• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Katër përrallat e famshme dhe historitë rrënqethëse që fshihen pas tyre

by A R
01/08/2017 08:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përrallat, sikur që e dimë, u dedikohen më së shumti fëmijëve, prandaj ato konsiderohen si naive dhe të mira, sikur edhe vetë fëmijët. Por, a ishte gjithmonë kështu?

Kësulëkuqja

Kjo përrallë është shkruar nga vëllezërit Grimm, të cilët, besuat apo jo, ishin të njohur për shkrimin e përrallave të tmerrshme. Versionet e mëhershme të Kësulëkuqes, duke përfshirë edhe atë të Charles Perrault-së të vitit 1697, e paraqisnin Kësulëkuqen si kanibale, ku pasi ujku vret gjyshen e saj, ai ia ofron Kësulëkuqes zorrët e gjyshes, që t’i hajë. Në një version tjetër, Kësulëkuqja zhvishet lakuriq, pas insistimit të ujkut. Ai ia hedhë rrobat në zjarr dhe atë e merr në shtratin e tij. Më pas, ujku e han Kësulëkuqen, me çka edhe mbaron përralla. Përralla origjinale besohet se kishte për qëllim t’u tërhiqte vëmendjen vajzave që të rrinin larg nga të huajt.

Borëbardha

Historiani gjerman, Eckhard Sander, thotë se Borëbardha mund të ketë ekzistuar me të vërtetë dhe emri i saj ishte Margarete von Waldeck. Ajo ishte një fisnike nga Bavaria e shekullit XVI, e cila u dashura me një princ, i cili u bë mbreti Phillip II i Spanjës. Prindërit e saj ishin kundër kësaj lidhjeje, meqë e konsideronin politikisht problematike. Margarete vdiq nga helmimi në moshën 21. E, sa u përket xhuxhëve, duket se familja von Waldeck posedonte një minierë të bakrit, ku punonin edhe fëmijët, në kushte skllavërie. Këta fëmijë, për shkak të kushteve tejet të rënda të punës, mund të kenë pasur edhe deformime, prandaj edhe quheshin xhuxhë. Në versionin origjinal të përrallës, mbretëresha merr vesh për ekzistimin e Borëbardhës duke biseduar me pasqyrën. Ajo dërgon gjuetarin që ta vriste atë dhe t’ia çonte asaj mushkëritë e bardha dhe të zeza të Borëbardhës, në mënyrë që mbretëresha t’i hante ato. Në fund, pasi princi martohet me Borëbardhën, mbretëresha zemërkeqe detyrohet që të vallëzojë me këpucë përcëlluese të hekurta, derisa vdiq.

Bukuroshja e fjetur

Një përrallë pesimiste, me titullin “Dielli, Hëna dhe Talia”, kishte shërbyer si bazë për Bukuroshen e fjetur. E botuar së pari në vitin 1634 nga poeti italian Giambattista Basile, bukuroshja Talia, pasi bie në gjumë, gjendet nga një mbret, i cili tenton ta zgjojë atë. Pasi Bukuroshja e fjetur nuk zgjohet, mbreti vendosë që ta përdhunojë atë, para se të kthehet në shtëpi. Ndërsa ishte pa vetëdije, Bukuroshja e fjetur lindi dy fëmijë, ku njëri prej tyre ia thithi gishtin, duke ndikuar që ajo të zgjohej. Ndërkohë, mbreti i cili e kishte përdhunuar Bukuroshen e fjetur, tani ishte martuar me një grua tjetër, e cila kur merr vesh për fëmijët e Bukuroshes, vendosi që t’i mbyste ata, duke i zier. Ajo vendosi që fëmijët e zier t’ia shërbente burrit të saj, mbretit, pra babait të fëmijëve. Por, kuzhinieri mbretëror në vend të fëmijëve pjek një qengj. Mbreti merr vesh për komplotin e gruas, të cilën e djeg për së gjalli, dhe vetë bashkohet me Talian.

Hirushja

Në shekullin XIX, vëllezërit Grimm publikuan versionin e saj të Hirushes. Motrat e saj zemërkëqija nga babai, Anastasia dhe Drizella, ishin më shumë sesa vetëm xheloze. Kur princi erdhi me këpucën, për të parë se kujt i përkiste ajo, ato prenë këmbët e veta, me qëllim që t’i fusnin në këpucë. Princi e kuptoi dredhinë e tyre dhe shpejt bashkohet me Hirushen. Më pas, motrat e saj nga babai ndiqen nga sorrat, të cilat ua nxjerrin atyre sytë, për ligësitë që i kishin bërë. /b.d

Next Post
Pence shkon në Estoni dhe dëshmon: Sulmi ndaj një aleati të NATO-s, sulm ndaj të gjithëve

Pence shkon në Estoni dhe dëshmon: Sulmi ndaj një aleati të NATO-s, sulm ndaj të gjithëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

October 8, 2026
“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

October 8, 2026
“U sulmuan dhunshëm dhe barbarisht”- Erion Braçe flet për agresionin ndaj deputeteve: Protesta me elementë fashistë!  Liria politike është kushtetuese

Braçe zbulon debatet në mbledhje?! Deputeti i PS: M’u tha “do protagonizëm individual”…

October 8, 2026
“Berisha nuk është lider i gjithë opozitës”- Alibeaj: Me vizitën në SHBA fitoi vetëm bastin e tij personal! Drejton një parti të gjymtuar

“Reforma territoriale është elektorale!”, Alibeaj: Rama do bëjë sërish ndryshime, nga 46 në 30 bashki

October 8, 2026
Tragjike në Itali! I riu shqiptar humb jetën gjatë prerjes së pemëve

Tragjike në Itali! I riu shqiptar humb jetën gjatë prerjes së pemëve

October 8, 2026
Harta e re Territoriale, Sara Mila: Na e ka kërkuar Europa, premtim i fushatës zgjedhore

Harta e re Territoriale, Sara Mila: Na e ka kërkuar Europa, premtim i fushatës zgjedhore

October 8, 2026
Berisha akuzon mazhorancën në Kuvend: Po asgjësoni 15 bashki për interesat tuaja korruptive

Berisha akuzon mazhorancën në Kuvend: Po asgjësoni 15 bashki për interesat tuaja korruptive

October 8, 2026
Gjykata: Urdhër-arrestet e përdorura për kontrollin e banesave të Andrew-it ishin të paligjshme

Gjykata: Urdhër-arrestet e përdorura për kontrollin e banesave të Andrew-it ishin të paligjshme

October 8, 2026
Dështon programi i tankeve, Gjermania tërhiqet nga projekti i përbashkët me Francën -

Dështon programi i tankeve, Gjermania tërhiqet nga projekti i përbashkët me Francën –

October 8, 2026
Zjarr masiv në fshatin Kotë të Selenicës, flakët u afrohen banesave

Zjarr masiv në fshatin Kotë të Selenicës, flakët u afrohen banesave

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com