• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Këngëtari e akuzoi për grabitje ish-bashkëshorten/ Prokuroria e Korçës vendos nën sekuestro apartamentin

by Java News
27/04/2022 22:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Korçës ka nisur hetimet dhe ka vënë nën sekuestro apartamentin në pronësi të këngëtarit të njohur Endri Prifti në Korçë që u shit nga ish-bashkëshortja e tij pas divorcit.

Një javë më parë Endri Prifti bëri një denoncim në emisionin Stop duke deklaruar se ish gruaja i ka grabitur pronën me ndihmën e Kadastrës së Korçës.

Endri Prifti dhe Anjeza Kolevica rezultojnë të ndarë prej vitit 2010 ndërkohë që në vitin 2017 ata i përballën sërish në gjykatë për ndarjen e pasurisë.

Në vitin 2019 gjyqtari Besnik Shehu nxori një vendim, që apartamenti i çiftit që ishte në proces përpjesëtimi, duhet të bllokohej në Kadastrën e Korçës dhe të mos tjetërsohej derisa të përfundonte procesi.

Vendimi i gjyqtarit Besnik Shehu nuk u zbatua nga Kadastra e Korçës me pretendimin se nuk i kishte mbërritur shkresa, në një kohë që gjykata konfirmoi të kundërtën. Sipas Tv Klan për pasojë apartamenti që ishte në emër të ish-gruas, u shit prej saj dy herë brenda 1 muaji.

Ditën e djeshme edhe Kolevica bëri një reagim për akuzat e ish-bashkëshortit duke deklaruar se prona ka qenë në emër të saj, e krijuar përpara martesës. Sipas saj, këngëtari nuk e justifikon pronësinë mbi këtë apartament me të ardhurat e tij.

“Apartamenti ka qenë në pronësinë time dhe nuk ka pasur asnjë marrëveshje të tillë me ish- bashkëshortin tim. apartamenti është blerë para martesës dhe nuk është pronë e përfituar gjatë martesës, duke mos qenë rrjedhimisht një pronë e përbashkët. Unë dhe familja ime nuk kemi paguar vetëm 15 mijë euro, dhe kjo deklarate është krejtësisht e pavërtetë.

Në gjykim gjithashtu është provuar, sikundër është provuar dhe në procesin tjetër gjyqësor të divorcit, që shtetasi Endri Prifti nuk ka asnjë burim të ardhure të ligjshme. Nëse behet një verifikim tek tatimet, ne 15 vitet e fundit, rezulton që Endri Prifti nuk ka asnjë të ardhur”, ka deklaruar Kolevica.

g.kosovari

Next Post
Arrihet marrëveshja mes Rusisë dhe Ukrainës, sot do hapen dy korridore evakuimi

Zelensky reagon pas ndërprerjes së gazit për Poloninë e Bullgarinë: Putini çdo lloj tregtie e sheh si armë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1 javë pa bombardime! Marrëveshje e fshehtë energjitike mes Rusisë e Ukrainës?

1 javë pa bombardime! Marrëveshje e fshehtë energjitike mes Rusisë e Ukrainës?

January 30, 2026
Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

January 30, 2026
Ushtria e fshehtë e Iranit që vepron “nën hundën” e botës perëndimore

Ushtria e fshehtë e Iranit që vepron “nën hundën” e botës perëndimore

January 30, 2026
Afati për inventarët drejt fundit, çfarë duhet të dorëzojnë bizneset deri më 31 janar

Afati për inventarët drejt fundit, çfarë duhet të dorëzojnë bizneset deri më 31 janar

January 30, 2026
Si do të forcohet monitorimi i fushatave? KQZ mbledh shoqërinë civile

Si do të forcohet monitorimi i fushatave? KQZ mbledh shoqërinë civile

January 30, 2026
“I shërben narko-regjimit!”, Haxhiu-Nokës: A merret Shkëlzeni me drogë? Se unë te Syri e kam marrë pagën…

“I shërben narko-regjimit!”, Haxhiu-Nokës: A merret Shkëlzeni me drogë? Se unë te Syri e kam marrë pagën…

January 30, 2026
Sergey Lavrov ‘tërbon’ izraelitët: Hitleri kishte gjak hebre!

Shpërthen Lavrov: Kosovën e njohët pa referendum, pse për Krimenë e Donbasin nuk vlen?

January 30, 2026
Me vlerë deri në 10 mln €, sekuestrohet sasi rekord droge në Serbi

Me vlerë deri në 10 mln €, sekuestrohet sasi rekord droge në Serbi

January 30, 2026
Reshje të dendura shiu, por edhe dëborë, fundjava me mot të keq

Dita e sotme me reshje shiu në të gjithë territorin, borë në verilindje dhe juglindje të vendit

January 30, 2026
Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In