Keku më i jashtëzakonshëm dhe më i shtrenjtë në botë i quajtur “Golden Phoenix” mund të provohet në Dubai. Ai ka çmimin 1,060 dollarë, por duke marrë parasysh se ai pregatitet me përbërësit më të mirë e më të shtrenjtë, ky çmim nuk është edhe aq i lartë.
Keku gatuhet me çokollatën e artë të quajtur “Amedei Porcelana”, vaniljen e rrallë të Ugandës dhe me fleta ari të ngrënshme 23 karatëshe. Keku mund të provohet në Bloomsbury të Dubai Mall, duke e porositur 48 orë përpara.









