• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nesër parashikohen sërish rrëmuja në parlamentin e Kosovës

by A R
13/12/2015 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për ditën e hënë është caktuar seanca e radhës plenare në Kuvendin e Kosovës. Sipas agjendës së shpallur në ueb-faqen e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të diskutohen 28 pika të rendit të ditës, pritet të jetë një nga seancat më të gjata. Kurse në anën tjetër, e tëra mund të zgjas vetëm pak minuta nëse deputetët e opozitës vazhdojnë me bllokimin e punimeve siç kanë bërë tash e rreth 3 muaj.

Pikat të cilat do të sjellin interes sipas ministrit të Financave, Avdullah Hoti dhe shefit të GP të PDK-së, Adem Grabovci janë Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016, që është pika e katërt me radhë, dhe Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive, që është e 19-ta me radhë, raporton Koha.net.

Ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka vënë theks të veçantë tek pika e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive që, sipas tij, me këtë bëhet e mundur që Kosova të hyjë në hua tek institucionet financiare ndërkombëtare për të financuar projekte të mëdha kapitale (p.sh. sistem të ujitjes së tokave bujqësore, hekurudha, rrjeti energjetik, etj.).

Ndërsa shefi i GP të PDK-së, Adem Grabovci në një intervistë për kosovapress, është fokusuar tek Projektligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016, i cili për Grabovcin është dokumenti më i rëndësishëm që ka ndikim në secilën familje.

“Pa aprovimin e buxhetit, do të paralizohet në tersi dhe shteti”, ka thënë Grabovci.

Në anën tjetër ministri Hoti ka thënë se borxhi i përgjithshëm i Kosovës është rreth 728 milionë euro, që i bie të jetë rreth 12.6% e GDP-së që ka Kosova. Ky borxh është më i ulëti në rajon, që fillojnë nga Maqedonia me 37.3% e deri tek Shqipëria me 73.6%. Sipas Hotit, ky borxh jep hapësirë të mjaftueshme për të marrë kredi “VETËM për qëllime zhvillimore”.

 

Next Post

Lindsay, e nxehtë edhe në ditë dimri (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In