• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kenan është idhulli i ri te Juventusi, Del Piero e “bekon”: Tani mund t’i quani gola “alla Jilldiz”

by S T
19/09/2024 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtatori është pika më e fundit ku lidhet fati i Kenan Jildiz dhe Alesandro Del Pieros. Më 13 shtator, pikërisht 29 vite më parë, Del Piero debuton me gol në Champion, ku i shënon Dortmundit dhe bëhet lojtari më i ri që realizon për Juventusin në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

29 vite më vonë, më 17 shtator, Jildiz e thyen këtë rekord, pikërisht me një gol “alla” Del Piero. Kjo vjen pasi talenti turk vesh mbi shpinë numrin 10, atë të legjendës bardhezi dhe bën tifozët të ëndërrojnë për Del Pieron e ri në kampin bardhezi. “Mrekulli”, kështu e përshkroi edhe Del Piero pas ndeshjes golin perfekt të Jildiz kundër PSV-së, por këtë herë të drejtat e autorit i kalojnë talentit turk.

“Një gol ‘alla’ Jilldiz” shprehet legjenda që i jep një sinjal më shumë tifozëve për të ëndërruar se këtë herë numri 10 ka rënë në dorën e duhur. Në fund të fundit kjo është edhe ajo çfarë po ëndërrojnë tifozët për të ardhmen e 19-vjeçarit Jildiz.

SPEKTAKËL- Kur prek topin, klasi dhe finesa duken lehtësisht se janë një virtyt për talentin turk. Goli kundër PSV-së e tregon qartë. Ndalesë elegante e topit, lëvizje plot klas dhe mbi të gjitha goditja perfekte për të çuar sferën në trekëndëshin e portës. Rekordi si lojtari më i ri që shënon në Champions për Juventusin është vetëm një statistikë që vlen vetëm për të rritur më shumë moralin e lojtarit dhe besimin në tribuna. Tifozët ëndërrojnë gjëra shumë më të mëdha dhe nëse shikon Jilldiz e kupton lehtësisht se nuk është një lojtar i rëndomtë për futbollin. Megjithatë, te Juvja këtë moment kanë 9 muaj që e presin, kur kundër Frosinones Jilldiz tregon magjinë e këmbëve të tij dhe i prezanton gjithë botës atë çfarë mund të bëjë.

Një mbrëmje si ajo ndaj PSV-së është thjesht një tjetër tregues se talenti turk është i predispozuar të jetë Del Piero i ri për Juventusin. Klasi, talenti, eleganca dhe çdo parametër tjetër për t’u bërë ikonë te Juvja ndodhet te Jildiz dhe vetëm një çmenduri mund t’ia largojë. Hapat e parë janë tregues se 19-vjeçari është në rrugën e duhur. Del Piero i dha bekimin e tij, gjithashtu numrin 10, tashmë tifozët po ëndërrojnë.

Next Post
Homazhet në nder të Gerti Bogdanit/ Linda Rama merr pjesë në ceremoninë e organizuar në Parlamentin e Shqipërisë

Homazhet në nder të Gerti Bogdanit/ Linda Rama merr pjesë në ceremoninë e organizuar në Parlamentin e Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shifra alarmante nga diabeti, mjekët: Mbi 90 mijë të orekur, diagnostikimi tek moshat e reja

Diabeti, kërcënimi i heshtur për zemrën: Pse simptomat mund të mashtrojnë

October 2, 2026
Zyrtarët e lartë brenda kafazit të qelqtë/ Ish-Prokurori Karanxha: Shkelje e barazisë së palëve

Karanxha del kundër prokurorëve: Ndryshimet në Kod ishin të nevojshme, s’mund të kemi burg për çdo gjë

October 2, 2026
Francë| Protestat e nxënësve dalin jashtë kontrollit, 400 shkolla të mbyllura

Francë| Protestat e nxënësve dalin jashtë kontrollit, 400 shkolla të mbyllura

October 2, 2026
“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

October 2, 2026
41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë

41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë

October 2, 2026
Trump urdhëron qeverinë federale të zëvendësojë 'inteligjencën artificiale' me 'superinteligjencë' -

“Po kryejmë hetime, do përgjigjemi”- Sulmi gjatë fluturimit të “FlyDubai”, reagon Trump: Nëse Irani është përgjegjës, do ta godasim shumë fort!

October 2, 2026
Protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, Ambasada e SHBA në Kosovë paralajmëron shtetasit amerikanë: Shmangni sheshin “Skënderbeu”!

“Pafajësi dhe liri”- Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, djali i Hashim Thaçit falënderon qytetarët: E vërteta e një populli s’mund të burgoset

October 2, 2026
“Prania Besnike” rikthehet sot, Rama ndan lajmin: Dëgjesa dhe përgjigje me qytetarët në orën 17:00 në të gjithë vendin

“Prania Besnike” rikthehet sot, Rama ndan lajmin: Dëgjesa dhe përgjigje me qytetarët në orën 17:00 në të gjithë vendin

October 2, 2026
Liga e Kombeve/ Kombëtarja zbarkon në Helsinki, kuqezinjtë përballen nesër për kreun e grupit

Liga e Kombeve/ Kombëtarja zbarkon në Helsinki, kuqezinjtë përballen nesër për kreun e grupit

October 2, 2026
Mbrojtën kartelet e drogës! Goditje ndaj korrupsionit në Bolivi, arrestohen Kryeprokurori dhe 13 zyrtarë të tjerë

Mbrojtën kartelet e drogës! Goditje ndaj korrupsionit në Bolivi, arrestohen Kryeprokurori dhe 13 zyrtarë të tjerë

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com