• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërcënime dhe sharje të ndyra… çfarë kanë thënë reperët shqiptarë për ish të dashurat

by Java News
06/11/2016 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndarjet nuk janë gjithmonë qytetare. Në disa raste, lidhjet mes çifteve përfundojnë me konflikte të mëdha, të cilat degjenerojnë në fyerje dhe kërcënime. Por ndonëse bëhet fjalë për mosmarrëveshje shumë intime, reperët shqiptarë nuk kanë nguruar të bëjnë deklarata publike tejet fyese ose kërcënime të drejtpërdrejta për ish-partneret. I fundit ka qenë Majk, ai që ka fyer me fjalë të rënda ish të dashurën e tij, por jo i vetmi. Ndër vite, reperë të tjerë të famshëm e kanë shprehur mllefin e ndarjes nëpërmjet kërcënimeve dhe duke i etiketuar me epitetet “k*rvë” dhe “prostitutë”.

Majk: E bëra të famshme atë k**vë!Kujt i drejtohet Majk? Foto: Majkaveli/Instagram

Reperi i njohur i Babastars, Majk, i ka çuditur të gjithë kur në “Instagramin” e tij ka publikuar një foto ku shkruhej në gjuhën angleze “E bëra të famshme atë k*rvë”. Reperi është ndarë prej disa ditësh nga e dashura e tij më e fundit Majlinda Zeka, por siç duket nga deklarimi i Majk nuk bëhet fjalë për një ndarje paqësore. Këngëtari i hitit “Dashni” e kishte konfirmuar lidhjen duke publikuar disa foto në rrjetet sociale, të cilat i zhduku në momentin që në media diskutohej se Majk dhe Majlinda ishin në pritje të një fëmije. Megjithatë, thashethemet për një shtatzëni të mundshme asnjëherë nuk u vërtetuan. Vajza nga Prishtina, Majlinda Zeka nuk është modele, këngëtare apo aktore, por sigurisht është një ndër femrat më seksi në Kosovë.

Agon Amiga ish-gruas: Do ta shohësh kush jamImage result for agon amiga qyqek

Ndarja e reperit Agon Amiga dhe bashkëshortes së tij Egzona Syla ka qenë një ndër më të komentuarat në media. E gjitha kjo, sepse shkak për përfundimin e martesës së tyre ishte tradhtia, ose më mirë të themi Afërdita Dreshaj. Pasi zbuloi flirtin mes Agonit dhe Afërditës, ish-bashkëshortja e la reperin, i cili nuk ka nguruar aspak ta kërcënojë dhe ta fyejë me një fjalor të pahijshëm për një mashkull e aq më pak për një artist. “Do ta shohësh kush jam”, shkruan në një nga mesazhet drejtuar Egzonës, Agoni, i cili nuk ndalet me kaq. Pas publikimit të këtyre kërcënimeve Agoni nuk është limituar, por ka shpërthyer edhe më keq, teksa ka publikuar një foto përkrah së cilës shkruante, “Vetëm a po më ha k****”. Por ish-bashkëshorti nuk është i vetmi që e ka kërcënuar. Egzona ka publikuar edhe disa mesazhe ku merrte kërcënime edhe nga Afërdita Dreshaj.

Noizy për Kristjanën: Kokrra e idiotes, duhet denoncuarImage result for noizy kristjana

Ndonëse nuk ka konfirmuar kurrë lidhjen me ndonjë vajzë, ish të dashurat e Noizyt kanë deklaruar në media se kanë pasur lidhje me reperin. Megjithatë, balerina seksi, Kristjana Saxobeat, nuk është limituar vetëm me deklarime, por ka publikuar edhe foto nga shtrati me Noizyn. Romanca mes të dyve duhet të ketë qenë e shkurtër, megjithatë ky fakt ndoshta nuk i justifikon fjalët fyese të reperit, i cili gjatë një interviste në “Zonë e Lirë” është shprehur për balerinën, “Ajo është kokrra e idiotes, shyqyr që nuk e di se nga bëhet. Duhet denoncuar nga të gjithë ajo femër”. Sigurisht, Kristjana Saxobeat nuk i ka pritur mirë fjalët e reperit, të cilit i është kundërpërgjigjur duke i thënë, “Të të vijë turp që shan një femër me fjalë që nuk i shkojnë një artisti”. Më tej ajo e ka kërcënuar reperin se do t’i publikojë bisedat e tyre private.

Noga: Kristela është vrasëse, do hakmerremImage result for noga kristela

Një tjetër ndarje shumë e bujshme është ajo mes reperit Noga dhe prezantueses shqiptare Kristela Gjoka. Në fakt, fundi i martesës së tyre u diskutua më së shumti për akuzat e forta dhe deklarimet bombastike të reperit, i cili tha për “Bluetooth” se “Kristela është vrasëse, abortoi fëmijën tonë në muajin e gjashtë të shtatzënisë”. Por, historia e çiftit u shndërrua në një telenovelë dhe mori përmasa të mëdha, pasi reperi nga Kosova tha publikisht se Kristela ishte martuar me të vetëm për paratë, por edhe që do të hakmerrej për abortin që ajo kishte kryer. “Mallkuar qofshi, do të hakmerrem për vajzën time, organet kompetente do të merren me këtë çështje”, ka thënë Noga. Por, pavarësisht akuzave të tij të rënda, Kristela Gjoka nuk ka dhënë asnjëherë një reagim publik për çështjen në fjalë.

Next Post
Ky burrë nuk është njeri dhe as kukull, por është… një tortë! (FOTOT)

Ky burrë nuk është njeri dhe as kukull, por është... një tortë! (FOTOT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In