• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kemi filluar punën për samitin e NATO-s”, Rama: Duam që Lamine Yamalit t’ia japim çmimin në Tiranë

by A R
10/06/2025 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas fitores së thellë ndaj Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama ka vendosur të dalë sërish në rubrikën e tij të preferuar online “Sy m’sy”.

Rama u shpreh se Shqipëria ka lajme të mira përsa i përket negociatave me Bashkimin Evropian, duke thënë se beson që së shpejti do të happen dhe grup-kapitujt e fundit.

“Kemi lajme të mira nga fronti i negociatave. Shpresojmë, besojmë që se shpejti do marrim lajmin e hapjes së një tjetër grup kapitulli. Sipas ambicies dhe planit, është të hapim e grup kapitujt e fundit, në mënyrë që t’i kemi të gjithë grup kapitujt e hapur”, tha ai.

Duke u ndalur tek Samiti i Komitetit Evropian të mbajtur në vend më 16 maj, ai u shpreh se ishte një sukses i jashtëzakonshëm, madje fantastik. Kreu i qeverisë dha dhe lajmin se kanë nisur punimet për samitin e NATO-s që do të mbahet në vendin tonë.

“Ndërkohë Samiti i Komitetit Politik Evropian ishte një sukses i jashtëzakosnshëm,. Fantastik do thoja pa ekzagjerim. Jehonë e të cilit në korridoret evropiane vazhdon. Kemi filluar punën e samitit të NATO-s. Në dukje ka kohë, por kjo është mënyra se si punohet”, tha ai.

Ky samit do të mbahet në kryeqytetin tonë në vitin 2027. Ky samit ka një rëndësi të madhe, pasi do të mbledhë në Tiranë të gjithë liderët e kësaj aleance, duke përfshirë këtu edhe Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Gjithashtu Rama deklaroi se Shqipëria po përpiqet të jetë mikpritëse e eventit “The Globe Soccer Awards”, një ngjarje e rëndësishme për futbollin botëror.

“Jemi në diskutim për të sjellë në Tiranë, por jemi diskutuar edhe Durrësin e Vlorën si opsione, edicionin europian të The Globe Soccer Awards, pra të Çmimit të Globit të Futbollit.

Është një event i jashtëzakonshëm që mbahet në mënyrë të përvitshme për sa i përket edicionit global në Dubai dhe për edicionin europian organizatorët janë në diskutim me Madrid dhe me ne këtu në Shqipëri.

Kemi shumë arsye të besoj qe zgjedhja do bie mbi ne dhe do të jetë fantastike që çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer Lamine Yaman, fjala vjen, t’ia japim këtu në Tiranë”, tha Rama.

Next Post
Ndërron jetë Bujar Bukoshi, ish-kryeministri i Qeverisë së Kosovës në ekzil

Ndërron jetë Bujar Bukoshi, ish-kryeministri i Qeverisë së Kosovës në ekzil

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

April 1, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Po na ndihmojnë fotovoltaikët me naftën?

April 1, 2026
“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

April 1, 2026
Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

April 1, 2026
Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

April 1, 2026
Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

April 1, 2026
‘S’do jetë e lehtë’/ De Biasi “spiunon” Shqipërinë në Itali: Tifozët dhe mesi i fushës ndihmojnë kuqezinjtë…!

“Gati t’i rikthehem aventurës sime me Shqipërinë”, Gianni De Biasi do që të jetë sërish trajner i kombëtares shqiptare

April 1, 2026
Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In