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

September 15, 2026
Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

September 15, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Nesër vendimi/ Berisha: Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë, sytë e shqiptarëve drejt Hagës!

September 15, 2026
Zv/kryeministri Hoxhaj reagon ndaj Lajçak: Mos u shqetësoni për Kosovën

Pak orë para vendimit në Hagë, ish-ministri Hoxhaj: Historia do të vendosë drejtësi për çlirimtarët!

September 15, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

“Ndoshta do të të vrasin!”- Batuta e Trump me kryeministrin kanadez pasi i dhuroi një “çelës të artë” për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë!

September 15, 2026
Kim Kardashian diagnostikohet me aneurizëm në tru

I grabitën unazën 4 mln dollarëshe në Paris një dekadë më parë, Kim Kardashian dëmshpërblehet vetëm me 1 euro!

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com