• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kejdi, po Norën e harrove?

by A R
06/06/2017 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, edhe pse e re në moshë, disa ditë rresht është përballur ashpër me ish-ministren e Arsimit Lindita Nikolla.

Akuzat dhe kundër-akuzat ishin të rënda aq sa kaluan në ofeza personale.

Mehmetaj akuzoi Nikollën për reformën në arsim, duke e quajtur si të dështuar.

Deputetja e LSI-së tha se kjo reformë penalizon maturantët dhe i kujtoi ish-ministres Nikolla studimet e vajzës së saj në Francë.

Nikolla iu përgjigj duke akuzuar LSI për diplomat falso.

Në Ministrinë e Arsimit, prej 8 vitesh, LSI ka një zv/ministër.

Ajo është Nora Malaj, e cila gëzon këtë post 4 vite nga koalicioni me PD dhe 4 vite nga koalicioni me PS.

Pse Mehmetaj nuk i kërkon llogari Malajt që e ka brenda partisë së saj por mundohet të gjejë fajtorin tek ana tjetër?

Akuzat për arsimin plasën në momentin e krisjes së marrëdhënjeve mes Metës dhe Ramës.

LSI po e shtrytëzon këtë akuzë, për faktin se prek drejtpërdrejt të rinjtë, duke e shfrytëzuar për fushatën elektorale, që të bëjë për vete maturantët dhe të rinjtë.

Rinia konsiderohet nga LSI-ja si pika e tyre më e fortë.

Nëse Nikolla është përgjegjëse për dështimin e reformës së arsimit, aq përgjegjëse është edhe zëvëndësja e saj Nora Malaj.

Në 8 vite në këtë post, Nora Malaj, nuk ka dalë asnjëherë publikisht të kundërshtojë apo kritikojë reformat e ministrisë.

Mesa duket, LSI po përdor një vajzë të re, që është dhe deputete, e cila kërkon të jetë zëri i rinisë.

Por kjo parti politike, duhet të kërkojë fajin në radhë të parë tek vetja e saj.

Të analizojë pse nuk reagoi në fillim, por me votat e saj u miratua reforma në arsim.

Nëse LSI ishte kundër kësaj reforme, votat e saj nuk duhet të ishin pro.

Nënkryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, kur u pyet pse po e kritikon tani këtë reformë, pasi partia e saj votoi pro, ajo tha se ishte skeptike që në fillim, por patën shpresë se situata do të rregullohej.

LSI po kritikon ish-ministren e PS-së për një ‘gjellë’ që e kanë gatuar së bashku dhe që e votuan përsëri së bashku.

Marre nga Konica.al

Next Post
VIDEO- SKANDALI/ Kandidati i PD-së: Më jepni votën t’u jap paratë e tenderit të rrugës

VIDEO- SKANDALI/ Kandidati i PD-së: Më jepni votën t'u jap paratë e tenderit të rrugës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com