• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Keqkuptimi është trashëgimia demokratike e PD

by Mero Baze
02/09/2023 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Lulzim Basha formalizoi rikthimin në krye të një partie të re me emrin e vjetër të Partisë Demokratike. Rikthimi ashtu si dhe dorëheqja e tij, kanë lidhje gjithnjë me Sali Berishën.

Kur dha dorëheqje shpresonte se këtë do ta bënte dhe Berisha dhe opozita të bashkohej jashtë atyre të dyve, tani u rikthye me shpresë se do mbajë në këmbë një elektorat i cili po ngelej rrugëve meqë Sali Berisha është i vendosur të mos iki nga politika.

Ka plot kritikë të tjerë në opozitë ndaj tij dhe në shumicë janë ata që ishin dakord të ikte Sali Berisha pas shpalljes “non grata”.

Nuk është se nuk kanë të drejtë për shumë gjëra që thonë. Procesi i rikthimit të Lulzim Bashës, mund të ishte kthyer në një ngjarje të rëndësishme opozitare, duke bashkuar edhe më shumë se sa fluksi që ishte dakord me Bashën pas 9 shtatorit 2021, kur zbuan Berishën.

Mund të ishte bërë joshës dhe për plot anëtarë të Foltores që tani e shikojnë se Berisha e bëri gjithçka për hallin e vet dhe kundër interesit të opozitës.

Mund ta kishte kthyer në një ngjarje dhe për elektoratin gri të shoqërisë, që nuk është as me Berishën, as me Bashën e as me Ramën.

Natyrisht që e bëri më mirë dhe me më pak hipokrizi se sa Sali Berisha rrëmbimin e Foltores.

E vetmja pikë e fortë e tij, e cila u shpreh qartë dhe në kuvendin e sotëm, është qëndrimi i qartë kundër Sali Berishës dhe përcaktimi i aleancës me SHBA dhe BE si prioritet të partisë së tij.

Ajo që më çudit është se të gjithë kritikët e tij kanë problem mungesën e një loje të hapur demokratike dhe e kanë këtë si arsyetim për të mos ju bashkuar Bashës, apo për ta kontestuar atë.

Dakord jam, por kjo është trashëgimi e Partisë Demokratike dhe ne kete pike Basha e “meriton” vulën.

E di që ka shumë nostalgjikë që mendojnë se duhet mbrojtur trashëgimia e PD dhe se beteja është për historinë e saj, por duhet të vijë një ditë dhe mendoj se janë boll 32 vite, që të kuptojnë se ajo parti nuk ka qenë kurrë demokratike dhe se ka trashëgiminë më të keqe të mundëshme të një partie politike në Shqipëri, sa i përket demokracisë së brendshme.

Është keqkuptim i madh edhe të kritikosh Bashën, edhe të mbrosh trashëgiminë e PD. Po mbrojtët trashëgiminë e PD, Basha është lule. Puna është ta nisni punën duke dënuar trashëgiminë e PD dhe duke e fshirë këtë keqkuptim të madh në pluralizmin shqiptar, që i referohen si Parti Demokratike.

Nëse nuk bie ky mit, dhe nëse të gjithë nuk mendojnë si të nisin një gjë të re, atëherë Berisha do të mbijetojë përjetësisht sa të ketë ymër, dhe natyrisht Basha do të jetë siç e meriton, një kundërshtar i ashpër i tij politik. Ky është identiteti i tij politik sot. Dhe është i vetmi identitet që ka krijuar vet.

Por ju lutem mos akuzoni kot se PD nuk e meriton këtë fund. PD meriton dhe më keq.

Opozita nuk meriton më trashëgiminë e PD!

Aq më keq, kur ata që ndjehen të pakënaqur nga Basha, në fakt i kanë sytë nga Berisha. Nga ai që nuk i la asgjë demokratike PD-së.

Next Post
I dhuroi të gjitha pajisjet Ukrainës, Gjermania nis mbrojtjen e hapësirës ajrore të Sllovakisë

I dhuroi të gjitha pajisjet Ukrainës, Gjermania nis mbrojtjen e hapësirës ajrore të Sllovakisë

Comments 1

  1. Ver Saliu says:
    3 years ago

    PPSH u nda ne dy gjysma ,njera PD e pati liderin si me qene Enveri dora vete.Keta qe levdojne PD jane thjesht enveriste ne mentalitet , le cflasin kunder Enverit si puna e Saliut.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com