• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ke mbaruar me 5-a”, Sazan Guri debat me gjuhëtaren: Shqipen ta studiojmë ne inxhinierët, jo ti…

by A R
23/11/2024 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dita e djeshme, 22 nëntor ishte dita e Alfabetit dhe pikërisht në këtë ditë u prezantua edhe fjalori i madh i gjuhës shqipe një projekt leksikografik që përfshin më shumë se 120 mijë fjalë.

Fjalori i madh i gjuhës shqipe është komentuar shumë në rrjet. Një ndër to ishte dhe gjuhëtarja e njohur Teuta Toska.

E ftuar në Euronews, gjuhëtarja Teuta Toska është përplasur me ambientalistin Sazan Guri, i cili u shpreh se gjuhëtarët nuk kanë metodologjinë e duhur për të studiuar prejardhjen e fjalëve të gjuhës shqipe dhe se kjo punë u takon inxhinierëve.

Gjuhëtarja Teuta Toksa: Një nga arsyet se përse njerëzit kanë probleme me leximin është se njerëz si zoti Sazan kanë shumë sukses në publik. Pikërisht për faktin që njerëzit janë larguar nga leximi, nga shkenca. Ai vlerësimet e tij personale, fantazitë e tij i konsideron të vërteta. Por këto nuk janë shkencë. Këtë gjë unë ia kam shprehur zotit Sazan disa herë.

Mund të ketë pa diskutim që grupe tingujsh të përkojnë me të gjitha gjuhët e botës. Sa fjalë të shqipes përkojnë me greqishten? Çfarë do të thotë kjo që ua kemi marrë apo na e kanë marrë? Sazani dhe njerëz të tjerë e përdorin këtë gjë sepse njerëzve u pëlqehet. “Fët e fët” është një onomatope, (imitim i tingujve), në gjuhën shqipe.

Sazan Guri: I drejtohem zonjës Teutë, ju nuk e bëni dot integrimin, sintetizimin…

Gjuhëtarja Teuta Toksa: Mos përdorni fjalë të huaja zoti Sazan, këto janë fjalë të huaja.

Sazan Guri: Çdo fjalë e huaj, e ka burimin te shqipja, por ju nuk lejoni të analizohet në detaje. Kur thua fjalën “rekomend”…

Gjuhëtarja Teuta Toksa: Si ishte se nuk e dëgjova?

Sazan Guri: Dëgjo pra dëgjo, se në fund të fundit po të ishe e mirë ti nuk do ishe bërë gjuhëtare ti. Ne jemi me 10-ta ti ke qenë me 5-a a me 6-a.

Gjuhëtarja Teuta Toksa: Kam frikë se më ngatërron me dikë tjetër se unë kam qenë studentja më e mirë e brezit tim, e kam zgjedhur gjuhësinë sepse dua gjuhën shqipe.

Sazan Guri: Ti nuk ke metodologji.

Gjuhëtarja Teuta Toksa: As ju zoti Sazani, ju keni fantazi

Sazan Guri: Dëgjo moj dëgjo, se ta kam parë mendjen unë

Moderatori Flori Gjini: Mos po e ngatërroni se është gjuhëtarja Teuta Toska.

Sazan Guri: Pse ata që përmenda unë gjuhëtar ishin? Ata që përmenda janë dy inxhinierë. Nuk janë filolog apo gjuhëtar, janë inxhinier pasi vetëm ata dinë të bëjnë verifikimin e fakteve.

Gjuhëtarja Teuta Toksa: Pra zoti Sazan po thotë që meqë është ai inxhinier, i takon të bëjë ai gjuhësinë.

Sazan Guri: Po nuk ke faj moj, nuk di ta bësh, nuk e bën dot.

/a.r

Next Post
Situata nga moti i keq: Pa energji disa fshatra në Shkodër, Malësi të Madhe dhe Vaun e Dejës. Bllokohen disa akse

Situata nga moti i keq: Pa energji disa fshatra në Shkodër, Malësi të Madhe dhe Vaun e Dejës. Bllokohen disa akse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Taksa e qarkullimit te mjetet, eksperti: Përfitojnë ata që bëjnë shumë kilometra

November 5, 2026
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

“Fondet të kalojnë pa vonesa”, INSTAT kërkon para shtesë për vitin 2027 për censin e bujqësisë

November 5, 2026
Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

November 5, 2026
‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

November 5, 2026
Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

November 5, 2026
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

November 5, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Nga Kaini te Kanuni, dhe një shtet inekzistent

November 5, 2026
Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

November 5, 2026
Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

November 5, 2026
Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In