• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këlliçi i Berishës, trishtimi më i madh i kësaj fushate

by Alba Malltezi
15/04/2023 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi

Çdo shqiptar mund ta ketë fare të qartë se sa të vështirë do ta ketë pasur Lulzim Basha të distancohej nga Sali Berisha, njeriu që e bëri njeri të suksesshëm politik. Pa Sali Berishën, Lulzim Basha nuk do të ishte ky që njohim të gjithë.

E megjithatë, duke marrë parasysh gjithëçfarë mund t’i ndodhte, pas deklarimit “Non grata” nga SHBA-të, ai, Lulzim Basha, shoku i Argita Berishës, e përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Është një ngjarje e paprecedentë dhe që do të mbetet e shkruar mirë në historinë e Shqipërisë së post diktaturës.

Me radhë, pas Lulzim Bashës, të tjerë eksponentë të njohur të Partisë Demokratike siç e njohim, u distancuan nga ai që i kishte krijuar dhe dhënë leje dhe hapsirë për t’u bërë dikush në politikën e “privatizuar” të së djathtës shqiptare.

Shumica e të rinjve në PD bënë të njëjtën gjë, u distancuan, me ndonjë përjashtim. Mes përjashtimeve Belind Këlliçi, një i ri që mendohet se i ka të gjitha informacionet që ofron teknologjia, media, faktet, ngjarjet për t’u informuar se kush është Sali Berisha në politikën shqiptare. E megjithatë, me gjithë informacionin në dispozicion që nga nisja e rrënimit të Drejtësisë shqiptare në të largëtin 1994 e deri më sot, Belind Këlliçi vendosi të bëhej fytyra e Berishës për Tiranën. Dhe ky vendim do të thotë gjithëçka.

Shpjegon  të gjitha premtimet elektorale të tij që duken më të bukura dhe më fitimprurëse se sa premtimet që bënë të gjithë bashkë krerët e piramidave famëkeqe. Ashtu si dhe videot propagandistike që jo vetëm imitojnë interpretimet dhe pozat e socialistëve (me përqafime me popull, poza të mjaltosura), por edhe i tejkalojnë, si më e fundit: Futja me arrogancë, prepotencë dhe shpërfillje të pronës së përbashkët të autobusit të tij elektoral me emrin “Belo” në fushën e gjelbërt të Arenës Kombëtare në një stadium gati bosh. Tipike e berishizmit që njohim mirë të gjithë bashkë: Vendosjen e të përbashkëtës nën rrotat e autobusit të “fisit”, “klanit”, egos” së tyre.

Këlliçi i Berishës nuk habit askënd edhe në berishizmin më të shëmtuar që kemi njohur në gjithë këto dekada: Sulmin e egër dhe me shpifje ndaj mediave që nuk i përkëdhelin egon dhe servilizmin, lajkat ndaj atyre që i lavdërojnë për çdo absurditet që porodhojnë.

Belind Këlliç ëndërron të bëhet një Lulzim Basha i dytë në prehrin e Sali Berishës dhe siç faktet tregojnë, kopjet ndonjëherë edhe funksionojnë, derisa Tirana dhe Shqipëria të vendosë se në opozitë, në politikë, janë vetëm origjinalët, të sinqertët, të drejtët që na përmirësojnë.

Next Post
Dosja/ Vrasja e “Dodës” në Elbasan, si ju zbuluan dy gënjeshtrat “Paçukut”, njeriut të 3 për ekzekutimin e Roland Rexhepit

Dosja/ Vrasja e “Dodës” në Elbasan, si ju zbuluan dy gënjeshtrat “Paçukut”, njeriut të 3 për ekzekutimin e Roland Rexhepit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

April 7, 2026
Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

April 7, 2026
Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

April 7, 2026
Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

April 7, 2026
Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

April 7, 2026
Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

April 7, 2026
Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

April 7, 2026
Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

April 7, 2026
Afera Partizani, Beqiri: Berisha rrezikon deri në 10 vite burg! SPAK ka lënë në harresë ‘21 janarin’ dhe ‘Gërdecin’

GJKKO rrëzoi kërkesën e Malltezit për pasuritë, Beqiri: Familja Berisha, më e korruptuara në Europë dhe Afrikë

April 7, 2026
Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In