• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kauza e drejtë dhe qëllimi i gabuar i protestës opozitare

by Blendi Kajsiu
10/10/2024 21:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Blendi Kajsiu

Së pari duhet thënë qartë që opozita berishiste ka të drejtë në protestën e saj kundër vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin me burg të deputetit Salianji. Pa dashur të futem në analizën e vendimit të gjykatës, pasi nuk jam jurist, vendimi në fjalë është minimalisht shqetësues për të mos thënë arbitrar. Qoftë nga pikpamja juridike, qoftë nga ajo politike.

Juridikisht duket i çuditëshëm vendimi për të dënuar me burg për kallëzim të rremë dikë që në fakt nuk ka bërë një kallëzim formal, por vetëm një denoncim publik në kapacitetin e tij si politikan i opozitës. Politikisht dënimin me burg i një deputeti opozitar, sepse ka nxjerrë në dritë përfshirjen në trafik drogë të vëllait të ministrit të brendshëm, duket më shumë si hakmarrje politike sesa si triumf i drejtësisë.

Kjo përshtypje të përforëcohet edhe më tej kur lexon reagimin e shëmtuar të kryeministrit Rama mbi dënimin me burg të deputetit Salianji në të cilin deklaron se radhën për dënim e kishte Gazment Bardhi, të cilin me një gjuhë fashiste Rama e cilësonte si nën-njeri. Mllefi dhe vreri i kryeministrit Rama në atë mesazh është një provë publike se në rastin Salianji nuk triumfoi drejtësia por hakmarrja e pushtetit ndaj një zëri opozitar që e kish bezdisur.

Për të gjitha këto arsye kauza e opozitës berishiste është e drejtë. Dënimi me burg i deputetit Salianji ka të gjitha tiparet e një padrejtësie jo vetëm juridike por edhe politike. Ndaj protesta në mbështetje të deputetit Salianji dhe fushata opozitare për lirimi e tij nga burgu është mëse legjitime.

Të paktën ky duhet të ishte qëllimi i protestës së opozitës, ndërgjegjësimi i opinionit publik për padrejtësinë e vendimit kundër deputetit Salianji kombinuar me një fushatë për lirimin e tij nga burgu. E thënë ndryshe protesta opozitare duhet të kishte si qëllim korrektimin e një padrejtësie politike dhe juridike dhe konsolidimin e një standarti politik, që garanton lirinë e deputetëve opozitarë për të denoncuar korrupsionin e qeverisjes.

Fatkeqësisht ky nuk është qëllimi primar i protestës opozitare. Synimi i saj parësor është delegjitimimi i të gjithë sistemit të drejtësisë, edhe pse ky ende nuk e ka thënë fjalën e tij të fundit (mungon ende vendimi i Gjykatës së Lartë). Në këtë aspekt kauza e drejtë e deputetit Salianji është thjesht një pretekst më shumë për të treguar se drejtësia është tërësisht nën kontrollin e Ramës që ka futur në burg Berishën.

Pra qëllimi parësor nuk është lirimi i deputetit Salianji apo korrigjimi i padrejtësisë që mund të jetë bërë ndaj tij dhe standartit opozitar, por përdorimi i rastit konkret për të vërtetuar edhe një herë që Berisha është i dënuar politik. E thënë ndryshe më shumë se sa të prodhojë drejtësi për Salianjin dhe standartin opozitar qëllimi parësor i protestës opozitare është të vërtetojë që nuk ka drejtësi.

Nuk është rastësi që fokusi i veprimt opozitar është tek Kryeminisria dhe jo tek Gjykata e Lartë që teorikisht mund ta deklarojë të pafajëshëm Salianjin. Bombat molotov dhe thirrjet për qeveri teknike nuk shërbejnë aspak për ta ndërgjegjësuar opinion publik në lidhje me padrejtësinë e rastit Salianji. Përkundrazi ato e zhvendosin vëmendjen nga rasti konkret drejt mesazhit standart të opozitës se për sa kohë Berisha është në arrest Shqipëria do të jetë në flakë.

Në këto kushte të krijohet përshtypja se një vendim pozitiv i Gjykatës së Lartë që e shpall Salianjin të pafajëshëm do t’i prishte punë protestës opozitare, pasi do hidhte poshtë tezën se drejtësia kontrollohet tërësisht nga Rama. Edhe një vendim i tillë do interpretohej si një “lojë” e Ramës për të legjitimuar një drejtësi që ai e kontrollon.

Natyrisht mbetet për t’u parë vendimi i Gjykatës së Lartë. Le të shpresojmë që ajo do të korrigjojë padrejtësitë që duket se janë bërë në shkallën e parë dhe të dytë të gjykimit në rastin Salianji. Në fund të fundit, një sistem funksional drjetësie nuk është ai që nuk prodhon vendime të gabuara, por sistemi ku këto vendime korrigjohen.

Ndaj roli i një opozite konstruktive duhet të ishte forcimi i një sistemi drejtësie ku gabimet korrigjohen dhe jo delegjitimimi i përpjekjes për ndërtimin e një sistemi të tillë për interesa të ngushta politike. Kauza opozitare për të korrigjuar padrejtësinë politike dhe juridike të rastit Salianji është e drejtë sepse forcon sistemin e drejtësisë dhe stanadartin politik të opozitarizmit në skenën tonë politike.

Ndërkohë përdorimi i kësaj kauze të drejtë me qëllim delegjitimimin e reformës së drejtësisë apo për të kërkuar një qeveri teknike është i gabuar. Jo vetëm sepse nuk shërben për të korrektuar padrejtësinë e rastit Salianji, por sepse duke delegjitimuar çdo shpresë për një drejtësi të pavarur garanton pandëshkueshmërinë politike, të djeshmen, të sotmen dhe të nesërmen.

Next Post
Gjyqet e demokratëve, dosja “Partizani” 1 muaj “pezull”, Salianji shton arsyet për lirim

Gjyqet e demokratëve, dosja "Partizani" 1 muaj "pezull", Salianji shton arsyet për lirim

Comments 1

  1. ppa says:
    1 year ago

    C’eshte ky Kajsiu, qe edhe permes portretit kercenues ka mprehur shpaten kunder drejtesise dhe E. Rames….Aq munda te lexoj , vetem tri paragrafet e pare, nga ky analist qe ka zgjedhur te imitoj “korifeun” e gazetarise B.Fevziu!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In