• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kemi një mungesë me 35% të prokurorëve”, Çela prezanton në KLP raportin për 2024: Rritje me 37,87% të numrit të të pandehurve të dënuar

by B K
29/04/2025 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kryeprokurori Olsian Çela ka prezantuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) raportin e Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2024.

Në raport është prezantuar veprimtaria e prokurorive të shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm, ndërsa Çela vuri theksin në mungesën e numrit të prokurorëve.

“Në vitin 2024 numri faktik i prokurorëve në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm ka qenë 209. Ky tregues evidenton strukturën faktike me 65 % të prokurorëve kundrejt numrit organik prej 321 prokurorësh dhe mungesën e 35 % të numrit të prokurorëve. Në këtë vështrim, gjendja e numrit faktik të prokurorëve sipas niveleve të prokurorive ka qenë: 185  prokurorë në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë, ose 98 prokurorë më pak krahasuar me numrin organik (65 % e strukturës organike); 11 prokurorë në prokurorinë pranë Gjykatës të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ose 9 prokuror më pak krahasur me numrin organik (55 % e strukturës organike) dhe 11 prokurorë dhe 2 ndihmës magjistratë në Prokurorinë e Përgjithshme ose 7 prokurorë më pak se numri organik (61 % e strukturës organike)”, tha Çela.

Gjithashtu bëri me dije se në krahasim me vitin 2023, ka patur një ulje të numrit të çështjeve të dërguara në gjykatë, por një rritje të të pandehurve që janë dënuar.

“Janë dërguar në gjykatë 9030 çështje me akuzë ndaj 10759 të pandehurve. Krahasimisht me vitin 2023 rezulton një ulje prej 6,44 % e numrit të çështjeve të dërguara në gjykatë dhe 5,63 % e numrit të të pandehurve dërguar në gjykatë.

Në lidhje me vendimet e gjykatës, nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2024 janë dënuar 10001 të pandehur që krahasuar me vitin 2023 përbën rritje 37,87 % të numrit të pandehurve të dënuar dhe për 265 të pandehur është dhënë vendim për deklarimin të pafajshëm”, tha ai, duke iu referuar raportit.

Pjesë nga raporti:

Në funksion të ruajtjes së nivelit të efektivitetit në veprimtarinë administrative e funksionale të prokurorive, garantimin e paanshmërisë dhe shpërndarjen e ekuilibruar të volumit të punës me urdhrat nr. 18, datë 30.01.2024 dhe nr. 19, datë 30.01.2024, të Prokurorit të Përgjithshëm, janë caktuar strukturat organike të prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, apelit të juridiksionit të përgjithshëm dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

Në vitin 2024 numri faktik i prokurorëve në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm ka qenë 209. Ky tregues evidenton strukturën faktike me 65 % të prokurorëve kundrejt numrit organik prej 321 prokurorësh dhe mungesën e 35 % të numrit të prokurorëve. Në këtë vështrim, gjendja e numrit faktik të prokurorëve sipas niveleve të prokurorive ka qenë: 185  prokurorë në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë, ose 98 prokurorë më pak krahasuar me numrin organik (65 % e strukturës organike); 11 prokurorë në prokurorinë pranë Gjykatës të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ose 9 prokuror më pak krahasur me numrin organik (55 % e strukturës organike) dhe 11 prokurorë dhe 2 ndihmës magjistratë në Prokurorinë e Përgjithshme ose 7 prokurorë më pak se numri organik (61 % e strukturës organike).

Gjatë vitit 2024, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë trajtuar 61091  materiale kallëzuese që përbën një rritje prej 10,5 % në krahasim me vitin 2023. Janë ndjekur 47501 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 4,8 % në krahasim me vitin 2023, nga të cilat 24921 janë procedime penale të regjistruara, me një rritje prej 3,4 % në krahasim me vitin 2023 dhe 179 procedime penale të rifilluara, që tregon ulje prej 10,9 % në krahasim me vitin 2023. Janë mbartur 22401 procedime penale me një rritje prej 6,6 % krahasuar me procedimet e mbartura në vitin 2023. Është vendosur mosfillimi për 13590 referime dhe kallëzime penale, që do të thotë një rritje prej 36,6 % në krahasim me vitin 2023.

Gjatë vitit 2024 janë përfunduar 24591 çështje që përbën rritje prej 5 % të çështjeve të përfunduara krahasuar me vitin 2023, prej të cilave: 36,72 % janë dërguar për gjykim, 33,89 % janë pushuar, 26,91 % janë pezulluar dhe 2,48 % janë transferuar në prokuroritë kompetente.

Janë dërguar në gjykatë 9030 çështje me akuzë ndaj 10759 të pandehurve. Krahasimisht me vitin 2023 rezulton një ulje prej 6,44 % e numrit të çështjeve të dërguara në gjykatë dhe 5,63 % e numrit të të pandehurve dërguar në gjykatë.

Në lidhje me vendimet e gjykatës, nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2024 janë dënuar 10001 të pandehur që krahasuar me vitin 2023 përbën rritje 37,87 % të numrit të pandehurve të dënuar dhe për 265 të pandehur është dhënë vendim për deklarimin të pafajshëm.

Next Post
Bashkëpunimi me SPAK, kryeprokurori Çela: Gjatë 2024, i kemi kaluar për kompetencë 61 procedime që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar

Bashkëpunimi me SPAK, kryeprokurori Çela: Gjatë 2024, i kemi kaluar për kompetencë 61 procedime që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjobvënie përmes zjarreve dhe tritolit, arrestohen 5 persona në Greqi! Dyshohet se grupi drejtohej nga qelia nga shqiptari i “mafias së burgjeve”

Gjobvënie përmes zjarreve dhe tritolit, arrestohen 5 persona në Greqi! Dyshohet se grupi drejtohej nga qelia nga shqiptari i “mafias së burgjeve”

November 3, 2026
Berisha thërret protestën e radhës të shtunën: PD po mendon edhe për zgjedhjet, primaret mund të shmangen!

Berisha thërret protestën e radhës të shtunën: PD po mendon edhe për zgjedhjet, primaret mund të shmangen!

November 3, 2026
Situata nga protestat, Panairi i Librit shtyhet për në muajin dhjetor!

Situata nga protestat, Panairi i Librit shtyhet për në muajin dhjetor!

November 3, 2026
Përkeqësohet moti/ Mjegull e dendur në Vlorë, ulet shikueshmëria e rrugës dhe vështirësi në qarkullim!

Përkeqësohet moti/ Mjegull e dendur në Vlorë, ulet shikueshmëria e rrugës dhe vështirësi në qarkullim!

November 3, 2026
Melania Trump njofton armëpushim humanitar mes Rusisë dhe Ukrainës në qytetin Oleshky

Shtëpia e Bardhë: Melania Trump do të organizojë të enjten takimin e përfaqësuesve rusë dhe ukrainasë

November 3, 2026
Izrael, opozita mblidhet për të formuar qeverinë

Izrael, opozita mblidhet për të formuar qeverinë

November 3, 2026
EMRI/ Qarkullonte i armatosur me pistoletë në automjet rrugëve të kryeqytetit, në pranga 20-vjeçari! Procedohen edhe dy familjarët, shkak…

EMRI/ Qarkullonte i armatosur me pistoletë në automjet rrugëve të kryeqytetit, në pranga 20-vjeçari! Procedohen edhe dy familjarët, shkak…

November 3, 2026
“Buxheti 2027 është tërësisht social”- Deputetja e PS: Ulja e TVSH nuk prek bizneset, por e rrit fuqinë blerëse!

“Buxheti 2027 është tërësisht social”- Deputetja e PS: Ulja e TVSH nuk prek bizneset, por e rrit fuqinë blerëse!

November 3, 2026
Mbahet gara botërore e ngjitjes së robotëve të CMG-së në malin Tai!

Mbahet gara botërore e ngjitjes së robotëve të CMG-së në malin Tai!

November 3, 2026
Zgjedhjet në SHBA, kur priten rezultatet e para dhe cilat gara do të jenë vendimtare?

Zgjedhjet në SHBA, kur priten rezultatet e para dhe cilat gara do të jenë vendimtare?

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In