Duke lënë mënjanë pyetjet për aktualitetin, kryeministri Edi Rama ka ftuar në çadrën e tij dy gazetare për t’ju shmangur lagies nga shiu.
Gazetarja e News 24, Elgantina Alliaj pyeti zotin Rama, i cili dilte nga aktiviteti për hartimin e planit të zhvillimit për 26 bashki, se pse u anulua takimi me kryeparlamentarin Ilir Meta, ndonëse i devijoi përgjigjes, ai i drejtohet si kavalier: “Hajdeni në çadrën time. Ku doni të shkoni?”.
Më tej gazetarja iu drejtua duke thënë se do shkonte në redaksinë e lajmeve, ndërsa Rama shtoi se: “Deri në redaksi nuk ju çoj dot. Mirupafshim”.