• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dhëndri i Donald Trump nën hetim, i dyshuar për konflikt interesi mes biznesit me fondet saudite dhe rolit si negociator

by E S
19/04/2026 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Demokratët e Komisionit të Drejtësisë në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara kanë hapur një hetim ndaj Jared Kushner, 45 vjeç, dhëndrit të presidentit Donald Trump dhe një figurë e pazakontë në qeverinë amerikane, për konflikte të mundshme interesi mes aktivitetit të tij si financier dhe rolit si i dërguar special i administratës amerikane, detyrë që e ushtron pa qenë pjesë formale e qeverisë.

Deputeti Jamie Raskin i ka dërguar një letër Kushnerit duke theksuar se roli i tij në menaxhimin e kompanisë së investimeve Affinity Partners, e themeluar prej tij në Florida katër vite më parë, dhe aktiviteti diplomatik “po ndikojnë politikën e jashtme amerikane që kur presidenti Trump është rikthyer” në Shtëpinë e Bardhë.

Paratë saudite

“Nuk mund të jesh njëkohësisht diplomat dhe një instrument financiar i monarkisë saudite”, ka shkruar Raskin, duke iu referuar dy miliardë dollarëve që fondet saudite kanë investuar në kompaninë e Kushnerit vitin e kaluar. Affinity, për më tepër, financohet edhe nga Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të përfshira në krizën në Lindjen e Mesme.

“Klientët e tu, Arabia Saudite dhe princi i kurorës Mohammed bin Salman — ka shtuar demokrati — kanë interesa strategjike, ekonomike dhe politike të rëndësishme, të destinuara të bien ndesh ndjeshëm me ato të popullit amerikan”.

Raskin e ka pyetur dhëndrin e presidentit nëse “përfaqëson 100 për qind interesat e partnerëve të tij tregtarë në Arabinë Saudite dhe në autokracitë e tjera të naftës në Gjirin Persik apo përfaqëson 100 për qind interesat e popullit amerikan”.

Një rol i fuqishëm, por informal

Megjithatë, dhëndri i presidentit nuk mban asnjë post zyrtar qeveritar, edhe pse ushtron rolin e ndërmjetësit të paqes si në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, ashtu edhe në krizën me Iranin. Ky fakt i lejon atij të mos japë llogari para Kongresit për interesat e tij financiare. Republikanët kanë shmangur trajtimin e kësaj çështjeje.

Në letër, Raskin i ka kërkuar Kushnerit të ofrojë të gjitha informacionet, përfshirë marrëdhëniet e tij tregtare, komunikimet e zhvilluara në emër të administratës dhe të dhënat e kompanisë së tij të investimeve.

Është e pamundur që Kushner të bashkëpunojë, sidomos duke qenë se demokratët nuk kanë shumicën në Kongres dhe republikanët janë nën kontrollin e presidentit.

Por në nëntor, kur do të zhvillohen zgjedhjet për rinovimin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, situata mund të ndryshojë. Dhe atëherë, në vitin 2027, me shumicat e reja, demokratët mund ta detyrojnë Kushnerin të paraqitet para komisionit për të dëshmuar nën betim./ La Repubblica

Next Post
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Parashikimi i Spahiut: Salianji krijon parti të re me ‘rebelët’ e brendshëm të PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi

Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi

November 2, 2026
“Është shpërfytyruar Tirana për dy javë”, Karamuço dënon dhunën: Mos thyej, mos plaçkit, mos digj!

“Është shpërfytyruar Tirana për dy javë”, Karamuço dënon dhunën: Mos thyej, mos plaçkit, mos digj!

November 2, 2026
Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, heq zyrtarisht mbiemrin e aktorit

Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, heq zyrtarisht mbiemrin e aktorit

November 2, 2026
“Kjo situatë duhet të marrë fund”, Ibrahimaj publikon fotot e bizneseve të shkatërruara nga protestuesit: 38 degë bankare dhe 42 bankomate të dëmtuara!

Paketa fiskale, Ibrahimaj: Kthesë në rishpërndarjen e të ardhurave, fokusi te familjet dhe shtresat në nevojë

November 2, 2026
“Çdo ditë zgjohemi më të varfër”, iranianët përballen me probleme ekonomike

“Çdo ditë zgjohemi më të varfër”, iranianët përballen me probleme ekonomike

November 2, 2026
Rast i ngjashëm si i Pelicot në Britani, 9 persona në gjyq për drogimin dhe abuzimin e një gruaje për disa vite

Rast i ngjashëm si i Pelicot në Britani, 9 persona në gjyq për drogimin dhe abuzimin e një gruaje për disa vite

November 2, 2026
I moshuari ankohet në Polici: Djali ushtron dhunë, më merr paratë e pensionit

“Halloween i tërbuar”? Vetëm 1 person në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar me “Rape Drug”!

November 2, 2026
SUPERIORJA/ Fitore karakteri për Partizanin, merr tre pikë të arta ndaj Teutës në transfertë!

SUPERIORJA/ Fitore karakteri për Partizanin, merr tre pikë të arta ndaj Teutës në transfertë!

November 2, 2026
Vance: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesit të mandatit të jetës sime, Partia Republikane është e vetmja zgjedhje

Vance: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesit të mandatit të jetës sime, Partia Republikane është e vetmja zgjedhje

November 2, 2026
“Dallgë e vështirë për PS-në, por nuk e rrëzon anijen”- Ish-deputeti Petro Koçi: Dëmi më i madh që mund të shkaktojë…

“Dallgë e vështirë për PS-në, por nuk e rrëzon anijen”- Ish-deputeti Petro Koçi: Dëmi më i madh që mund të shkaktojë…

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In