• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërcënimet ndaj SPAK, Braho: Këta të vrasin! Ambasadorja duhet të flasë me emra, prokurorët kanë frikë

by Java News
25/10/2022 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i PS, Spartak Braho, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Frontline” në News24, ka folur lidhur me deklaratën e ambasadores Yuri Kim e cila tha se SPAK po kërcënohet.

Ai tha se gjyqtarët nuk flasin dot vetë për këto kërcënime, pasi janë të trembur. Braho shton se tashmë është koha që të flitet me emra konkretë se kush janë këta persona që po kërcënojnë SPAK, pasi vetëm kështu mund të zgjidhen situatat.

“E kuptoj se i thotë se do të bëjë presion, por nuk ecet më kështu, seriozisht! Ne kemi 30 vjet që vijmë vërdallë kot, tani shyqyr që ngritëm këtë strukturë që i kemi besuar drejtësinë e shtetit, tani edhe kjo drejtësi po kërcënohet”, u shpreh ai.

Ndërkohë, sipas tij fakti që SPAK po kërcënohet tregon se po hetohen çështje të nxehta, por e sheh si shenjë negative faktin që gjendet guximi për t’i kërcënuar këta prokurorë.

Pjesë nga intervista:

A po vijnë këto kërcënime sepse SPAK ka në duar çështje të nxehta?

Ka dy arsye, është dhe shenjë e mirë që po kërcënohen, sepse janë trembur kjo pjesë e malavitës politike, ekonomike, por është dhe shenjë e keqe që kanë marrë kurajo, të vrasin ata, ata të vrasin.

Pse nuk i ngrenë vetë këto shqetësime, por i lënë të thuhen nga ambasadorja?

Nuk i thonë nga frika, se këtu ankohu sa të duash, këtu të heqin qafe.  Janë të trembur. Sa kohë që nuk po shikojmë veprime konkrete nga ata, çfarë bëhet me dosjen e inceneratorëve? Këta po i nxjerrin përjashta fare, i kanë brenda, i nxjerrin jashtë. Është operacion kompleks ky të cilët edhe departamenti i shtetit edhe ambasadorët, duhet të veprojnë konkretisht, jo më me deklarata.

Fajin e ka në fund të ditës, gjyqtari që pranon të kërcënohet, apo ai që kërcënon?

Të dy palët kanë faj, edhe ai që trembet, por edhe ai që kërcënon. Patjetër që ai që kërcënon meriton burgun, por ai që ka frikë duhet të shkojë në shtëpi./m.j

Next Post
Tensione/ Turqia provokon sërish, 19 avionë luftarakë shkelin hapësirën ajrore greke

Tensione/ Turqia provokon sërish, 19 avionë luftarakë shkelin hapësirën ajrore greke

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Erion Veliaj, kundërshtar i pushtetit, por i burgosur i shtetit

November 11, 2026
Projektbuxheti 10 mld euro dhe mbështetja sociale, zv/kryeministrja Koçiu tregon prioritetet! Nga pensionet te investimet dhe rritja ekonomike

Projektbuxheti 10 mld euro dhe mbështetja sociale, zv/kryeministrja Koçiu tregon prioritetet! Nga pensionet te investimet dhe rritja ekonomike

November 11, 2026
Raportet me Trump, Infantino duhet të japë llogari përpara Kongresit amerikan

Raportet me Trump, Infantino duhet të japë llogari përpara Kongresit amerikan

November 11, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

Përplasje mes degëve të pushtetit, Shtëpia e Bardhë i cilëson “kriminale” hetimet e planifikuara nga demokratët

November 11, 2026
Arrestimet në Serbi, mediat: Biznesmeni serb me ndikim në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviçi, largohet drejt Turqisë

Arrestimet në Serbi, mediat: Biznesmeni serb me ndikim në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviçi, largohet drejt Turqisë

November 11, 2026
Projekt-buxheti 2027, Komisioni për Kulturën shqyrton fondet për Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit

Projekt-buxheti 2027, Komisioni për Kulturën shqyrton fondet për Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit

November 11, 2026
Emergjencat Civile, masa për përballimin e dimrit, në fokus parandalimi i përmbytjeve në ultësirën e Shkodrës!

Emergjencat Civile, masa për përballimin e dimrit, në fokus parandalimi i përmbytjeve në ultësirën e Shkodrës!

November 11, 2026
Francë/ Sporti në zi, futbollisti 22-vjeçar vdes në fushë, zbulohet shkaku i dyshuar!

Francë/ Sporti në zi, futbollisti 22-vjeçar vdes në fushë, zbulohet shkaku i dyshuar!

November 11, 2026
Sulmi kibernetik ndaj frigoriferëve të supermarketeve, Franca lëshon fletë-arreste ndërkombëtare për 3 iranianë të dyshuar!

Sulmi kibernetik ndaj frigoriferëve të supermarketeve, Franca lëshon fletë-arreste ndërkombëtare për 3 iranianë të dyshuar!

November 11, 2026
Integrimi në BE dhe përfitimet, Shqipëria nis negociatat për Roamingun europian! Zbulohen dokumentet dhe kushtet

Integrimi në BE dhe përfitimet, Shqipëria nis negociatat për Roamingun europian! Zbulohen dokumentet dhe kushtet

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In