• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërcënimet e Bashës, Lleshaj i prerë: ‘S’ka shans të pengohen votimet’!

by Java News
09/05/2019 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi sot se Prefektët dhe Policia e Shtetit në cdo qark kanë detyrë mbarëvajtjen për organizimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, ndërsa duke iu referuar paralajmërimit të opozitës për bllokimin e procesit, u shpreh se një gjë e tillë nuk asnjë shans që të ndodhë.

“Vendi është pothuajse i futur në fushatë, të gjitha agjencitë ligjzbatuese kanë detyra për një proces zgjedhor sikur e kërkon ligji. Zhvillimi i zgjedhjeve në prag të vendimmarrjeve së rëndësishme për vendin. Ka përpjekje për të krijuar vështirësi për zhvillimin e procesit. Të gjitha strukturat, prefektët të koordinojnë institucionet me qëllim që të ofrohen të gjitha mundësitë që qytetarët të kenë mundësi të shprehin të drejtën për të votuar. Lista e plotë e përgjegjësive që ligji u jep prefektëve me hartimin, publikimin e listave, njoftimin e qytetarëve që procesi të zhvillohet sikur e kërkon ligji, i drejtë i barabartë dhe pa asnjë problem dhe asnjë incident. Përgjegjësi ka edhe policia, që duhet të krijojë mjedis të sigurt, që të realizohet kjo cdo drejtues i policisë duhet të jetë i angazhuar dhe i motivuar që procesi të zhvillohet si duhet. Policia është jashtë palëve. Janë disa detyra, policia është aty për të bërë detyrën e pa përfshirë me partitë dhe diskutimin politik. Askush nuk mund të cënojë procesin, janë e drejtë e qytetarëve. Dita e zgjedhjeve, askush nuk duhet të ketë të drejtë, mundësi apo shans që të prekë integritetin e një procesi që është thelbi i demokracisë së vendit” deklaroi ai.

Gjatë takimit me anëtarët e Task Forcës Qendrore, Prefektët, Drejtorët e Policive Vendore, Drejtorët e Kufirit dhe përfaqësues nga Task Forcat Vendore, Lleshaj theksoi se puna e tyre në luftën kundër kanabisit do të matet me rezultate konkrete. Lleshaj u tha drejtuesve të policisë se cdo fidan kanabis i kapur para 15 qershorit është meritë e tyre, ndërsa pas kësaj date përgjegjësia do të jetë e gjitha e tyre.”Çdo fidan që kapet në Shqipëri deri në 15 qershor është meritë e juaja, drejtuesve të policisë, cfarë kapet pas 15 qershorit, është përgjegjësi e secilit prej jush e drejtpërdrejtë. Kjo datë ndanë përgjegjësinë dhe në funksion të kësaj detyre duhet të organizohet puna në nivel vendor dhe qendror. Taks Forca drejtohet nga Rovena Voda.  Nga Sot e në vijim duhet ritëm i lartë pune, takimesh dhe kontrollesh“.

Një tjetër pikë e rëndësishme ishte lufta kundër krimit, ku ministri theksoi se puna do të matet me uljen e numrit të personave që janë në kërkim. “Lufta kundër krimit të organizuar, kërkohet angazhimi i të gjitha strukturave për të thelluar punën që vendi të plotësojë të gjitha parametrat e sigurisë, që janë detyrim i joni. Janë edhe detyrim edh enë kuadër të integrimit europian. Në fushën e krimit të organizuar janë prioritete të rëndësishme, kapja e personave në kërkim, trashëgojmë  një listë të gjatë të personave që i janë shmnagur drejtësisë, janë qindra persona në harkun e 2-3 dekadave. Lista e kalon rendin e treshifrorëve, prioritet i madh është ulja e kësaj liste, që ju e keni në dorë me emra konkretë, që kërkohet të ulet me ritëm të lartë. Puna juaj matet me emra konkretë sa zbret kjo listë“.

Goditja e grupeve që trafikojnë emigrantët nga lindja drejt vendeve të BE-së duke përdorur Shqipërinë si trampolinë dhe ndalimi i azilkërkuesve ishin dy pikat e tjera që Lleshaj kërkoi rezultate konkrete. “Një tjetër cështje e rëndësishme është menaxhimi i kufirit. Shqipëria është bërë adresë për një fluks emigrantësh që lëviznin drejt BE-së. Pas fluksese funksionojnë rrjete kriminale. Nuk na vlejnë emigrantët e kapur, por drejtuesit e grupeve kriminale.  Nuk e masim suksesin sa emigrantë u kapën në Babrru apo tjetër, por numri i personave të përfshirë në këtë fenomen.Edhe fluksi i qytetarëve në dalje. Numri i azilkërkuesve është ulur. Kjo cështje është me pasoja për integrimit e vendit nëse kjo cështje nuk shkon në zero” përfundoi ai.

 

/a.meta/javanews.al

Next Post
Foto më hot s’keni parë prej kohësh, kjo vajzë trondit instagramin

Foto më hot s’keni parë prej kohësh, kjo vajzë trondit instagramin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avokati i Popullit në Kuvend: Drejtësia, pronat dhe të paraburgosurit, problemet kryesore në Shqipëri

Avokati i Popullit në Kuvend: Drejtësia, pronat dhe të paraburgosurit, problemet kryesore në Shqipëri

June 19, 2026
Rriten tensionet SHBA-Izrael, Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

Rriten tensionet SHBA-Izrael, Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

June 19, 2026
“Nuk jam i sigurt nëse lufta ka mbaruar”, Macron “skanon” marrëveshjen SHBA-Iran

“Nuk jam i sigurt nëse lufta ka mbaruar”, Macron “skanon” marrëveshjen SHBA-Iran

June 19, 2026
“Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit”, Rama jep lajmin

“Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit”, Rama jep lajmin

June 19, 2026
“Siguria në plazh është përgjegjësi e përbashkët”, reagon Ndreu pas mbytjes së dy të miturave në bregdetin e Tales

“Siguria në plazh është përgjegjësi e përbashkët”, reagon Ndreu pas mbytjes së dy të miturave në bregdetin e Tales

June 19, 2026
Vendimi i ri: Shteti do të paguajë faturën e ujit deri në 5 m³ në muaj për familjet me ndihmë ekonomike

Vendimi i ri: Shteti do të paguajë faturën e ujit deri në 5 m³ në muaj për familjet me ndihmë ekonomike

June 19, 2026
Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet patjetër, gati gara për aeroportin turistik të Gjirokastrës

Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet patjetër, gati gara për aeroportin turistik të Gjirokastrës

June 19, 2026
Hyrje pa sportele dhe pa kontrolle tradicionale për shqiptarët, Rama zbulon revolucionin dixhital që po vjen për aeroportin e Tiranës

Hyrje pa sportele dhe pa kontrolle tradicionale për shqiptarët, Rama zbulon revolucionin dixhital që po vjen për aeroportin e Tiranës

June 19, 2026
VIDEO/ Momenti kur Veliaj del nga salla e gjyqit dhe përshëndet të pranishmit në seancë

VIDEO/ Momenti kur Veliaj del nga salla e gjyqit dhe përshëndet të pranishmit në seancë

June 19, 2026
KAS kalon për shqyrtim ankimimin e PD, nesër seancë publike

Protestat/ PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In