• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këndi i Lojërave, Veliaj: Kurrë nuk punoj kundër interesit të fëmijëve

by Aalison Pearse Stevens
17/02/2016 08:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej disa ditësh, një pjesë e Parkut të Liqenit Artificial është rrethuar për t’u shndërruar në kënd lojërash për fëmijë. Kjo ka nxitur një valë pakënaqësie tek banorët e Tiranës dhe ambientalistët për shkak të prerjeve të pemëve.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ishte i ftuar në “Top Show” ku sqaroi dilemat në lidhje me këtë vendim.

Kryetari i Bashkisë foli për arsyet e ndërtimit të këndit të lojërave për fëmijët te Parku i Liqenit Artificial, duket thënë se nëse Tirana do të kishte një buxhet më të madh me siguri do të ndërtoheshin 100 parqe në 100 lagje. Por, sipas Veliajt këto mundësi nuk ekzistojnë dhe ndërtimi i këndit të lojërave të Parku i Liqenit është zgjedhja më e mirë.

“Do të bëjmë një investim gjigand. Parku do të shërbejë për disa grupmosha. Ne do të bëjmë një park identik me atë ku luajnë fëmijët e kryetarit të opozitës në Amsterdam. Nëse fëmijët e tij luajnë në atë park, pse fëmijët e shqiptarëve të kenë të vetmet hapësira për të luajtur qendrat tregtare? Edhe ata kanë të drejtë të kenë një park si ai ku luajnë fëmijët e kryetarit të opozitës dhe ne do ta bëjmë identik”, ka thënë Veliaj.

I pyetur për prerjen e pemëve në hapësirën e rrethuar ku do të ndërtohet këndi i lojërave, Veliaj e ka mohuar këtë gjë duke thënë se trungjet e pemëve në atë zonë janë prerë që në muajin dhjetor, pasi janë të sëmura.

“Ne nuk kemi prerë asnjë pemë. Ato pemë janë prerë që në dhjetor, me procesverbal, të sëmura e me degë të rëna. Është traditë që bëhet që prej kohës së komunizmit, riciklimi i trungjeve të dëmtar. Në të gjithë parkun mund të ketë rreth 100 pemë të tilla të prera dhe trungjet që ndodhen në pjesën ku do të ndërtohet këndi nuk janë prerë tani”, ka thënë Veliaj.

Për sa i përket reagimit të së martës nga këshilltarë të Partisë Demokratike dhe aktivistë të shoqërisë civile, të cilët shembën rrethimin e ngritur në Parkun e Liqenit artificial në Tiranë, kreu i Bashkisë së kryeqytetit tha se histeria nuk është alternativë politike.

“Më thoni një rast kur unë në të gjitha vendimet e marra deri tani kam vendosur kundër fëmijëve të kryeqytetit. Këta e kanë mendjen vetëm për të shkatërruar, ndërsa mua më dhemb Tirana. Ndërsa ai që ka ardhur nga Devolli nuk do t’ia dijë, por e ka mendjen vetëm për të shkatërruar. Në katër vitet e fundit te liqeni janë ndërtuar më shumë 30 kafene. Vërtetësia e fjalëve që them unë dhe e OFJ-së që quhet PD krahasohet me fakte. Si ka mundësi që një njeri që ka marrë vetëm vendime të mira për fëmijët arriti të marrë një vendim të tillë kundra tyre. Më thoni një rast kur kam marrë një vendim kundër tyre. Nga ndryshimi i orareve, tek bursa, tek 31 çerdhet. E vetmja gjë që po themi është, na lini të punojmë. CV-ja ime në këtë kohë ka qenë në interes të fëmijëve të këtij qyteti”, tha Veliaj

Në fund, Veliaj e mbylli i bindur për të përfunduar projektet e nisura në Tiranë, pavarësisht reagimeve për to. “Unë po përgatitem për beteja të reja. Vandalët të vijnë të paguajnë të gjitha gjobat. Tirana do të bëhet me çdo kusht. Tirana do të bëhet qytet shumë herë më i jetueshëm në fund të këtij mandati se ç’e gjetëm para 6 muajsh”, përfundoi kryetari i Bashkisë së Tiranës.

TCH

Next Post

Ja si do të festohet Pavarësia në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In