• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kënd sportiv në kopshtin nr. 9 në Elbasan, Balla: Ky projekt po shtrihet në të gjitha trevat mbarëshqiptare”

by Java News
06/03/2019 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kopshtin nr.9 në Elbasan u ndërtua një kënd i ri sportiv konform të gjitha standardeve. Ndërtimi i këtij këndi sportiv u bë i mundur falë bashkëpunimit të “Fondacionit Lorik Cana 5”, Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Bashkisë së Elbasanit.

Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla ishte iniciatori që ky projekt të shkonte në qytetin e Elbasanit, menjëherë pas një projekti të ngjashëm në Shkodër.

Në inaugurimin e këtij këndi morën pjesë Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla, Ish Kapiteni i Kombëtares Shqiptare të Futbollit Lorik Cana, Presidenti i FSH-së Armando Duka, Kryetari i Bashkisë së Elbasani Qazim Sejdini etj,të cilët theksuan rëndësinë e një jete të shëndetshme me aktivitete fizike për çdo fëmijë:

“Kjo ide ishte burim i një kafeje me Lorikun. Ky projekt po shtrihet në të gjitha trevat mbarëshqiptare. Nuk është vetëm në Shqipëri, është edhe në Kosovë. Do të doja që shumë shpejt të vijonte edhe në Maqedoni, në Preshevë, në Mal të Zi sepse shqiptarët janë një popull që kanë treguar që futbollin e ushtrojnë më së miri.

Jemi shumë krenarë për ata shqiptarë, pavarësisht bluzës që mbajnë, qoftë për Kombëtaren e Shqipërisë, të Kosovës, për kombëtare të tjera ku luajnë shqiptarët.

Por sigurisht edhe për djemtë e vegjël të Elbasanit dhe vajzat ta kenë Lorik Canën si model dhe unë jam i sigurtë që një djalë apo vajzë që luan këto ditë këtu, pas disa vitesh do të jetë kapiten i kombëtares tonë.

Lorik Cana shpjegoi iniciativën e tij dhe synimet e saj për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve të cilët kanë pasion sportin:

“Për ne nuk ka qenë e lehtë të zgjedhim mënyrën më të mirë se si mund të promovojmë vlerat e sportit në vendin tonë. Por është një nga elementët që ka sjellë vetëm kënaqësi në vendin tonë dhe në momentet më të vështira të vendit tonë ka qenë gjithmonë shpresë dhe mënyrë jetese dhe ka sjellë në dritë figura të shquara.”

Sipas Z. Armando Duka, FSHF me iniciativat e saj të herë pas hershme synon t’i afrojë fëmijët me sportin me synimin e një jete të shëndetshme.

“FSHF-ja në strategjinë apo objektivat e saj nuk ka vetëm futbollin profesionist, por ka shumë përzemër dhe mundohet të jetë pjesë dhe të ndikojë  në jetën sociale të vendit.

Por ky projekt është projekti më i mirë pasi shohim, jo të ardhmen e afërt, por të ardhmen e largët”

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Sejdini falenderoi fondacionin që e bëri Elbasanin pjesë të këtij projekti duke u shërbyer në këtë mënyrë dhjetëra fëmijëve:

“Me FSHF kemi bashkëpunime shumë pozitive dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë në mënyrë sistematike sepse punojmë, jo thjesht për kampionatin e të rriturve, por për rritjen e fëmijëve të shëndetshëm dhe futbollistëve të rinj.”

/a.meta

Next Post
Haradinaj: Rama na goditi me taksën e Rrugës së Kombit, besoj në një zgjidhje pa imponime

Haradinaj: Rama na goditi me taksën e Rrugës së Kombit, besoj në një zgjidhje pa imponime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga YouTube te TikTok, miratohet ligji që ndryshon rregullat për të drejtën e autorit! Ministri Gonxhja shpjegon ndryshimet dhe rregullat

Nga YouTube te TikTok, miratohet ligji që ndryshon rregullat për të drejtën e autorit! Ministri Gonxhja shpjegon ndryshimet dhe rregullat

October 22, 2026
Vendimi i Strasburgut për Rumaninë, i pret hovin gjyqtarëve shqiptarë që i rritën vetë pagat e tyre!

Vendimi i Strasburgut për Rumaninë, i pret hovin gjyqtarëve shqiptarë që i rritën vetë pagat e tyre!

October 22, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

October 22, 2026
Rama dhe Vuçiç i shkruajnë Brukselit: Na integroni tani në tregun e përbashkët dhe në Shengen!

“Ka bërë një gabim”- Vuçiç mesazh Ramës: Edi, je treguar i butë me protestuesit! Ai është një nga asetet më të mëdha të Shqipërisë!

October 22, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Rregullorja e një korridori nuk mund të “pastrojë” gjykatën nga avokatët

October 22, 2026
Protestuesit refuzojnë për herë të tretë dialogun, Rama ironizon: “Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri…”

Protestuesit refuzojnë për herë të tretë dialogun, Rama ironizon: “Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri…”

October 22, 2026
Ministrja socialiste: Protesta e studentëve po përdoret politikisht, qeveria mbetet e hapur për dialog

Ministrja socialiste: Protesta e studentëve po përdoret politikisht, qeveria mbetet e hapur për dialog

October 22, 2026
Kremlini: Abu Dhabi mund të presë raundin e ri të bisedimeve Rusi-SHBA-Ukrainë

Kremlini: Abu Dhabi mund të presë raundin e ri të bisedimeve Rusi-SHBA-Ukrainë

October 22, 2026
Rusia akuzon SHBA-në për pengesa në pjesëmarrjen e saj në bisedimet e G20-ës

Rusia akuzon SHBA-në për pengesa në pjesëmarrjen e saj në bisedimet e G20-ës

October 22, 2026
Analizё e mendimeve tё protestuesve bazuar nё deklaratat e tyre

Analizё e mendimeve tё protestuesve bazuar nё deklaratat e tyre

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In