• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kemi kasetën e bisedave të regjistruara për vrasjet e 21 Janarit”, gruaja e Aleks Nikës letër Gjykatës së Lartë: Ja faktet pse SPAK duhet t’a hetojë

by Java News
11/03/2024 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkëshortja e Aleks Nikës, një prej viktimave të 21 janarit”, Rajmonda Nika i ka dërguar një letër Gjykatës së Lartë.

Letra e plotë

Të nderuar Zotërinj Gjyqtarë.
Që në fillim do të thoja se, jam plotësisht dakort me argumentat ligjore që paraqiti avokati Idajet Beqiri për dërgimin e çështjes penale që i përket vrasjes së bashkëshortit tim Aleks Nika, për kompetencë në SPAK. Është i vetmi institucion tek i cili ne si familje kemi besim, se çështjen do ta hetojë në mënyrë të gjithanshme dhe me objektivitet.
Tani që në dispozicion të kësaj Gjykate, është vënë edhe Vendimi i Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut e Strasburgut çështja Nika kundër Shqipërisë, besojmë se është krijuar baza ligjore që hetimi i kësaj çështje të kalojë për kompetencë në SPAK. Nuk do të doja që të përsërisja argumentat ligjorë që paraqiti avokati ynë, referuar përmbajtjes së këtij vendimi. Megjithatë interes më të madh për përcaktimin e kompetencës që çështja të kalojë në SPAK, paraqesin argumentat e parashtruara, në Vendim në pikat 15,17,18,25,27,31,36,37,39,44,49,56,63,69,81,82,87,96,102 ,107 ,109, 111,114,116, 155,163.Në përfundim në unanimitet, Gjykata është shprehur se;
1. Bashkon në themel kundërshtimin e Qeverisë për mosshterimin e mjeteve juridike të brendëshme dhe e rrëzon atë.
2. Deklaron kërkesën e pranueshme.
3. Vendos se ka pasur shkelje të aspektit procedural të Nenit 2 të Konventës.
4. Vendos se ka pasur shkelje të aspektit thelbësor të Nenit 2 të Konventës.

Të nderuar Zotërinj Gjyqtarë;

Ne si familje e Aleks Nikës disponojmë një mikrokasetë, ku janë të regjistruara të gjithë komunikimet me zë, të komandantit të gardës Ndrea Prendi me personelin drejtues të Gardës së Republikës, me datën 21 Janar 2011. Përmbajtjen e të gjithë regjistrimit, e kemi dëgjuar nëpërmjet diktofonit, ne pjesëtarët e familjes. Një pjesë e vogël e regjistrimit, ku pasqyrohen urdhërat e dhëna nga Komandanti i Gardës Ndrea Prendi, janë bërë të njohura për publikun nga gazetari Artan Hoxha. Ky regjistrim në dijenin tonë është administruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka çështjen në hetim.
Tek ne familjarët e Aleks Nikës është krijuar bindja absolute, që vrasja e tijë dhe tre personave të tjerë, si dhe tentativa për vrasjen gjashtë demonstruesve me armë zjarri në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” atë ditë, është realizuar në zbatim të urdhërave të dhëna nga Komandanti i Gardës Ndrea Prendi në radion e tijë. Të gjithë personat e zinxhirit komandues të gardës, që kanë marrë urdhrat për të qëlluar me armë zjarri me fishekë luftarak demonstruesit që ishin në bulevard, janë evidentuar në regjistrimin e bërë në mikrokasetën që ne disponojnë. Këtë mikrokasetë ne familjarët do ta dorëzojmë vetëm në SPAK, që është institucioni kompetent për të hetuar krimin shtetëror, dhe tek i cili ne akoma besojmë se do të zbulojë të vërtetën e kësaj ngjarje.
Përmbajtja e kësaj kasete, bën të domosdoshme, kryerjen e shumë veprimeve hetimore nga SPAK, të cilat me siguri do të çojnë në zbulimin e provave të reja dhe zbardhjen e së vërtetës, për të gjithë vrasjet dhe plagosjet e kryera me armë zjarri në bulevardin para kryeministrisë. Këtë kërkon të realizojë edhe Vendimi i Gjykatës së Strasburgut, në konkluzionet e tijë. Ashtu sikurse Gjykata e Strasburgut edhe ne kemi studjuar me shumë kujdes të gjithë materialet e dosjes hetimore dhe gjyqësore të kësaj çështje penale.
Ne duam që të zbulohen dhe penalizohen urdhëruesit e vrasjeve, sepse janë ata që menjëherë pas ngjarjes, kanë vepruar në mënyrë të organizuar në prishjen e provave, në paraqitjen e provave të rreme, në kryerjen e veprimeve konkrete duke penguar prokurorinë në zbatimin e detyrave të saja ligjore.
Me dërgimin e çështjes për kompetencë në SPAK, duke patur besim në objektivitetin e hetimit, ne do të kërkojmë në mënyrë të hollësishme kryerjen e shumë veprimeve hetimore, të cilat kemi bindjen se do të çojnë në zbulimin e këtij krimi shtetëror.
Hetimit të kësaj çështje, duhet ti nënshtrohet i gjithë zinxhiri komandues, për të cilin shprehet Gjykata e Strasburgut. Duhet të pyeten nga SPAKu, të gjithë personat që për shkak të detyrës, kanë qenë të pranishëm në Godinën e Kryeministrisë, në momentin që ka ndodhur ngjarja, si dhe ata që për shkak të detyrës, kanë marrë informacione nga organet ligjzbatuese, si ish Kryeministri në detyrë Sali Berisha, ministri i brendshëm Lulëzim Basha, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë Saimir Muça. Po ashtu ish Presidenti Bamir Topi, Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, Kryetari i Shërbimit Informativ Bahri Shaqiri e tjerë. SPAK do ti kërkojmë se për çfarë duhet të japin shpjegime secili prej tyre, në zbatimin e detyrave ligjore kushtetuese që kanë patur ditën e ngjarjes.
Duhet ti nënshtrohen hetimeve të gjithë prononcimet, që këta persona kanë bërë përpara medias pas ngjarjes në lidhje me vrasjet e 21 Janarit 2011 dhe nga cilat burime zyrtare i kanë marrë të dhënat që i kanë paraqitur si fakte apo prova.
Theksojmë se transkriptimi i audio përgjimit, i bërë publik në media nga gazetari investigativ Artan Hoxha, dhe administruar nga prokuroria e rrethit Tiranë, është më se i vërtetë për ne familjarët e dëshmorit Aleks Nika, vrarë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Nuk mund të heshtet ndaj urdhërdhënësve dhe ekzekutorëve, pjesëtar të zinxhirit komandues, të pranishëm në Godinën e Kryeministrisë. Të dy palët urdhër dhënës dhe ekzekutor në bashkëpunim, kanë dëgjuar mirë njëri-tjetrin edhe për faktin, që kanë qënë gjithë kohën me kufje në vesh. Komandanti i Gardës Ndrea Prendi dëgjohet mirë kur urdhëron “ Të mbahen armët në dorë gati për zjarr. Të mbahen armët në dorë gati për zjarr në ajër, pastaj kur të them unë në trup. Artan dëgjon, Artan dëgjon. Artani. Dëgjoj, dëgjoj. Ndrea Prendi.-me të kaluar gardhin e telave do të hapet zjarr luftarak. Kuptova, kuptova. Ndrea Prendi. Ky është urdhri. Dashamir dëgjuat. Dy efektiv të njësisë speciale. Alfred ta,ta,ta gjakos. (Shënimi ynë) Dëgjohen të shtëna tek e tek, radhasi. Ndrea Prendi. Alfred kujdes municionin. Kujdes municionin.
Nga komandanti i Gardës Ndrea Prendi i jepen urdhëra edhe personave të tjerë oficerë me emër, të grupit të njësisë speciale, që për të ruajtur sekretin nuk i bëjnë publike. Përmenden edhe pseudonime dhe numërtime, të këtij zinxhiri komandues oficerë të gardës, marrin urdhëra nga Komandanti I Gardës Ndrea Prendi edhe pasi janë realizuar vrasjet e katër dëshmorëve të Atdheut jashtë gardhit rrethues të Kryeministrisë, brenda disa sekondave. Njëri nga drejtuesit e Policisë së Shtetit, që ishte në të njëjtat valë të radios, me Ndrea Prendin, përmend edhe ministrin e punëve të brendshme, që kërkonte menjëherë pas vrasjeve një person të zinxhirit komandues të Gardës. Pra janë shumë persona të zinxhirit komandues që ishin në valët e radios të Ndrea Prendit që kanë dëgjuar të gjitha komunikimet midis Ndrea Prendit dhe atyre që kanë qëlluar të cilët ne do ti kërkojmë SPAK që ti ripyes. Ka edhe prova shkresore, që konfirmojnë dhënien e urdhërave, por në mënyrë të cunguar, që dihet kush janë konkretisht dhe duhet të pyeten.
Duke përfunduar, shpresojmë që gjykata të pranojë kërkesën tonë për dërgimin e çështjes për kompetencë në SPAK që është i vetmi institucion që ne kemi besim se do të realizoj hetime objektive dhe të gjithanshme, që kërkon edhe Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Bashkëshortja e Aleks Nikës. Rajmonda Nika/m.j

Next Post
Rama mbledh Asamblenë e PS-së në Durrës: Zbardhet axhenda e plotë, ja për çfarë do të diskutohet

Rama mbledh Asamblenë e PS-së në Durrës: Zbardhet axhenda e plotë, ja për çfarë do të diskutohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

August 1, 2026
Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

August 1, 2026
Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

August 1, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Financimi për fushën e mbrojtjes, Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen e huasë me SHBA

August 1, 2026
Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

August 1, 2026
“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

August 1, 2026
Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

August 1, 2026
Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

August 1, 2026
Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

August 1, 2026
63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com