Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, sëbashku me policinë e Vlorës, po zhvillojnë një aksion kontrolli në rreth-rrotullimin e Skelës.
Sipas burimeve për mediat bëhet me dije se ky aksion konstaton në kontrollin e automjeteve të shtrenjta dhe atyre me xhama të zinj.
Kontrollet po kryhen me fokus zbulimin e personave në kërkim dhe atyre që lëvizin me armë zjarri, sende të forta, mjete prerëse apo posedojnë lëndë narkotike.
Në zonën e Skelës janë ndaluar automjete të cilat kontrollohen, sëbashku me drejtuesit e tyre.
/a.r