“Kemi detyrim ndaj atyre që na votuan”, Rama për zaptimin e hapësirave publike: Hiqini trarët për parkime e tendat nëpër lokale, do përballeni me gjoba e ndjekje penale

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj fenomenit të vendosjes së trarëve dhe pagesave për parkim në hapësirat midis pallateve, duke e cilësuar këtë praktikë si abuzive dhe skandaloze.

Në një komunikim në Facebook, Rama u shpreh se askush nuk ka të drejtë të përvetësojë hapësirat që janë pjesë e përbashkët e komunitetit dhe të përfitojë financiarisht nga to.

Rama: Ajo është po aq pronë private sa është shkalla e pallatit apo sac janë ashensorët e pallateve që i përkasin atij komuniteti.

Askush nuk ka mbi tokën rreth pallatit dhe mbi hapësirën mes pallateve më shumë të drejta se secili prej atyre banorëve që janë në ato pallate.

Ju bëj thirrje atyre që zotërojnë të tilla asete, që nga trarët që vendosin për ti marrë lekë për parkim banorëve, në mënyrën me abuzive dhe skandaloze duke pretentuar se është pronë private…nuk ka pronë private sa kohë ajo është një hapësirë që nuk ka leje për të bërë një aktivitet të caktuar, duke filluar që nga parkimi.

Nuk mund të vendosësh një tra në qytet me pretendimin se është prona jote, për të lejuar banorët që të paguajnë për të qenë zotër të vendit të vet.

Next Post

Comments 1

  1. Anonymous says:

    Me e drejte,do te ishte te thoshe,kemi detyrim,per ata qe i detyruam,ose i dhunam te na votonin.Keto votime do te jene fundi jote tragjike,o ndytsire,ti k/hajduti,e ortaku jot monstra e vicidolit,do keni te njetin fate.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com