Skuadra e Skënderbeut sonte do të zhvillojë duelin historik ndaj Dinamo Zagrebit. Nëse siguron një rezultat të favorshëm, Skënderbeu mund të cilësohet kandidat serioz për të vazhduar tutje në grupe Ligën e Kampionëve.
Por, sa favorizohet skuadra korçare nga ekspertët?
Një webfaqe që merret me parashikime të ndeshjeve nga ekspertët, mes tjerash, ka parashikuar edhe ndeshjen Skënderbeu – Dinamos.
Sistemi i webfaqes është i mbledh 100 ekspertë dhe ata parashikojnë ndeshje të ndryshme nga pothuajse të gjitha kampionatet evropiane, raporton Telegrafi.
Për ndeshjen Skënderbeu Dinamo, nga 100 ekspertë, 70 mendojnë se ndeshjen do e fitojë skuadra kroate.
Vetëm 7 nga ta mendojnë se do të fitojë skuadra vendase, kurse 23 mendojnë se ndeshja do të përfundojë barazim.
Nga këta 100 ekspertë, 2 rezultatet që janë parashikuar më së shpeshti janë 0-2 dhe 0-4, gjithnjë në të mirë të kroatëve, raporton telegrafi.
Përveç ekspertëve, edhe kompanitë e basteve favorizojnë Dinamon.
Fitorja e Skënderbeut kuotohet me 4.1, barazimi me 3.25 kurse fitorja e Dinamos me 1.85.