• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Katër vila në një thes me gënjeshtra

by Mero Baze
13/11/2020 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Lulzim Basha ka një diferencë të madhe me Ilir Metën, sa i takon pasurisë. Jo në faktin që ai ka më shumë, apo më pak, por që Ilir Meta në raport me këtë, është më i hapur dhe më transparentë. Ai nuk ka kompleks ta deklarojë vilën në Lalz apo shtëpinë në Tiranë. Dhe opinioni publik ja ka pranuar këtë staus.

Lulzim Basha ka më shumë se ai, por përpiqet t’i mbajë ato fshehur nga sytë e opinionit publik. Ai është përballur dje me pyetjen e Sokol Ballës për dy vilat në kompleksin rezidencial në Farkë, ku banon së bashku me familjen e gruas, dhe dy vilat në Vila Mare në bregdet, në Hamallaj.

Në të katër vilat banon rregullisht. Në këto dy në Farkë, banon çdo ditë. Në ato dy në Hamallaj për fundjava dhe në verë.

Vilat në Farkë ka një vit që nuk i sqaron se si i ka marrë. Në fillim nuk pranonte që jetonte aty. Pasi ju botuan fotot, tha se ‘ika nga apartamenti se ma dëmtoi tërmeti’ i shtatorit të vitit të kaluar. Ka kaluar më shumë se një vit dhe apartamenti mund të rregullohej, edhe pse nuk është dëmtuar fare dhe nuk ka asnjë ekip që të merret me rregullimin e tij.

Tani thotë që ‘i kam marrë me qira dhe i kam deklaruar në tatime’. Duke qenë se ato janë të dhëna personale, ai e di që Tatimet nuk të japin informacion për këtë, dhe thjesht po fsheh të vërtetën për dy vilat në Farkë.

Por ai nuk fsheh dot më faktin që jeton aty, komshinjtë dhe jetën e përditshme atje.

Problemi që ai ka, është emri në të cilin ka blerë vilat dhe ka bërë sikur ja ka marrë me qira. Në këtë rast ai ka problem dhe me pronarin formal, dhe me kontratën formale të qirasë. Dhe kjo është arsyeja që nuk e bën publike.

Çfarë do t’i prishte punë një njeriu të bënte publike kontratën e qirasë së dy vilave në Farkë, nëse nuk do kishte komplekse nga pronari formal që ja ka marrë dhe nga çmimi formal që i ka vënë kontratës?

Janë këto dy arsyet që ai qëndron i vendosur, në mungesën e transparencës së dy vilave në të cilat banon.

Problemi i dytë janë vilat në Vila Mare, në Hamallaj, blerë tek një nga ata që ai e quan pa emër, “oligark”. Ka shitur një apartament tek “Laguna Blu” në Qerret dhe ka blerë po dy vila në Vala Mare në Hamallaj. Ka dhe foto aty me fëmijë. Biles dhe javën e fundit.  As për këto nuk jep shpjegime. As që i ka marrë me qira, as që i ka blerë.

Tani për opinionin publik ka pak rëndësi se si Basha përpiqet të fshehë katër vila. Të gjithë janë të qartë, që ai në dy vitet e fundit në opozitë ka bërë katër vila, dy në bregdet dhe dy në Farkë.

Nëse do të tregonte faturat dhe ai ka aq lekë formale nga kunati që t’i tregojë, pasi është biznesmen që ka pas fitime në qeverinë “Rama”, ai do ta kishte mbyllur këtë histori.

Duke gënjyer, duke bërë sikur i ka marrë me qira, duke fshehur qiradhënësin, ai vetëm sa  e mban gjallë këtë temë dhe e bën refren të përditshëm, duke ua ngulur në mendje shqiptarëve, që këto vila nuk i ka blerë me forcat e veta, me pazaret e veta dhe me ca para të vetat.

Në këtë pikë mund të mësojë nga Ilir Meta. Bile dhe nga Sali Berisha. I kanë vilat ngjitur me njëri- tjetrin në Lalëz dhe as e vrasin mendjen për këtë punë. Të paktën nuk gënjejnë si ky, që dikush ua ka dhënë, por nuk thotë as emër, as tregon faturë.

Meta thotë e kam blerë vetë, Saliu thotë ja ka blerë vajza… dhe ky mund të thotë mi ka blerë kunati. Por ky se bën këtë, duke u përpjekur më kot  të fusë katër vila në një thes me gënjeshtra. Kur e di fare mirë që ato e dëmtojnë më shumë duke i fshehur, se sa duke i treguar.

Next Post
Si iu shmang Lulzim Basha fakteve dhe akuzave

Si iu shmang Lulzim Basha fakteve dhe akuzave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In