• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kefiri, konsiderohet si pija që zgjat jetën

by Java News
28/12/2018 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Keni dëgjuar për kefirin? Bëhet fjalë për një produkt unik bulmeti, një nga më të pasurit me probiotikë në të gjithë planetin. Kefiri ka një emër unik me prejardhje nga fjala turke “keif”. Sipas të dhënave të AgroËeb.org për shekuj të tërë, kefiri është përdorur në mjekësinë popullore evropiane dhe aziatike.Tani, ai njihet si një nga ushqimet më të shëndetshme të shekullit të 21 dhe në Shqipëri gjendet në supermarkete. Ai është shumë i pasur me probiotikë dhe përbërës aktivë të mirë për stomakun. Ai përmban 30 lloje të baktereve të mira që ndihmojnë kundër tumoreve, baktereve, qelizave kancerogjene e të tjerë.

 

Çfarë është kefiri?

Kefiri është qumësht i fermentuar që ngjan dhe shijon njësoj si kosi. Sipas të dhënave të AgroËeb.org fermentimi arrihet duke kombinuar qumështin me kokrrizat e kefirit dhe duke i mbajtur në frigorifer për mbi 24 orë. Kefiri bëhet me lloje të ndryshme qumështi dhe ka nevojë për kokrriza të gatshme që mund të blihen në supermarket apo dyqanet me produkte bio. Këto kokrriza (prej fare bulmeti dhe bakteresh të mira) janë organizma të gjalla me profil unik. Ato janë një masë xhelatonize e butë e përbërë nga proteina lipide, poisakaride e të tjerë dhe shërbejnë si farë për zënien e kefirit. Këto kokrriza që formojnë një lëmsh të bardhë ose të verdhë mund të përdoren një jetë të tërë përsa kohë ruhen në kavanozë qelqi të mbuluar me qumësht.

 

Llojet e kefirit

Kefirin mund ta gjeni në lloje të ndryshme dhe kombinohet me mjaltë, arra, barishte, perime, fruta apo çokollatë. Llojet kryesore të kefirit janë: ai i thjeshti me qumësht, kefiri me ujë, kefiri me ujë are kokosi, ose kefiri me lëng frutash. Këto lëngje shtohen gjatë procesit të fermentimit.

 

Si konsumohet kefiri

Shija e tij është e athët dhe ia kalon kosit. Ajo përshkruhet si një kryqëzim mes qumështit dhe kosit. Megjithatë, shija mund të ndryshohet në varësi të kohës së fermentimit. Kosi hahet me lugë, ndërsa kefiri pihet.

 

Vlerat shëndetësore të kefirit

Vlerat e kefirit janë të pafundme, dhe për rrjedhojë mjekë të ndryshëm e kanë renditur kefirin në listën e produkteve më të mira të bulmetit bashkë me kosin.

 

Probiotikët

Sipas të dhënave të AgroËeb.org ky lëng është shumë i pasur me probiotikë dhe i dobishëm për stomakun. Ky produkt në të vërtetë ka më shumë probiotikë se kosi. Probiotikët janë baktere të mira që e mbajnë stomakun të shëndetshëm. Bakteret e mira nuk duhen nënvlerësuar sepse 75% e sistemit imunitar të njeriut e ka pikënisjen tek sistemi tretës.

 

Burim kalçiumi

Kefiri përmban shumë kalçium dhe vitamin K2, dy përbërës të rendësishëm për eshtrat që parandalojnë rrezikun e fakturave me 81 përqind.

 

Ndjeshmëria ndaj laktozës

Kefiri përmirëson tretjen dhe pakëson ndjeshmërinë ndaj laktozës dhe problemet me tretjen e saj. Ky përmirësim është më i fortë në rastin e kefirit se se tek kosi.

 

Sëmundjet nervore

Kefiri rekomandohet të përdoret kundër sëmundjeve nervore, sklerozës dhe pagjumësisë.

 

Anemia

Mjekët rekomandojnë konsumimin e një litri kefir në ditë kundër anemisë.

 

Bronkiti

Sëmundje si bronkiti, azma, apo problemet me zorrën e trashë kërkojnë trajtim me gjysëm litri kefir në ditë, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Vendimet/ Studentët që s’do paguajnë tarifë dhe ata që përfitojnë bursë 10 mijë lekë

Rama: Mbi 262 mijë të punësuar më shumë, Leku më i fortë se kurrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In