• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Këmbimi valutor, leku thellon pozitën dominuese

by A R
20/12/2018 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Leku po vijon të forcojë pozitat kundrejt monedhave të huaja, në tregun e këmbimit valutor vendas.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë euro u këmbye me 122.98 lekë ose 0.10 lekë më pak se një ditë më parë, duke ‘prekur’ nivelin më të ulët në këto vitet e fundit. Ndërsa monedha e gjelbër amerikane thelloi sot zhvlerësimin me 0,73 lekë, krahasur me një ditë parë duke e sjellë dollarin në nivelin 107.20 lekë.
Aktorët e tregut shprehen se kërkesë-oferta për valutë po dominon ecurinë e tregut të lirë valutor, ndërsa vijon të reflektojë edhe ecurinë në bursat ndërkombëtare.
Një euro e ‘lirë’ favorizon kreditorët që të shlyejnë më lirë huatë e tyre që i kanë në këtë monedhë. Por nga ana tjetër, prek eksportuesit, pasi një euro e dobët ua ul të ardhurat si kundër favorizon importuesit, sepse me një euro më të lirë, mund të blejnë më lirë produktet që importojnë.

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.

Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.

Pa cënuar regjimin e një kursi të këmbimit të lirë, Banka e Shqipërisë mund të kryejë veprime në tregun valutor me objektiv përshtatjen e kursit të këmbimit me nivelin e përcaktuar nga faktorët bazë makroekonomike, shmangien e çrregullimeve dhe rritjen ose uljen e rezervës valutore.

Banka e Shqipërisë llogarit dhe publikon kursin zyrtar të këmbimit. Ky kurs është një nivel referencë (i vetëm), i cili mund të përdoret nga të interesuarit për qëllime tregtuese, vlerësuese, krahasuese dhe statistikore.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 107.20 -0.73
Euro EUR 122.98 -0.10
Poundi Britanik GBP 136.03 -0.46
Franga Zvicerane CHF 108.59 -0.11
Jeni Japonez (100) JPY 95.94 -0.16
Dollari Australian AUD 76.53 -1.15
Dollari Kanadez CAD 79.69 -0.44
Korona Suedeze SEK 11.99 +0.07
Korona Norvegjeze NOK 12.42 +0.01
Korona Daneze DKK 16.48 0.00
SDR SDR 148.54 -1.03
Ari(OZ 1) XAU 134576.74 -164.15
Argjend(OZ 1) XAG 1579.06 -4.27
Juani Kinez (onshore) CNY 15.57 -0.08
Juani Kinez (offshore) CNH 15.56 -0.09
Lira Turke TRY 20.48 +0.29

/a.r

Next Post
Pritej të vizitonte Tiranën më 1 nëntor, Kryeministri izraelit anulon vizitën, ja shkaku

Anulimi i vizitës së Netanjahut, a lidhet me diplomatët iranian të dëbuar?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In