• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

KE, kundër “shitjes” së pasaportave

by Java News
24/01/2019 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kundrejt pagesave shumë vende të BE japin shumë shpejt një vizë të BE-së, madje edhe nënshtetësinë. Por për Komisionin Evropian, kjo përmban jo pak rreziqe. Qeveria e Maltës, reklamon hapur në internet; kush blen një pronë të paluajtshme në ishull dhe investon 150 mijë euro në obligacionet shtetërore malteze, mund të marrë shtetësinë dhe pasaportën e një vendi anëtar të BE.

Aplikues nga vendet arabe, Rusia, Azia apo Amerika Jugore madje nuk kanë as detyrimin të jetojnë në Maltë. Mjafton që ata ta vizitojnë ishullin një herë në pesë vjet. Kjo pasaportë madje përfshin edhe udhëtimin pa vizë si turist në SHBA.

Për herë të parë Komisioni Europian e ka vënë në shënjestër të kontrollit modelin e biznesit të nënshtetësisë apo vizave kundrejt pagesave. Një raport i publikuar së fundmi jep shkas për shqetësim, thanë komisionerët Vera Jourova dhe Dimitris Avramopoulos në Bruksel.

Tre shtete – Malta, Qipro dhe Bullgaria e ofrojnë hapur kundrejt parave nënshtetësinë e tyre, ndërsa 20 shtete të tjera anëtarë japin kundrejt investimeve të larta të drejtën e qëndrimit në vend.

“Këto vende nuk shesin vetëm nënshtetësinë e tyre, por në të njëjtën kohë, një nënshtetësi për të gjithë Bashkimin Europian”, tha komisionerja e KE-së për Drejtësinë, Jourova.

Organizatat joqeveritare “Transparency International” dhe “Global Witness” në një studim të tyre në vjeshtë kanë llogaritur se në 10 vitet e fundit në BE janë dhënë 100.000 viza të arta dhe 6000 nënshtetësi kundrejt parave, kryesisht në Spanjë, Qipro, Portugali dhe Britaninë e Madhe./a.meta

Next Post
FRANCE/ Jelekverdhët hartojnë listën për zgjedhjet europiane në maj

FRANCE/ Jelekverdhët hartojnë listën për zgjedhjet europiane në maj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Makineri balte, shpifjesh, intimidimesh e shantazhesh

March 28, 2026
Kosova në prag të historisë, Gallapeni dhe Hoxha njëzëri: Ëndrra jonë është Botërori, tifozët na japin forcë

Kosova në prag të historisë, Gallapeni dhe Hoxha njëzëri: Ëndrra jonë është Botërori, tifozët na japin forcë

March 28, 2026
Lëkundjet e Vuçiçit në politikën e jashtme/ Ekspertët serbë: Çon në improvizime dhe rezultate të kufizuara

Lëkundjet e Vuçiçit në politikën e jashtme/ Ekspertët serbë: Çon në improvizime dhe rezultate të kufizuara

March 28, 2026
“Si strategu i Hasit apo doktori i pesës”/ Evi Kokalari tallet me Berishën: Kështu është kur dëgjon injorantët që e rrethojnë

“Shfrytëzuan prezencën time”, Evi Kokalari zbulon bisedën me Berishën dhe djalin e tij: I kërkova që të…

March 28, 2026
Buxheti i mbrojtjes së NATO-s rritet me 20%, Mark Rutte: Kthesë historike për Aleancën

Buxheti i mbrojtjes së NATO-s rritet me 20%, Mark Rutte: Kthesë historike për Aleancën

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In