• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjyqet e demokratëve, dosja “Partizani” 1 muaj “pezull”, Salianji shton arsyet për lirim

by A R
10/10/2024 21:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dhënë vetes edhe një muaj kohë për të qepur dhe depozituar në gjykatë dosjen “Partizani” me të pandehur ish-kryeministrin, Sali Berisha dhe katër të tjerë.

Në një kohë që afati i hetimit skadonte më 2 tetor, ndërsa mbyllja e hetimeve iu komunikua me herët të pandehurve, SPAK ka njoftuar mbrojtësit e tyre për një shtyrje të re.

Përmes këtij afati, prokurorët do të njihen edhe me materialet voluminoze të paraqitura nga avokatët për kundërshti mbi hetimin e bërë nga SPAK. Nga ana tjetër, pavarësisht afatit të ri, prokurorët mund t’i drejtohen më shpejt gjykatës me kërkesën për gjykimin e ish-kryeministrit Berisha, dhëndrit të tij, Jamarbërn Malltezi, biznesmenit Fatmir Bektashi dhe dy të tjerëve për akuza të “korrupsionit” dhe “pastrimit të parave”, kërkesë që do të shqyrtohet nga gjyqtari paraprak. Ndërkohë, në një tjetër gjykatë, ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, shtoi argumentet për kërkesën e tij për pezullim të dënimit me burg. Përmes avokatit të tij, Ledio Braho, deputeti Salianji depozitoi në Gjykatën e Lartë material shtesë për kërkesën e paraqitur më 1 tetor, pak ditë pasi u dërgua në burgun e Fierit.

Duke bërë një qasje me rastin e deputetes së PS, Olta Xhaccka, avokati vinte në dukje një diskriminim të Salianjit në praktikën e ndërprerjes së mandatit për shkak të përkatësisë së tij politilke. Sipas avokatit, në rastin e deputetes Olta Xhaçka, deputete e shumicës parlamentare, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë refuzon ekzekutimin e dy vendimmarrjeve të Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që në rastin e kërkuesit Ervin Salianji, deputet i pakicës parlamentare, i dënuar me vendim të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm (i paarsyetuar ende), Kuvendi i Shqipërisë, vetëm nëpërmjet leximit të dispozitivit të vendimit të gjykatës, ka konstatuar përfundimin e mandatit të deputetit. Në Gjykatën e Lartë kërkesa e Salianjit për pezullim të dënimit me burg është caktuar të zhvillohet më 15 tetor.

/a.r

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

“Pavarësia” e feve shqiptare nga Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In