• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kemi 600 vjet miqësi, tani edhe aleatë strategjikë”/ Erdogan flet në Parlamentin e Shqipërisë: S’do lejojmë askënd që të …!

by Java News
17/01/2022 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, mori fjalën sot në parlamentin e Shqipërisë duke folur për marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve.

Në fjalën përshëndetëse të tij, presidenti turk tha se dy vendet nuk do të lejojnë askënd që të prishë marrëdhënien e bukur të krijuar mes Shqipërisë dhe Turqisë.

“Në emrin tim dhe të kombit tim ju përshëndes me ndjenjat më të përzemërta. Ramë dakord që rritja e kontakteve dhe bashkëpunimit tonë duhet të japë zhvillim të marrëdhënieve tona.

Pas shpalljes së Republikës së Turqisë është bërë një nga marrëdhëniet e para me Shqipërinë, dhe kjo marrëveshje që quhet marrëveshja e përjetshme e miqësisë, tregon se marrëdhëniet tona nuk janë vetëm nëpërmjet shteteve por edhe njerëzve.

Edhe pse kemi distancë gjeografike, jemi fqinj. Kemi histori të përbashkët. Gjenden kudo, jo vetëm në politikë. Këto marrëveshje të bashkëpunimit tonë janë të palëkundura. Marrëdhëniet tona janë në nivelin e partneritetit strategjik.

Duhet të synojmë stabilitetin dhe qetësinë e vendeve tona, të Ballkanit dhe të gjithë botës. Kur Shqipëria e Turqia bashkëojnë duart, me lejen e të madhit Zot, nuk ka gjë që mund të mos e arrijmë. Bashkë nuk do të lejojmë askënd që të prishë këtë panoramë të bukur e të këndshme,” tha Erdogan.

Presidenti Erdogan theksoi se kur dy vendet tona të bashkojnë duart me lejën e Zotit, nuk do të ketë asnjë problem që të mos e kalojnë.

“Në emrin tim, të delegacionit tim dhe të kombit tim ju përshëndes me ndjenjat më të përzemërta. Jam shumë i lumtur që vizitoj edhe njëherë Shqipërinë me të cilën kemi lidhje të forta historike dhe humane. Edhe pse ka kufij fizik mes nesh, për në Shqipëria është fqinji ynë në zemër. Marrëdhëniet tona përfshijnë gati 6 shekuj. Gjurmët tona të përbashkëta nuk janë vetëm politike.

Marrëveshjet e bashkëpunimit tona që rrënjat i kanë të thella, janë shumë të forta dhe të palëkundura. Deklarimi i njëanshëm i kryeministrit se Turqia është një nga 5 partnerët strategjikë të Shqipërisë, është plotësimi i kësaj tabloje që shikojmë sot. Ne i kemi ngritur zyrtarisht marrëdhëniet tona në nivelin e partneritetit strategjik.

Në do vazhdojmë të kontribuojmë në stablitetin e vendeve tona dhe mbarë rajonit. Kur Shqipëria dhe Turqia të bashkojnë duart me lejën e të madhit Zot nuk do të ketë asnjë problem që të mos ta kalojmë apo të mos ta zgjidhem. Së bashku nuk do lejojmë askënd të prishë këtë panoramë të bukur. Në ndjekim me vlerësim rolin konstruktiv që ka luajtur Shqipëria në Ballkan dhe për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

Dua të uroj Shqipërinë për anëtarësimin e përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ne do të ndajmë përvojat tona për këtë detyrë që e kemi kryer në të kaluarën. Populli turk qëndron pranë popullit shqiptar sic ka qenë gjithmonë. Turqia ishte vendi i parë që dha ndihmë gjatë tërmetit dhe pandemisë që shpërtheu në vitin 2020. Në kuadër të marrëveshjes që kemi shumë shpejt vaksinën turcovac jemi të gatshëm ta vëmë në dispozicion të Shqipërisë”, tha Erdogan.

Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyib Erdogan tha në Parlamentin e Shqipërisë se dy vendet tashmë janë aleatë strategjikë. Erdogan përmendi njohjen e menjëhershme të Kosovës si shtet i pavarur, ndërsa shkoi larg në histori duke thënë se dy popujt ishin miq që prej 600 vitesh.

“Kur ne të bashkojmë duart, nuk do të kemi asnjë problem që nuk do ta zgjidhim”, tha Erdogani./m.j

Next Post
Ministrja gjermane për Europën viziton Tiranën: Të hapim negociatat, kushtet janë plotësuar

Ministrja gjermane për Europën viziton Tiranën: Të hapim negociatat, kushtet janë plotësuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com