• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpërthen anëtari i PD Fushë-Krujë: Gara për kryetarin një farsë e shpifur, Noka dhunon e poshtëron demokratët

by E S
19/04/2026 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një reagim i ashpër ka ardhur sot nga Besmir Haliti, anëtar i Partisë Demokratike, dega Fushë-Krujë, aktivist, aktor, regjisor dhe studiues i arteve, i cili denoncon si farsë të shpifur garën që po kryhet për Kryetarin e PD-së së Krujës.

Haliti thotë se dhunimi dhe poshtërimi që Flamur Noka u bën anëtarëve dhe strukturave të PD-së në Krujë dhe Fushë-Krujë është i paprecedent.

Reagimi i plotë:

Prej ditës së sotme deklaroj se nuk jam më anëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë

Gara që po zhvillohet sot për kryetarin e PD-së, dega Krujë, është një farsë e shpifur antidemokratike, e gatuar dhe e dirigjuar nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, si dhe nga grupe interesi të lidhura me të dhe me kandidatin e favorizuar, Aulon Kalaja, duke dhunuar dhe poshtëruar një masë të gjerë anëtarësh dhe strukturash. Dhunimi dhe poshtërimi që Flamur Noka u bën anëtarëve dhe strukturave të PD-së në Krujë dhe Fushë-Krujë është i paprecedent.

Kandidatura përballë z. Kalaja, përveçse është një kandidaturë e stisur dhe e propozuar në mënyrë antistatutore, është edhe një kukull e vendosur në garë si ornament. Emrat e miratuar nga Flamuri (sepse është botërisht e ditur që Flamuri është kryesia) nuk janë të rastësishëm. Janë përjashtuar nga e drejta për të garuar emra të rëndësishëm dhe me kontribute historike në PD-në e degës, kryesisht në Fushë-Krujë. Përjashtimi i tyre është i qëllimshëm dhe justifikon atë çfarë kam thënë më lart.

Emrat e këtyre kandidatëve janë propozuar në bazë të statutit, duke u mbledhur kryesia dhe aktivi i degës Fushë-Krujë; ndryshe nga Kruja, ku nuk ka pasur asnjë mbledhje të tillë zyrtare. E them këtë sepse z. Ismalaja vjen si propozim i degës së Krujës.

Baza nuk u pyet dhe as u mor në konsideratë mendimi i saj për asnjë çast. Influencat dhe grupimet e interesit, që i kanë zgjatimet deri në Partinë Socialiste, si dhe konfliktet e interesit që janë verbuese dhe fyese në këtë garë, u pyetën dhe, me arrogancë e paligjshmëri të pashoqe, u avantazhuan.

Bashkimi i dy degëve është një gabim trashanik politik. Koha do të na japë të drejtë neve që e kundërshtuam. Ndërsa krijimi i një gare farsë është një katastrofë për Partinë Demokratike të zonës së Krujës. Me këtë akt të turpshëm farse, ajo është e përçarë, e shkatërruar dhe e dobët.

Kam refuzuar farsën zgjedhore në verën e vitit 2017 midis Lulzim Bashës dhe Eduart Selamit, duke mos marrë pjesë dhe duke e braktisur Shqipërinë në vjeshtën e po atij viti për të studiuar dhe punuar në Itali. Jam kthyer në prill të vitit të kaluar dhe menjëherë kam filluar të jap kontributin tim modest për Partinë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, duke menduar dhe shpresuar se, pas rithemelimit, kjo parti kishte nxjerrë mësime të mëdha nga e kaluara e afërt dhe e hidhur politike.

Shpresoja se do të bëhej një parti më e drejtë, një parti më e kujdesshme, një parti që respekton ligjin e saj; shkurt, një parti më demokratike. Por jo vetëm që nuk ka ndodhur asnjë nga këto, por rasti i turpshëm i Krujës tregon se gjendja e demokracisë dhe e respektimit të ligjit, të garës dhe të kontributit është përkeqësuar edhe më shumë që nga vera e vitit 2017.

Refuzoj me forcë dhe përbuzje edhe sot garën farsë për kryetarin e degës së Krujës mes z. Kalaja dhe bashkëpunëtorit të ngushtë të xhaxhait të tij, z. Ismalaja. Do të kishte qenë më e ndershme, më e pranueshme dhe më burrërore nëse Flamur Noka, me miratimin në heshtje të z. Berisha, do ta kishte emëruar z. Kalaja. Është më e pranueshme vetoja sesa tallja. Por, siç duket, përvojën e gjatë në politikë e errëson arroganca.

Një anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë, një burrë i nderuar dhe i ditur, një herë më pati thënë: “Besmir, kjo s’ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë partia jonë.” Fjala ishte për aspiratat e vërteta për liri, demokraci dhe ligj.

Zoti Berisha, në foltoren e Krujës, mua personalisht më tha: “Ne s’kemi punë të ndërhyjmë në garën tuaj këtu.” E pra, jo vetëm që u ndërhy, por u dirigjua dhe u diktua në mënyrën më brutale.

Idro Montanelli thotë: “Për mendimin tim, e djathta nuk është ideologji. E djathta është një mënyrë e caktuar sjelljeje karshi asaj që është publike dhe ndaj shtetit.” Sjellja e djeshme dhe e sotme e PD-së, e liderëve dhe funksionarëve të saj të lartë — jo e të gjithëve — nuk më përfaqëson më.

Aspiratat e mia të djathta për një PD demokratike, të lirë dhe të drejtë nuk janë përmbushur dje dhe nuk përmbushen as sot. Janë fyer dje dhe po fyhen rëndë edhe sot.

Ndaj energjinë, dijen dhe aftësitë e mia — ato që janë — do t’i vë gjithmonë në shërbim të vendit tim, si patriot dhe nip e stërnip patriotësh. Por kurrë aty ku tallen me veten, tallen me të tjerët dhe tallen me vendin.

*Besmir Haliti: anëtar i partisë demokratike dega Fushë-Krujë. Aktivist. Aktor. Regjisor dhe studiues i arteve (Teatër-Kinema).

Next Post
Shqipëria dhe Kolumbia krijojnë ekipe kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Shqipëria dhe Kolumbia krijojnë ekipe kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjermania do të dërgojë raketa “Patriot” në Ukrainë, Pistorius: Rusia s’do ketë sukses! Duhet mburojë ajrore kundër sulmeve të tyre

Gjermania do të dërgojë raketa “Patriot” në Ukrainë, Pistorius: Rusia s’do ketë sukses! Duhet mburojë ajrore kundër sulmeve të tyre

September 9, 2026
Kosovë, deputetët e PDK mblidhen në Kuvend, LDK dhe AAK thirrje Kurtit që të thërrasë sonte seancën e konstituimit e të mos shkelë Kushtetutën

Kriza politike në Kosovë, sot dita vendimtare! A do dalë dot Kuvendi nga bllokada, rifillon procesi i konstituimit

September 9, 2026
Euro bie në nivelin më të ulët historik në Shqipëri

Për çfarë i shpenzojnë paratë shqiptarët dhe europianët? 29% për ushqime, gati trefishi i BE-së

September 9, 2026
Pas Shkodrës, kryepolici Skënder Hita zbarkon në Drejtorinë e Korçës, mbledhje me drejtuesit vendorë!

Pas Shkodrës, kryepolici Skënder Hita zbarkon në Drejtorinë e Korçës, mbledhje me drejtuesit vendorë!

September 9, 2026
FOTO/ Shpërthen depozita e pikës së karburantit pranë “Brrylit” në Tiranë, disa punonjës të plagosur, shembet një godinë një katëshe! Ja për çfarë dyshohet

Tre punonjësit e plagosur nga shpërthimi në karburantin te “Brryli” dërgohen te Trauma, Ministria e Shëndetësisë zbulon si është gjendja e tyre

September 9, 2026
FOTO/ Shkatërrim, kaos dhe të plagosur! Çfarë la pas shpërthimi në karburantin te “Brryli”, detajet e ngjarjes dhe hetimet e Policisë

FOTO/ Shkatërrim, kaos dhe të plagosur! Çfarë la pas shpërthimi në karburantin te “Brryli”, detajet e ngjarjes dhe hetimet e Policisë

September 9, 2026
“Deftesë e jashtëzakonshme”- Testi PISA 2025, Rama: Kryesojmë rajonin, lamë pas edhe disa vende të BE! Arritje përballë baltës e helmit të vemjeve të kanaleve sociale

“Deftesë e jashtëzakonshme”- Testi PISA 2025, Rama: Kryesojmë rajonin, lamë pas edhe disa vende të BE! Arritje përballë baltës e helmit të vemjeve të kanaleve sociale

September 9, 2026
Kaos në aeroportet britanike, anulohen mbi 600 fluturime pas defektit në sistemin e kontrollit ajror, qindra mijëra pasagjerë orë të gjata pasigurie

Kaos në aeroportet britanike, anulohen mbi 600 fluturime pas defektit në sistemin e kontrollit ajror, qindra mijëra pasagjerë orë të gjata pasigurie

September 9, 2026
SHBA pezullon ndërmjetësimin për paqen Ukrainë-Rusi, Rubio: Nuk pati rezultate

Rubio paralajmëron Teheranin: Për çdo sulm ndaj anijeve amerikane, Irani do të humbasë cisterna!

September 9, 2026
Champions ngre siparin, objektiv ‘Metropolitano’! Nis sot kompeticioni më i ndjekur i futbollit, të gjithë kundër ‘mbretërve’ të Paris Saint Germain

Superkompjuteri i “Opta” parashikon fituesin e Champions League, ja 10 skuadrat favorite! Befasia në listë

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com