• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kërcejnë nga belaja”/ Deputetët e PD-së valle për Berishën, analisti: Shkelin me këmbë dinjitetin e tyre! Duan servilosen deri në fund

by S T
30/12/2024 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bilanci politik i vitit 2024 u komentua në ‘Studio Live’ me 3 analistë, Almer Toska, Anri Bala dhe Ergys Mërtiri. Fokusi në fillim të bisedës ishte tek kërcimi i grupit parlamentar të PD-së me këngën e Sali Berishës. Toska thotë për Arbër Hitajn se ky kërcim tregon entuziasëm në kampin opozitar.

‘Ajo që shoh një entuziasëm aty tek grupi. Festa normale, çdo grup parlamentar duhet ta bëjë. Ka një pjesë deputetësh që më shumë se kurrë e ndjejnë peshën e Sali Berishës, dhe përdorin emrin e tij për të kërcyer. Pjesa e grupit Bardhi është afruar me një marrëveshje, janë afruar për të fituar disa mandate. Por disa nga ata aty nuk do jenë deputetë. Shumica e deputetëve që ishin pjesë e 2021 e kanë marrë atë vend duke e blerë me anë të kunatit të Bashës. I kanë shërbyer biznesit të tyre.’

Mërtiri e sheh shumë të trishtë këtë skenë që skalit sipas tij kultin e individit.

‘Nuk di ça të quaj, tragjike apo komike. E trishtueshme të shohësh politikanë të lartë të një partie, ku figurat e larta shtrohen duke kërcyer, duke skalitur me daltë kultin e individit, të një individi që është në vdekje politike, që ka kusure për këto 34 vite. Që nuk pranon të heq dorë, ka nipër e mbesa dhe rri akoma në politikë. Kam bërë status, them që është vallja e Osman Takes, që hidhet para varjes në litar, dhe vallja e pinguinit. Është sa tragjike dhe komike. Kërcejnë vallen nga belaja. Nuk kanë qëllim të kënaqen por të servilosen deri në fund. Shkelin me këmbë dinjitetin e tyre për Saliun.’

Bala nënvizon se ata deputetë janë në parlament prej Lulzim Bashës që i dha mandatin në lista të sigurta në zgjedhjet e 2021.

‘Këtu bëhet fjalë a kanë arsye për të kërcyer. Sot dhe mot kemi parë një fodullëk dhe sharlatanë, nga ulok nga të rinj të parlamentit hedhin vallen me problematikat e shqiptarëve. Pavarësisht se është ditë festash, mendoj se janë shumë prapa apo arsyes që i kanë dhënë votuesit shqiptar për të treguar se kanë një qëllim për rotacionin politik. Po ti pyesësh Berisha është kryetari i opozitës. Pjesa më e madhe atyre deputetëve janë të Lulzim Bashës. Kemi parë një Berishë që e ka uzurpuar PD-në.’

Sa i përket largimit përfundimtar të Berishës nga politika, Toska thotë se kjo i duhet lënë në duar qytetarëve dhe votuesve.

‘Më mirë t’ja lëmë qytetarëve ta largojnë me votë Berishën. A është i gatshëm të marr pushtetin Berisha? Kjo është teza.’

Next Post
Festat e fundvitit/ Emigrantët kthehen në atdhe, fluks i shtuar në PKK Qafë Thanë

Festat e fundvitit/ Emigrantët kthehen në atdhe, fluks i shtuar në PKK Qafë Thanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ftesë për dialog protestuesve përmes platformës ‘Fol me kryeministrin’

Rama ftesë për dialog protestuesve përmes platformës ‘Fol me kryeministrin’

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In