Deputeti i ri i Lezhës Eduart Ndocaj ka vizituar shkollën 9 vjeçare Dodë Gegë Pjetri, në Manat e cila ka qenë dhe shkolla ku ai ka kryer studimet fillore. Kaubojsi ka marrë pjesë gjithashtu edhe në festën e organizuar nga mësuesit dhe nxënësit për rastin e festave, një eveniment që e ka sponsorizuar vetë deputeti, I cili është dhe Presidenti I Bordit Drejtues të Shkollës.
Në festë, kaubojsi, si përherë i “pajisur” me kapelen e tij, nuk ka ngurruar të kërcejë disa këngë popullore me fëmijët dhe mësuesit e ish shkollës së tij fillore.