• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

KE: Kundër mureve të reja në Evropë

by
19/06/2015 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Evropian (KE), ka reaguar ndaj planeve të Hungarisë për ngritjen e murit në kufirin me Serbinë, duke u tërhequr vërejtjen vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, se është kundër hapave që janë në kundërshtim me obligimet e BE-së dhe ka kërkuar nga vendet anëtare, siç është Hungaria, që të gjenden mënyra të tjera për ndaljen e hyrjes së imigrantëve ilegalë.

Zëdhënësja e Komisionit të Bashkimit Evropian për drejtësi dhe çështje të brendshme, Natasha Bertaud, ka theksuar se nuk duhet ngritur mure të reja, pasi ato janë rrënuar në Evropë.

“Në përgjithësi, KE nuk promovon përdorim të mureve dhe i inkurajon shtetet anëtare të shfrytëzojnë masa alternative. Ne tash së fundi i kemi rrëzuar muret në Evropë dhe nuk duhet t’i ngrisim ato përsëri”, tha Natasha Bertaud, të enjten vonë në Bruksel.

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, para dy ditësh i ka shpallur planet për “murin e lartë prej katër metrash” në kufirin e gjatë 175 kilometra me Serbinë, e cila nuk është anëtare e BE-së, duke theksuar se Budapesti “nuk mund të lejoj pritje më të gjatë” për ta ndalur hyrjen e imigrantëve, që aktualisht është në rritje.

Ky plan e ka “shokuar dhe befasuar” kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vendi i të cilit ishte skenë e rritjes së shpejtë të numrit të migrantëve ilegalë, derisa ata largoheshin nga zonat e luftës në gjithë Mesdheun.

Zoti Vuçiq është shprehur se Serbia nuk është fajtore, pasi migrantët ilegalë hyjnë duke kaluar nëpër Greqi dhe Bullgari, vende anëtare të BE-së.

“Askush Serbisë nuk mund t’i thotë asgjë. Përse Serbia është fajtore për krizën në Siri? A është Serbia fajtore për konfliktin ndërmjet Shtetit Islamik, Asadit, faktorit të tretë, do të thotë kurdëve? Serbia është vetëm vend tranzitor. Migrantët ilegalë nuk kanë hyrë nga Serbia, por nëpër Greqi dhe Bullgari”, tha Aleksandar Vuçiq.

Serbia është vend kandidat për pranim në BE.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Natasha Bertaud, ka theksuar se vendet anëtare të BE-së duhet të sillen në harmoni me ligjet e Bashkimit Evropian dhe obligimet ndërkombëtare.

“Vendet anëtare kanë përgjegjësi për t’i menaxhuar kufijtë e vet dhe u takon atyre për t’i identifikuar masat, që do të ndërmerren që pjesa e tyre e kufijve të jashtëm të BE-së të jetë e sigurt”.

“Megjithatë, çfarëdo mase e ndërmarrë nga shtetet anëtare të BE-së për t’i menaxhuar kufijt dhe për tu marrë me rrjedhjet e migrantëve, duhet të jetë plotësisht në linjë me ligjet e BE-së dhe obligimet ndërkombëtare, përfshirë respektimin për të drejtat e njeriut, të migrantëve, dhe respektimin e parimit të moskthimit të detyrueshëm të refugjatëve ose azilkërkuesve në vendin, ku ata mund të jenë subjekt i persekutimit, pra në rastet kur njerëzve u duhet mbrojtja ndërkombëtare”, tha Natasha Bertaud.

Planet hungareze për ngritjen e murit i kanë sjellur përkujtimet e ndarjeve të periudhës së Luftës së Ftohtë ndërmjet Evropës Lindore komuniste, ku bënte pjesë edhe Hungaria, dhe Evropës Perëndimore.

Në vitin 2014, Hungaria i ka pranuar 43 mijë refugjatë, që është numri më i madh për kokë banori në Bashkimin Evropian, me përjashtim të Suedisë.

Por, qeveria në Budapest thotë se 54 mijë imigrantë kanë hyrë deri tash këtë vit në Hungari, ndërsa raportohet se shumica prej tyre kanë hyrë nëpër Serbi.

Laszlo Toroczkai, politikan i krahut të djathtë ekstrem dhe prefekt i fshatit Ashothalom, në pjesën jugore të Hungarisë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ekziston “vetëm një vend prej të cilit imigrantët largohen nga lufta dhe hyjnë në Hungari… e ky vend është Ukraina, ndërsa migrantët e tjerë që vijnë në Hungari, kanë kaluar nëpër disa vende të qeta, e disa janë anëtare të BE-së, prandaj të gjithë ata janë imigrantë ekonomikë e jo politikë”.

Duke u shprehur për planet për ndërtimin e murit, për të cilat është njoftuar nga mediat, zoti Toroczkai tha se “mendimi im personal është se Qeveria e Hungarisë ka marrë sinjal nga BE-ja dhe qeveria jonë mund ta bëjë atë”.

Istvan Pastor, kryetar i Kuvendit të Vojvodinës, nga komuniteti hungarez në provincën autonome Vojvodina në Serbi, i ka sugjeruar opinionit në Serbi se muri “nuk do t’i ndryshojë jetërat e tyre”. REL

Next Post

Nga Zero. Në Hero

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com