• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kemi krijuar një mbinjeri, që është Edi Rama”, Gjekmarkaj: E vërteta e pamjaftueshme për Berishën…

by A R
04/10/2023 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj ka kërkuar një rikonceptim të opozitës. Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar dje, e katërta e radhës e deputetëve të PD, sipas burimeve për “BalkanWeb” Gjekmarkaj kërkoi të shkohet më tej akuzave për Ramën, të cilin tha se po i ngremë një mit dhe gjithashtu një formulë për ta kthyer PD-në në fituese.

“PD në 10 vjet ka pasur maja opozitarizmi, beteja të forta që i kanë shërbyer shoqërisë, madje edhe gjatë këtyre dy viteve kur kemi konsumuar shumë energji kundër njeri-tjetrit, ka pasur të tilla, por nuk ia kemi dalë të bëhemi fitues. Në mënyrën sesi ne flasim në subkonshin tonë kemi krijuar një mbinjeri që është Edi Rama, duke akuzuar atë për gjithçka po i ngremë atij një mit.

E vërtetë mungesa e vazhdueshme e kryeministrit në parlament e degradon cilësinë e tij. Ne koleksionojmë denoncime (të dobishme gjithsesi) ai koleksionon fitore. Për mua këtu nuk ka kuptim të flitet në mënyrë kaq patetike”, mësohet të ketë thënë Gjekmarkaj.

Duke iu drejtuar kolegëve dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, deputeti i PD deklaroi se opozita po mpaket e rrudhet dhe se duhet të marrë vendime të mëdha.

“Besoj që tani e tutje ne duhet të flasim si do të rikonceptojmë opozitën, si të ndërtojmë marrëdhënien me shoqërinë. Ajo ka kahje tjetër dhe ne tjetër. Njerëzit tanë janë të mpirë dhe të demoralizuar. Bashkësia jonë politike po mpaket e rrudhet. Ne për hatër të dy-treve mund t’i rrotullojmë fjalët si të duam po nëse nuk merremi me të vërtetën nuk i zgjidhim pune as Shqipërisë as demokratëve. Vendimet e mëdha i marrin ata që kanë peshë më të madhe. Sali Berisha është faktor kryesor politik sot i opozitës, e kam ndjekur me diskursin e tij për parimin e votës. Natyrisht vota është e shenjtë dhe parimi qëndron. Por kjo është një e vërtetë e pamjaftueshme. Nëse bashkësia jonë politike do të ishte në ekspansion ajo mund të ishte zgjidhje. Ne na duhet një e vërtetë fituese e konkurruese. Për këtë duhet të punojmë e të diskutojmë si ta gjejmë këtë formule. Për sa u përket reagimeve të karakterit fizik, unë jam totalisht kundra për shume arsye dhe pse e nuk e paragjykoj mirësinë e kolegut. Ne nuk jemi në luftën e tretë botërore ku luftohet me çomange. Duart vlejnë vetme kur stabiliteti social dhe integriteti personal janë në rrezik”, ka deklaruar Gjekmarkaj.

/a.r

Next Post
Votimi në Kuvend/ Miratohen ndryshimet në 3 projektligje

Pas PS, edhe PD projektrezolutë për sulmin serb në Kosovë. A do të dalin me një dokument?

Comments 1

  1. Theme Bushkashi says:
    2 years ago

    Ke të drejtë GjekaMork, plotesisht të drejtë.
    Edi Ramën, e krijoi INTELIGJIENCIA ARTIFICIALE e Partisë Socialiste, për të denigruar deri në vetmohim, taborrin t’uaj “haxhiqamilist”, për t’ju bërë kashtë e koqe, për të ecur rrugës – duke folur me vehte (kjo si mallkim shkodrani), që edhe gjela fushe të nxjerrë si kandidatë për deputetë apo kryetare bashkie- përseri ai i fiton zgjedhjet, duke ju lënë juve që pordhët e brekëve ti nxirrni nga goja duke shurruar apo përmjerë vend e pa vend, për të kerkuar KOD TË RI ZGJEDHOR sa herë që përfundojnë zgjedhjet, jeni bërë si pulat e therura pa kokë që kercejnë përpjetë pa drejtim me GPS të prishur deri në vezë, nga sulltani juaj i madherishem Sali Ram Berisha i Parë…..
    Ngelët duke u qaravitur, kuitur me piskama vajtojcesh, për shkalafitjen nga përdhunimi që ju ka bërë Sulltani juaj i lartpërmndun.
    Ju hëngërtë mortja e ju shpëlaftë panuklla -siç thonë tironcit, në derexhenë ku jeni katandisur.
    Edi Ramës, shikojini targën në prapanicë.

    Reply

Leave a Reply to Theme Bushkashi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

March 25, 2026
“Opozita ka probleme”, Nard Ndoka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës

“Opozita ka probleme”, Nard Ndoka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës

March 25, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Kush nuk punon për të, punon për PS!

March 25, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Ngjela: Berisha e përdor partinë për interesa personale! Nuk fiton dot përballë PS, pasi është non grata nga SHBA

March 25, 2026
“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

March 25, 2026
“Epsteini” ynë

Zgjedhjet duhet t’i bëjë KQZ, jo kutitë e KQZ

March 25, 2026
“Të dalin para drejtësisë urdhëruesit e krimit”, familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të vrasësit të tij

“Të dalin para drejtësisë urdhëruesit e krimit”, familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të vrasësit të tij

March 25, 2026
Kush është vrasësi me pagesë që ekzekutoi Nikulajn, portugezi Ruben Saraiva dikur njihej si trajner futbolli

Kush është vrasësi me pagesë që ekzekutoi Nikulajn, portugezi Ruben Saraiva dikur njihej si trajner futbolli

March 25, 2026
“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In