Shqiptari nga Izraeli David Tërshana tha se Izraeli është mësuar duke pasur sulme, pasi ngjarje të tilla kanë ndodhur çdo dy apo tre vite.
Ai tha se çdo shtëpi në Izrael ka një dhomë sigurie ku futen në rast se bie alarmi për raketa, por kjo situatë është shumë stresuese.
Pasi bie alarmi i raketës, ti duhet të futesh brenda dhe të ruhesh. Nuk është se gjuajnë çdo minutë, por sikur çdo ditë të gjuajnë, njerëzit kalojnë stres, kalojnë panik.
Ka njerëz që e përjetojnë shumë keq këtë, sidomos fëmijët e vegjël. Me këtë Izraeli ka vite”,-tha David Tërshana në një intervistë për Euroenws Albania.
/f.s











