• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kërcënim akut” për Britaninë e Madhe! The Telegraph: Berisha pagoi 400 mijë paund për të hequr “non-gratan”. Rrezikon 12 vjet burg…

by A R
26/09/2024 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta prestigjioze britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe shpalljen e tij ‘non grata’ nga Britania.

“The Telegraph” shkruan se Berisha ka shpenzuar më shumë se 400 mijë paund në mënyrë që të mos shpallej ‘non grata’ nga Britania e Madhe. Ndër të tjera në artikull theksohet se kreu i PD-së “është një rrezik akut për Britaninë”.

Artikulli i plotë:

Berisha, 79 vjeç, i cili akuzohet për korrupsion në Shqipëri u shpall ‘non grata’ nga Britania e Madhe nga Priti Patel, sekretari i atëhershëm i brendshëm, mbi bazën se kreu i PD-së kishte ‘lidhje me grupet e krimit të organizuar’ që përbënin një kërcënim për sigurinë publike në Londër dhe Tiranë.

Sali Berisha shërbeu si president i Shqipërisë midis 1992 dhe 1997 dhe si kryeministër nga 2005 deri në 2013. Ai është kreu i Partisë Demokratike. Dhjetorin e kaluar, një gjykatë shqiptare vendosi që ai duhet të caktohet në arrest shtëpie, ndërsa hetohet për dyshimin se ka shpërdoruar detyrën për të favorizuar dhëndrin e tij.

Berisha i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se ato janë orkestruar nga Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë. Ai apeloi kundër urdhrit të përjashtimit në një gjykatë të posaçme imigracioni, por ai u refuzua me bazën se ishte e drejta sovrane e Britanisë të kontrollonte hyrjen përmes kufijve të saj.

Akuza “Korrupsion pasiv”

Tashmë përmes dokumenteve në Shqipëri ka dalë se zoti Berisha ka shpenzuar më shumë se 500,000 euro (417,500 paund) duke punësuar avokatë në Mbretërinë e Bashkuar për të luftuar çështjen e tij.

“Për qëllimin e këtij apelimi në SIAC [Komisioni Special i Apelimit të Emigracionit] vajza e tij nga llogaria e saj bankare në vitin 2022 ka bërë një pagesë prej 72,000 eurosh. Më pas në vitin 2023 një pagesë prej 250,000 euro dhe pagesa e fundit prej 200,000 eurosh.”, thotë një burim nga Shqipëria.

Nuk ka asnjë akuzë se vajza e tij mund të ketë qenë e përfshirë në këtë ngjarje. Dosaj prej 500 faqesh për Berishën, po hetohet nga SPAK. Berisha është akuzuar nga prokurorët e SPAK-ut për korrupsion pasiv, vepër penale që dënohet maksimalisht deri në 12 vjet burg në rastet kur vërtetohet se personi ka përfituar direkt ose indirekt nga veprimet e tyre të paligjshme.

“Kërcënim akut” për Britaninë e Madhe

Rasti i Berishës çoi në zbulimin se Ministria e Jashtme dhe Ministria e Brendshme kanë nisur një projekt sekret për të ndaluar bosët shqiptarë të krimit që veprojnë në Britaninë e Madhe. Qëllimi është të dobësojë kërcënimin e paraqitur nga grupet e krimit të organizuar (OCG) dhe të mbrojë interesat e Britanisë në rajon.

Një dokument ligjor i Home Office nuk përmendte Berishën, por i përshkroi bandat shqiptare si një “kërcënim akut” për Britaninë. Ata thuhet se janë anëtarë të rëndësishëm në tregun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar dhe “shumë të përhapur në krimin e rëndë dhe të organizuar” në Britani, duke përfshirë kontrabandën e njerëzve. Dokumenti tregon statistikat që tregon se shqiptarët përbëjnë një në tetë të të gjithë kriminelëve që shërbejnë në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar.

Dokumenti thotë se lidhjet midis politikës dhe krimit në rajon krijojnë një “mjedis lejues në të cilin kriminelët e mëdhenj mund të veprojnë dhe të përfitojnë nga mbrojtja politike e politikanëve të korruptuar nga veprimtaria e zbatimit të ligjit”. Kjo mbrojtje politike u siguron bandave rrugë shtesë për të pastruar paratë dhe u mundëson atyre të përdorin Shqipërinë si një “strehë të sigurt nga e cila mund të operojnë”, thuhet më tej në dokumentin e Home Office. Në këmbim, bandat do të ndihmojnë një politikan gjatë zgjedhjeve duke blerë vota dhe duke frikësuar votuesit.

/a.r

Next Post
Kishte fshehur 30 mijë euro në kamion, procedohet penalisht 38-vjeçari

Kishte fshehur 30 mijë euro në kamion, procedohet penalisht 38-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vranësira dhe ftohtë, ja si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

Si do jetë moti në fundjavë? Reshje shiu dhe rrebeshe, në zona malore edhe dëborë

February 13, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 4 vjet burg për kultivim narkotikësh, arrestohet 28-vjeçari në Krujë

February 13, 2026
“Bisedat vulgare, modelet dhe pëlhura e shenjtë”. Si Sulayem dhe Epstein luanin me fuqinë dhe luksin

“Bisedat vulgare, modelet dhe pëlhura e shenjtë”. Si Sulayem dhe Epstein luanin me fuqinë dhe luksin

February 13, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe kërkon interpelancë me ministrin e Bujqësisë: Pse lejohet grabitja dhe tjetërsimi i tokës në Seman?

February 13, 2026
Ministri kroat: Bashkëpunimi me Kosovën dhe Shqipërinë s’është kërcënim, synon stabilitetin e rajonit

Ministri kroat: Bashkëpunimi me Kosovën dhe Shqipërinë s’është kërcënim, synon stabilitetin e rajonit

February 13, 2026
Përdhunohet suedezja në Tiranë, në pranga turku

Përdhunohet suedezja në Tiranë, në pranga turku

February 13, 2026
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

“Jemi gati të mbrohemi”, Vuçiç i frikësuar: Aleanca Tiranë-Zagreb, kundër nesh

February 13, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Humb kontrollin e mjetit, 23-vjeçarja vdes pas aksidentit në Vorë–Fushë Prezë

February 13, 2026
Koçiu prezanton kryeinspektorin e ri të IKMT-së: Ndërtime pa leje ‘në shënjestër’

Koçiu prezanton kryeinspektorin e ri të IKMT-së: Ndërtime pa leje ‘në shënjestër’

February 13, 2026
Zbulohet në Patos subjekti ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh kontrabandë

Zbulohet në Patos subjekti ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh kontrabandë

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In