• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ke frikë të jetosh në shtëpinë tënde”/ Pronari i biznesit që u sulmua me kallashnikov: Kamerat u fikën para të shtënave. Jam tronditur!

by Java News
21/04/2023 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Jam i tronditur”. Kështu shprehet Ferhat Tugaj, pronari i biznesit që u sulmua me armë zjarri kallashnikovi në Gjormë të Kurbinit mbrëmjen e së mërkurës, ku iu zbrazën mbi 30 plumba në fasën e biznesit të tij.

Në një prononcim për mediat, ai thotë se breshëria e armës ndodhi sapo kishin shkuar në shtëpinë e tyre, që e kanë në katin e dytë të ndërtesës ku ndohej dhe biznesi në katin e parë.

Sipas tij, kamerat e tij të sigurisë janë fikur pak sekonda para se të nisnin të shtënat dhe kanë fiksuar vetëm momentin kur para biznesit vjen makina e autorëve.

Më tej, Ferhat Tugaj thotë se nuk ka konflikt me askënd dhe hedh akuza edhe ndaj autoriteteve policore mbi hetimet për këtë ngjarje.

“Rreth orës 23:00, 23:20 të darkës, unë kam shkuar te dhoma ime. Mami doli dhe iku se i kemi shtëpitë ngjitur këtu, as u bënë 10 minuta kur u dëgjua breshëria e automatikut. Unë me mend se janë fishekzjarre se bëhet ndonjëherë ndonjë ditëlindje. E pashë që ishte më e fortë dhe normalisht u dëgjua shumë si zhurmë, u frikësova me thënë të drejtën. Nuk e di se si është puna, ku është puna, por me thënë të drejtën jam i tronditur. E kuptova se është thjesht një tip atentati ose ndonjë diçka për të frikësuar se normalisht një që ka diçka me mua personale vjen më kap mua, s’ka nevojë të vijë të futi plumba biznesit. U çova, erdhi dhe mami, pastaj normalisht mora policinë. Konflikte s’kam pasur kurrë në jetën time. Më bën përshtypje shumë reagimi i vonshëm shumë.

Ngjarja ka ndodhur që parmbrëmë. Ata s’kanë ardhur të marrin kamerat e shtëpisë time, imagjino, prej këtu deri në Laç ke 30 biznese. Të gjithë kanë kamera. U mërzita dje, shkova te Drejtoria e Lezhës për të bërë një ankimim më tepër. Tani e kam në plan të shkoj në Tiranë, të bëj ankimim dhe atje. Atje nuk më pritën në Lezhë, kërkova drejtorin, drejtori kishte punë se ishte në një ngjarje tjetër. Unë mendoj se në Shqipëri nuk ka shtet, sepse besoj unë, ka funksionuar e do funksionojë gjithmonë miku, kush ka lekë e të bëjë diçka më plus, kush s’ka lekë ngelet në vend. Të kesh frikë të jetosh në shtëpinë tënde, në hallet e tua, në shtëpinë tënde. Dyshimet e mia me thënë të drejtën nuk kam asnjë. Asnjë dyshim tek kurrkush. Dua drejtësi, vetëm drejtësi, kushdo që të jetë autori të shkojë te vendi ku i takon. Të paktën të rrish i qetë në punën tënde. Taksat i paguaj, kur vjen puna s’ke asnjë lloj sigurie.

Më ka ndodh një rast tjetër, kam pasur një punë makinash, se unë makina me qira jap këtu, më ka ndodhur një konflikt i vogël, kam shkuar në polici, kam bërë denoncim, veç deklaratë, marrin deklaratë aty edhe mbrapa ku jemi parë. Më shumë dëme materiale ka, rreth 7-8 mijë Euro jo më shumë. Më ka dëmtuar më shumë pjesa e ngjarjes që ka ndodhur se sa dëmtimi. Kur hapa kamerat për të parë ngjarjen, shifet shumë qartë makina që vjen këtu, ndalohet para oborrit aty edhe fiks 4-5 sekonda vetëm stakohen kamerat edhe mbrapa dëgjohet breshëria, domethënë nuk e ka kapur fare”, thotë pronari Ferhat Tugaj./m.j

Next Post
Konfirmimi nga KE: Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk vlen për pasaportat që lëshon Serbia

Konfirmimi nga KE: Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk vlen për pasaportat që lëshon Serbia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

August 12, 2026
Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

August 12, 2026
Dy grupe mediatike amerikane ngrenë padi kundër Trump, shkak pagesa për shërbimin në “Truth Social”!

“America First” përplaset me realitetin, miliona dollarë nga taksat amerikane po financojnë lëvizjen MAGA në Europë

August 12, 2026
Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

August 12, 2026
Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

August 12, 2026
Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

August 12, 2026
Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

August 12, 2026
Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

August 12, 2026
Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

August 12, 2026
Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin!  Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin! Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com