• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Kaubojsi” rrëfehet: Dashuria, pasuria dhe popullariteti në media

by A R
13/12/2015 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ai është deputeti më i komentuar në këtë parlament, dhe pse ka vetëm dy muaj që është bërë pjesë e tij. Eduard Ndocaj, deputeti socialist i Lezhës, në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com”, tregon historinë e tij të dashurisë me bashkëshorten e tij.

Sa i takon aksionit politik, ai shpreh rezerva ndaj Nard Ndokës, të cilin e kritikon se ju shmang votimeve të mazhorancës dhe pse është pjesë e saj.

Ju ishit deklaruar paraprakisht si deputet i PDK-së, dhe papritur u regjistruat me grupin parlamentar të PS-së. Si ju bindi z. Ruçi dhe z. Balla?

Së pari, PDK nuk ka grup parlamentar dhe nuk mund të deklarohesh deputet i PDK. Ishte një tentativë për të krijuar një grup parlamentar të PDK, unë kam qenë i disponueshëm, po ashtu edhe drejtuesit e grupit parlamentar të PS, por ky disponim mungoi nga ana e kryetarit të PDK Nard Ndoka. Kjo mungesë vullneti u vërtetua me mungesën e Nard Ndokës në votimin e buxhetit edhe pse PDK është në koalicion me PS. Megjithatë në deklaratat e mia kam thënë se unë jam zgjedhur deputet me votat e socialistëve të ndershëm dhe nuk kishte kuptim tjetërsimi i një mandati për interesa të ngushta personale politike. Për këtë arsye pranova të isha pjesë e grupit parlamentar të PS.

Aktet tuaja të bamirësisë të paktën sa jeni futur në Parlament janë të shumta. A ju kanë ngelur më lekë, z. Ndocaj?

Është një gabim i madh të bëhet një lidhje mes bamirësisë si koncept dhe parasë si nocion. Iniciativat e mia për bamirësi edhe pse kanë pasur efekte konkrete, qëllimi i vërtetë ka qenë për të sensibilizuar politikanët, pushtetin dhe të pasurit e tjerë që për bamirësi të fusin duart në xhepa e të mos kursehen. Nuk mund të jemi pasiv e të ngurtë, kur mund të bëjmë shpëtim jetësh apo për rastet e urisë së bukës.

E keni plotësuar formularin e deklarimit të pasurisë? Sa i pasur jeni?

Pasuria është një koncept që orientohet nga minus infiniti e mund të shkojë deri tek plus infiniti. Unë nuk jam i sëmurë apo maniak për të pasur pafundësisht pasuri. Bëj një jetë normale dhe ajo që ka rëndësi është se vazhdimisht duke u djersitur dhe jo duke përfituar nga posti apo pushteti. Unë jam nga ata biznesmenë që jam ‘made man’. Unë nuk jam nga ata që nga buxhetor apo pushtetar janë bërë biznesmen. Unë nga biznesmen jam bërë politikan dhe për t’u bërë biznesmen kam punuar pa u lodhur duke nisur që punëtor në frutikulturë, në pastrues në Itali, punëtor krahu, në mjeshtër ndërtimi e në fund sipërmarrës.

Cila është historia juaj e dashurisë?

Ka qenë dashuri me shikim të parë. Isha 19 vjeç dhe krejt rastësisht kisha shkuar në Malaj të Mirditës, aty shikoj vajzën që sot e kam nuse. Pyes një shok që ishte vendali se kush ishte ajo vajza dhe se ku banonte. Po atë ditë e takova afër shtëpisë dhe një ditë më vonë i kam shkuar në shtëpi dhe i kam kërkuar dorën. Pas dy muajsh jam larguar në Itali dhe nuk jemi takuar për 4 vjet e pak. Gjatë kësaj periudhe kemi shkëmbyer qindra letra të cilat i kemi koleksionuar të gjitha. Pas kësaj periudhe kam ardhur nga Italia dhe jemi martuar. Kisha blerë një makinë që për kohën ishte mjaft trendy, Citroen BX sportive. E kam marrë nuse me këtë makinë duke qëndruar vetë në timon. Pasi martohemi e marr dhe nusen në Itali e vazhdojmë jetën familjare. Nusja, Vali më ka qëndruar pranë në çdo iniciativë time dhe ka qenë krahu i djathtë i imi. Pak ditë më parë kemi festuar të lumtur 20-vjetorin e njohjes e prezantimit të parë.

Sa bashkëpunëtor jeni në familje? Psh, gatuani?

Unë kam një ditë shumë të ngjeshur për shkak të angazhimeve. Zakonisht dalë herët në 6 të mëngjesit e kthehem në mesnatë. Sigurisht, kur kam kohë më pëlqen të jem i pranishëm në kuzhinë, jo vetëm për të ngrënë, por edhe për të gatuar. Supat me perime më pëlqen t’i gatuaj.

Ju keni pasion pikturën. Cilin prej politikanëve shqiptarë do të donit të ulnit përballë për orë të tëra dhe ta pikturonit?

Unë e kam pasion pikturën edhe pse mund të konsiderohem një piktor amator. Më shumë më pëlqen të bëj koleksion pikturash e në çdo vend që shkoj zakonisht blej piktura. Kam një koleksion të konsiderueshëm me piktura (qesh). Asnjërin prej tyre, më mirë se populli nuk mund t’i pikturojë askush.

Ju jeni përditë subjekt i shkrimeve në media. Është media që ju ndjek juve apo ju e “provokoni” median duke kërkuar vëmendje?

Mendoj se kam ofruar një model të ri politikani, të natyrshëm, pa komplekse inferioriteti, superioriteti. Unë jam origjinal në gjërat e mia që bëj dhe publik, dhe jam në shërbim të qytetarëve dhe vendit. Siç duket, edhe mediat kishin nevojë për një model origjinal që preferon të thotë të vërtetën.

Shqiptarja.com

Next Post

Nesër parashikohen sërish rrëmuja në parlamentin e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In