Për vite me radhë Las Vegasi, i ashtuquajturi Kryeqyteti i Zbavitjes, ka qenë qendra e lojërave të fatit, por një “mbretëri” e re e këtyre lojërave lindi në Azi, pikërisht në Makao.
Makao Veneciane (The Venetian Macao) quhet hoteli luksoz i cili në vete ka edhe kazinon i cili u modelua nga një ndërtesë pushimi bazë në Las Vegas.
Makao Veneciane (The Venetian Macao) mbanë kazinon më të madhe në botë dhe është struktura e vetme e llojit të tillë në Azi. Totali i hapësirës së kazinos është 50.700 m2.
Kazinoja përmban disa zona themelore të fatit : Peshku i Artë, Dragoi i Kuq dhe Fenix që të gjitha këto luhen në një total prej 3400 makinash fati , dhe 800 tavolina për kumar.
Ky Hotel u përfundua në korrik të vitit 2007 dhe për turistët zyrtarisht u hap më 28 gusht 2007.
Kompleksi turistik ka 3000 apartamente dhe 15.000 vende për argëtim duke përfshirë aktivitete të ndryshme sportive.