• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Keqardhje për PD, është kapur nga 5 njerëz pa program, pa ide dhe pa vizion”/ Valteri: Vajza ime Hera, arsyeja që iu bashkova PS

by Java News
30/03/2021 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Halit Valteri, i ardhur në Parlament si përfaqësues i opozitës së re nga listat e Partisë Demokratike, pasi kjo e fundit braktisi mandatet në Kuvend, ka rrëfyer gjithçka e ka bindur t’i bashkohet kësaj force politike. Gjatë takimit prezantues të 6 kandidatëve të radhës së Partisë Socialiste nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili drejton edhe fushatën për qarkun e Tiranës, deputeti Valteri, i cili tashmë garon me numrin 35, në Bashkinë e Kamzës ka deklaruar se Partia Demokratike sot është e kapur nga 5 njerëz të cilët nuk mbrojnë më interesat e qytetarëve.

“Unë jam rritur në një familje që në 50 vite nuk e ka pasur të lehtë ekzistencën në këtë shoqëri dhe në 30 vitet në vijim të këtij tranzicioni jemi munduar shumë për të mbijetuar. Gjyshi im vuajti nga pjesa, “o me ne, – o me ata”, me shpatulla pas muri. “Nëse nuk je me ne, je armik, je tradhtar. Nëse s’je me ne, duhet të vdesësh, të burgosesh, apo të internohesh”. Sot ndjej keqardhje për partinë ku që fëmijë militova. Unë vazhdoj të jem i djathtë, nuk do të thotë që i jam bashkuar PS dhe ndryshoj mendimet e mia. Kjo është e bukura e këtij ekipi, që ka gjithëpërfshirje dhe i pranon të gjithë që me mendimet e tyre të bëjnë luftën e tyre, ashtu siç dinë ta bëjnë dhe t’i bashkohen rrugëtimit tonë.

Ndjej keqardhje edhe për shëmtinë se si e kanë katandisur atë parti, një parti ku ka pasur djem e vajza të mrekullueshëm të cilat bashkëjetonin me njëri-tjetrin, ndërmerrnin nisma shumë të bukura opozitare, protestonim kudo ku mendonim që duhet të ishim një zë i fortë për të mbrojtur interesat e qytetarëve. Sot po ndodh një problem shumë i madh. PD është një aset kombëtar, është një aset i vlefshëm për të gjithë shqiptarët, por sot është kapur nga 5 njerëz. Është kapur nga njerëzit të cilët 8 vite qeverisën me Berishën ku kemi parë skandale nga më të ndryshmet, – janë bërë dhe filma hollivudi për këta personazhe – dhe sot blejnë vendet me mundin dhe djersën e demokratëve, pa program, pa ide dhe pa vizion për Shqipërinë”, u shpreh Valteri.

Ai ka rrëfyer gjithashtu se si e priti ftesën për të qenë pjesë e listës së PS dhe tha edhe pse beson tashmë se Partia Socialiste është e vetmja forcë që mund të drejtojë vendin drejt të ardhmes që ai ka projektuar për vajzën e tij dhe të gjithë fëmijët e këtij vendi.

“I jam bashkuar Partisë Socialiste pas ftesës së Kryeministrit Rama për të qenë pjesë e një ekipi që punët që janë lënë për tu bërë t’i çojmë përpara, mos të jemi bllokadë për ato punë që janë për të bërë. Jemi në mes të pandemisë, në mes të rindërtimit. E imagjinon t’ia lësh Petrit Vasilit, apo Fatmir Mediut rindërtimin e vendit; Dashamir Shehit e Nard Ndokës pandeminë?! Është tmerr! Një nga arsyet më të forta që më bëri të marr këtë vendim është vajza ime Hera, sepse Hera, Kajani, Pirro, Grejsi duhet të rriten në këtë vend. Nëse unë punoj fort që fëmijët tanë të rritën në këtë vend, atëherë duhet të vazhdojmë programin e nisur nga kjo qeveri.

Nëse duam të marrim valixhet, të largohemi dhe t’ia besojmë Monikës me shokë vendin, atëherë fëmija im nuk do të ketë një të ardhme të sigurt. Kam qenë nga ata njerëz që kam protestuar fort te Parku i Liqenit. Ashtu donte partia, ashtu mendonte partia, se ky është problemi ynë, mendon partia dhe turremi të gjithë atje, por sot vajza ime me nonën shkon atje dhe ka shumë si unë që mendojnë që ka qenë gabim. Për interesat e kunatit, baxhanakut apo kushëririt nuk mund të çohemi dhe të bllokojmë. Shqipëria ka nevojë për t’i çuar punët përpara, ka nevojë për progres dhe jo regres 30 vite pas,” deklaroi deputeti i Kuvendit që garon për një mandat të ri në 25 prill nën siglën e Partisë Socialiste.

Next Post
Berisha “i tërheq veshin” Bashës për Topallin: E kam thënë që bëri gabim, sipas statutit i takon të kandidojë

Topalli: Mandatet ia japim të djathtës, por Basha s'mund të jetë kryeministër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kujdes ju shoferë emigrantë, 27 rregulla si duhet t’i jepni makinës në Shqipëri

Kujdes ju shoferë emigrantë, 27 rregulla si duhet t’i jepni makinës në Shqipëri

April 19, 2026
Protesta e Berishës/ Spahiu: Strategjia e PD-së nuk është rrëzimi i Ramës, por monopoli opozitar

Protesta e Berishës/ Spahiu: Strategjia e PD-së nuk është rrëzimi i Ramës, por monopoli opozitar

April 19, 2026
U vetëplagos me armë zjarri një ditë më parë, policia arreston 36-vjeçarin në Laprakë për kallëzim të rremë

U vetëplagos me armë zjarri një ditë më parë, policia arreston 36-vjeçarin në Laprakë për kallëzim të rremë

April 19, 2026
Shqipëria dhe Kolumbia krijojnë ekipe kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Shqipëria dhe Kolumbia krijojnë ekipe kundër trafikimit të qenieve njerëzore

April 19, 2026
Shpërthen anëtari i PD Fushë-Krujë: Gara për kryetarin një farsë e shpifur, Noka dhunon e poshtëron demokratët

Shpërthen anëtari i PD Fushë-Krujë: Gara për kryetarin një farsë e shpifur, Noka dhunon e poshtëron demokratët

April 19, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Diaspora siç e paraqesim nuk ekziston

April 19, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Parashikimi i Spahiut: Salianji krijon parti të re me ‘rebelët’ e brendshëm të PD

April 19, 2026
Dhëndri i Donald Trump nën hetim, i dyshuar për konflikt interesi mes biznesit me fondet saudite dhe rolit si negociator

Dhëndri i Donald Trump nën hetim, i dyshuar për konflikt interesi mes biznesit me fondet saudite dhe rolit si negociator

April 19, 2026
Vjosa Osmani takohet me këshilltarin e Donald Trump: Kosova mbetet vendi më pro-amerikan në botë

Vjosa Osmani takohet me këshilltarin e Donald Trump: Kosova mbetet vendi më pro-amerikan në botë

April 19, 2026
Vance: Mirënjohës ndaj Papës që tha se nuk dëshiron të debatojë me Trumpin

Vance: Mirënjohës ndaj Papës që tha se nuk dëshiron të debatojë me Trumpin

April 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In