• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kemi bërë kapërcim të jashtëzakonshëm”/ Rama: Duhen më shumë fonde, e nisëm me trashëgiminë më të varfër institucionale

by A R
25/01/2025 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podkastit “Flasim”, ku kishte të ftuar profesorin dhe drejtuesin e Universitetit Europian të Tiranës, Selami Xhepa, u shpreh se shtysë për këtë ftesë ishte një publikim me titullin “Zhvillimi afatgjatë”, që i bën një diagnozë të gjithë sistemit të institucioneve në Shqipëri.

Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria ka bërë kapërcim të jashtëzakonshëm gjatë këtyre viteve me pak mbështetje, në krahasim me vendet e tjera.

“Po t’i marrim shtetet dhe t’i rreshtojmë, ne kemi nisur me trashëgiminë më të varfër institucionale, shtetërore, po të marrësh kilometrat që të gjithë kanë bërë, Shqipëria është me plot të drejtë në pozicionin që është bërë një kapërcim i jashtëzakonshëm, e keqja harrohet e mira s’mbaron, kur shikon disa dokumentarë themi ne kemi jetu këtu. Gjëja që ne kemi fat është Bashkimi Evropian, na dha mundësinë që të përshpejtojmë ndryshimin kulturor, se bëj sa të duash ti ligje, sjellja e administratës, e shtetit formohet në kohë të gjatë, ne shohim vende të tjera, por Gjermania, Franca janë me administrata shumë shekullore dhe ndërkohë ja ku është Greqia më afër nesh.”– u shpreh Rama.

Ne kemi bërë në mënyrë të vazhdueshme përpjekje dhe rregullime të caktuara, u shpreh Rama, duke theksuar se, “gjatë rrugës e kam parë në më shumë se një rast që një gjë e konsideruar e çliruar është shfaqur përsëri e kapur në një tjetër anë dhe zinxhiri i burokracisë është shkurtuar nga një anë dhe është zgjatur nga ana tjetër”.

Mw tej ai e vuri theksin te pavarësia e institucioneve në vend si një tregues i disa faktorëve të ecurisë zhvillimore të shtetit dhe institucioneve.

“Institucionet e pavarura janë gjithmonë e më shumë problem. Sa më shumë i japim pavarësi institucioneve, aq më shumë bie në sy paaftësia institucionale për të kontrolluar, jo kontroll politik, por të performancës në sistemin shtetëror”.

Rasti klasik, pwrmend Rama, është se si gjykatësit i rritën rrogat vetes.

“Rasti më spektakolar i impotencës të gjithë pjesës tjetër për të thënë jo. Ata bënë një ankim në Gjykatën Kushtetuese, sepse sipas tyre llogaria e pagave dilte që duhej të rritej në një masë X dhe Gjykata Kushtetuese bëri një ekstra llogari dhe nxori që duhej të rritej edhe më shumë se sa ata kishin kërkuar dhe ishte pjesë e një debati mes nesh dhe tyre për një koniunkturë të caktuar. Pra, duhej bërë një rritje bazuar në ligj, por rritja që u morr me vonesë dhe interesa dhe çudira”, tha Rama.

Xhepa: Në vitin pikë që ka pasur 1986 ne prodhonim 2 mld mallra, sot kemi 23 mld mallra, është një indicator për ta patur, e nisëm me 360 dollarë për frymë, tani jemi mbi 10 dollarë, nëse do të masim për të shkuarën e kemi fituar betejën, çështja është ta fitojmë në të ardhmen, standardi ynë është BE dhe duhet ta masim distancën me ta.

Next Post
Automatik me silenciator, fishekë dhe sëpatë, çfarë iu gjet të shpallurit në kërkim për vrasjen e Lulzim Vishës

Automatik me silenciator, fishekë dhe sëpatë, çfarë iu gjet të shpallurit në kërkim për vrasjen e Lulzim Vishës

Comments 1

  1. Lui says:
    2 years ago

    Çfarë është kjo pavarësi institucionale?! Përjashto sistemin e drejtësisë që pa asnjë dyshim duhet të jetë i pavarur, në një vend si Shqipëria me më pak se 3 milion banorë nuk duhet të ketë pavarësi institucionale. Para 50-60 vjetësh edhe do kuptohej pavarësia institucionale vetëm për shkak të mungesës së komunikimit fizik dhe shkresor. Por sot që shkon max për 3-4 orë në fshatin më të largët, shto këtu dhe teknologjinë që bëhet çdo gjë në kohë reale (po të duash) Shqipëria nuk ka nevojë për pavarësi institucionale apo administrative për dy arsye. E para jemi popull që kemi treguar që korruptohemi dhe nepotizohemi lehtë, dhe e dyta nuk ka një shembull që një popullatë më e vogël se 3 milion banorë, të ketë pavarësi adminstrative dhe institucionale. Mos ka pavarësi administrative Roma, Milano apo Frankfurti etj..?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Liga e Kombeve/ Italia përballë Turqisë, Franca sfidon Belgjikën, garë e fortë për vendin e parë në grup

Liga e Kombeve/ Italia përballë Turqisë, Franca sfidon Belgjikën, garë e fortë për vendin e parë në grup

October 5, 2026
Debate te “Ligjet”/ PD kundër “Territoriales”: Po cenoni 15 bashki. Manja: Reformë e rëndësishme, jam dakord për…

Komisioni i Ligjeve miraton mes debateve të forta Reformën Territoriale me votat e PS, mazhoranca ia kalon Parlamentit për seancë të enjten!

October 5, 2026
Dy ura të reja mbi Bunë! “Korridori Blu” dhe lidhja me Ulqinin, projektet për Shkodrën moderne

Dy ura të reja mbi Bunë! “Korridori Blu” dhe lidhja me Ulqinin, projektet për Shkodrën moderne

October 5, 2026
180 vite në qeli? Ish-hetuesja e Gjykatës për Jugosllavinë: Kërkesa e tepruar, po i burgosin përjetë

Nga juridiksioni te dënimet, çfarë parasheh projektligji për Specialen?

October 5, 2026
“Ta bëjmë zgjerimin realitet”, Costa: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian

“Ta bëjmë zgjerimin realitet”, Costa: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian

October 5, 2026
Kuvendi/ Balla i përgjigjet Berishës dhe Opozitës: Sa herë që Kosova ka nevojë për Shqipërinë, Saliu thërret sulm ndaj institucioneve demokratike!

Kuvendi/ Balla i përgjigjet Berishës dhe Opozitës: Sa herë që Kosova ka nevojë për Shqipërinë, Saliu thërret sulm ndaj institucioneve demokratike!

October 5, 2026
Liga e Kombeve/ Kombëtarja vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj San Marinos, Maran pritet të bëjë ndryshime në formacion

Liga e Kombeve/ Kombëtarja vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj San Marinos, Maran pritet të bëjë ndryshime në formacion

October 5, 2026
Bllokuan për ‘aheng’ autostradën Tiranë-Durrës, Rrugorja ndëshkon dasmorët!

Bllokuan për ‘aheng’ autostradën Tiranë-Durrës, Rrugorja ndëshkon dasmorët!

October 5, 2026
Publikohet raporti i Qeverisë për integrimin: Rekord Historik në negociata dhe reforma intensive

Propozimi i ri i Komisionit Europian, që favorizon Shqipërinë: Anëtarët e rinj të BE me të drejta të plota, por me një përjashtim!

October 5, 2026
Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier, 16 persona të tjerë nën hetim!

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier, 16 persona të tjerë nën hetim!

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com