• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kemi shumë personel mjekësor të infektuar me COVID”/ Mjekja e ISHP: Qytetarët duhet të tregohen vigjilent

by Java News
16/06/2020 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri i personave të infektuar me koronavirus vazhdon të shënojë një rritje. Mjekja në Institutin Shëndetësor Publik Rovena Daja në “ABC News” u shpreh se lehtësimi i masave ka sjellë edhe shtim të rasteve me COVID-19. Gjithashtu ajo theksoi se personeli mjekësor është më i rrezikuar.

“Kemi goxha personel shëndetësor të prekur, pjesa më e madhe e tyre janë shëruar, më shumë se gjysma. Fatmirësisht pjesa më e madhe e tyre nuk kanë qenë të shtruar në spital. Ata janë të parët që janë në kontakt me pacientët pozitiv, sado që mund të mbrohen me masa mbrojtëse, mënyra e veshjes e zhveshjes, kontakti me orë të tëra që kanë me pacientit i bën më të rrezikuar. Normalisht çdo ditë kemi pasur personel mjekësor të infektuar. Gjatë 24 orë kishim një person tjetër. Kjo nuk është vetëm në Shqipëri është në të gjithë botën”, tha Daja.

Më tej Daja theksoi se qytetarët duhet të tregohen vigjilent pasi virusi është ende mes nesh dhe se qytetarët janë ende të rrezikuar.

“Rastet me koronavirus janë rritur. Nga statistikat që ne kemi dhënë, ka pasur ditë kur kemi realizuar 200-300 testime dhe kemi pasur numër të ulët të rasteve pozitive. Ne e prisnim të kishte numër të lartë rastesh me koronavirus edhe për shkak të hapjes graduale. Numri i personave të shtuar në spital dhe rastet pozitive tregojnë që virusi ekziston.

Në fazën e parë të gjitha ishin të mbyllura ndërsa në këto momente situata ka ndryshuar, janë shtuar lëvizjet duke rritur edhe rastet. Tirana është dhe do ngelet qyteti më i rriskuar, pasi popullsia është edhe më e madhe. Në qytetet e vogla rastet janë shënuar gradualisht, duke u shuar edhe vatrat në mënyrë graduale. Në Tiranë është më e vështirë pasi popullsia është më e lartë. Kemi personel shëndetësor të infektuar, por pjesa më e madhe janë shëruar. Edhe gjatë 24 orëve kishim një peron personale shëndetësor të prekur. Ata janë shumë të rriskuar. Institucionet që kanë mundësi të punojnë online duhet të punojnë online për të shmangur kontaktet. Duhet të respektohen masat, të përdoren maskat dhe kjo situatë duhet të merret seriozisht”, u shpreh ajo.

Gjatë intervistë, Daja u shpreh se vendimi nëse do të kemi një rikthim të karantiminit i përket Taks Forcës, ndërsa shtoi se është shprehur se nuk do të ketë kthim pas për momentin.

“Ky është një vendim që i takon Taks Forcës dhe për momentin është i mendimit që nuk duhet të ketë kthim pas për karantinimin. Vendimi për hapjen e kopshteve, çerdheve nuk ishte vendim i nxituar, pasi në një moment ato do të hapeshin. Njerëzit duhet të kuptojnë që virusi ekziston, duhet të ndryshojmë stilin e jetës. Takimet, përafrimet duhet të evitohen, pasi në këto moment duhet të kuptojmë që një person i ri që mund të infektohen mund ta kalojë më lehtë virusi, por rrezikohen, prindërit, të moshuarit, personat me sëmundje”, sqaroi Rovena Daja.

g.kosovari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reagon sindikata e fermerëve: Çmimi i vajit të ullirit nga fermeri është 500 lekë/litër, jo 350 lekë

Reagon sindikata e fermerëve: Çmimi i vajit të ullirit nga fermeri është 500 lekë/litër, jo 350 lekë

November 24, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Elisa Spiropali thyen heshtjen pas përjashtimit: Flasim nesër në 11:00

November 24, 2026
Liceu Francez i Korçës rikthehet në sistemin arsimor, Kumbaro: Do të ketë profil shkencor dhe diploma të përbashkëta me Francën

Liceu Francez i Korçës rikthehet në sistemin arsimor, Kumbaro: Do të ketë profil shkencor dhe diploma të përbashkëta me Francën

November 24, 2026

Si mund të vriten shqiptarët?

November 24, 2026
Droni rus hyn sërish në hapësirën ajrore të Polonisë, qëndron 8 minuta dhe kthehet në Ukrainë

Droni rus hyn sërish në hapësirën ajrore të Polonisë, qëndron 8 minuta dhe kthehet në Ukrainë

November 24, 2026
“Nuk e besoj këtë që po bëj”, sulmuesi vendos rekord në Serinë A. E ndjek Interi

“Nuk e besoj këtë që po bëj”, sulmuesi vendos rekord në Serinë A. E ndjek Interi

November 24, 2026
Ambasadori amerikan Eric Wendt, takime me krerët e SPAK dhe BKH

Ambasadori amerikan Eric Wendt, takime me krerët e SPAK dhe BKH

November 24, 2026
SPAK kërkon që gjyqi ndaj Veliajt të zhvillohet online, seanca e radhës shtyhet për më 15 dhjetor

SPAK kërkon që gjyqi ndaj Veliajt të zhvillohet online, seanca e radhës shtyhet për më 15 dhjetor

November 24, 2026
Rikthimi i Jensen Huang “bën me krahë” lojtarët e basteve, 16 llogari fitojnë 350 mijë dollarë

Rikthimi i Jensen Huang “bën me krahë” lojtarët e basteve, 16 llogari fitojnë 350 mijë dollarë

November 24, 2026
Black Friday | Çfarë ndodh në mendjen e konsumatorit? Mekanizmat psikologjikë që e shtyjnë të blejë

Black Friday | Çfarë ndodh në mendjen e konsumatorit? Mekanizmat psikologjikë që e shtyjnë të blejë

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In