Belind Këlliçi kishte dje një maratonë takimesh e bisedash me banorët e shumë fshatrave të Tiranës. Kështu shkruan në njoftimin e shpërndarë zyra e shtypit të Rithemelimit.
Sipas këtij njoftimi, Këlliçi paraqiti planin për mbështetjen e fermerëve në Vishnje, Vaqarr, Pinet, Pezë, Ndroq, Zallher, Kasallë, Dritas. Në këto zona, kandidati i Sali Berishës dhe Ilir Metës përsëriti bindjen e tij personale se transporti publik mund të bëhet falas pa asnjë problem.
“Unë e gjej këtu rastin t’i bëj një apel të gjithë qytetarëve që na ndjekin. Refuzoni lekët që ju vijnë, për të shitur votën, sepse kur vjen puna te kutia e votimit jeni Ju dhe Zoti” – tha Këlliçi.
/a.r












Or gomar, askush nuk blene nje “mall” qe e ka. PS i ka votat, por ju jeni te liq dhe akuzoni te tjeret per gjera qe do te beni vet.