• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Keqmenaxhimi rëndon mbi mësuesit dhe nxënësit”, PD i kërkon llogari Ministrisë së Arsimit

by A R
27/09/2021 09:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa i konsideron ekstreme masat anticovid të marra për zhvillimin e procesit mësimor fizikisht në klasa nga nxënësit parauniversitar.

Në një deklaratë për mediat, ajo i është drejtuar me një sërë pyetjesh Ministrisë së Arsimit lidhur me punën që është bërë për sistemin tonë arsimor në këtë situatë.

Postimi i plotë:

Viti i ri shkollor, halle të vjetra dhe të reja nga keqmenaxhimi kronik! Masat covidiane që ka nxjerr qeveria janë: Vaksinim për mësuesit ose testin më të shtrenjtë pcr çdo javë, dy orë mësim për nxënësit dhe të detyruar të mbajnë maska! Masa ekstreme që nuk shkojnë as në përputhje me njëra tjetrën, në një vend ku shteti nuk merr asnjë masë për situatën por gjithë barrën e kanë mësuesit-prindërit-nxënësit. Pse duhet bërë mësim i shkurtuar kur mësuesit janë o të vaksinuar o me test pcr dhe nxënësit me maska?

Pse nuk janë marr masat higjieno-sanitare për ujë të rrjedhshëm në të gjitha shkollat?

Pse nuk janë marr masat për dizifektimin të vazhdueshmëm profesional të shkollave?

Pse nuk janë marr masat për ndihmë financiare mësuesve për përballimin e covid, apo teste të shpejta falas që mos detyrohen të bëjnë pcr?

Këto janë hallet e reja të keqmenaxhimit të situatës covid, ndërkohë që sistemi arsimor që sot hap dyert e dijes vuan si një pacient kronik nga halle të vjetra të rregjimit.

Emigrimi masiv, të diplomuar më pak vit pas viti në arsimin e detyruar edhe atë të mesëm edhe sipas të dhënave të INSTAT.

Shkolla që mbyllen nga amortizimi dhe mos vëmendja e shtetit, duke detyruar prindërit sidomos në fshatra ose t`i lënë pa shkollë fëmijët ose të udhëtojnë edhe me orë për shkollën më të afërt.

Klasa kolektive dhe shkolla me turne janë dy fenomene që nuk mungojnë edhe këtë vit shkollor.
Tekstet aspak cilësore dhe pa filtra kontrolli rigoroz që janë kthyer në mankthe për prindërit.

Mësues të keqpaguar dhe pa mbështetje. Mësuesit me rezultate të shkëlqyera që nuk punësohen edhe ata me teserë partie i marrin vendet në kundërshtim me ligjin.

Çfarë është bërë për të përmirësuar këtë situatë të sistemit tonë arsimor?

Ministria e Arsimit do jetë e detyruar ti përgjigjet këtyre pyetjeve por edhe shumë të tjerave në një kërkesë për seance dëgjimore urgjente në komisionin e edukimit, për vitin e ri shkollor që do kërkoj si deputete anëtare e këtij komisioni.

/a.r

Next Post
Rama pritet nga Kurti në Prishtinë, pamjet e ceremonisë dhe axhenda e takimeve

Rama pritet nga Kurti në Prishtinë, pamjet e ceremonisë dhe axhenda e takimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

April 13, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Nafta rikthehet mbi 100 dollarë pasi SHBA-të njoftuan se do të bllokojnë portet iraniane

April 13, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Mirënjohje për rrugaçin që nuk i preu pemët

April 13, 2026
Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hungaria tregoi se ndjehej e pasigurt nga ikja prej Evropës

April 13, 2026
Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

April 13, 2026
U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

April 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

April 13, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Tirana mirëpret Samitin e IV të Diasporës, sot Ceremonia e Mirëseardhjes në TKOB

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In