• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Katër oficerë shqiptarë atashohen pranë policisë franceze për luftën kundër krimit të organizuar

by Java News
20/03/2018 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko u prit nga Ministri i Brendshëm Gerard Collomb, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Francë. Zv.ministrja Kuko, e cila shoqërohet nga Drejtori i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka, njohu ministrin Collomb me rezultatet e deritanishme në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, ecurinë e procesit të Vetting-ut në Policinë e Shtetit dhe arritjet falë masave të marra në luftën kundër migracionit të paligjshëm.

Ministri francez vlerësoi rezultatet e arritura nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, në luftën kundër krimit të organizuar dhe shprehu mbështetjen e plotë të qeverisë franceze. Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve dhe përpjekjet e përbashkëta në mbështetje të objektivave të afërta të procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Gjithashtu u prezantuan 4 oficerët shqiptarë të atashuar pranë Policisë franceze në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, parandalimit të fenomenit të azil kërkimit, për një shkëmbim më të mirë të informacionit, analizë të thelluar të tij dhe përsosjen e formave të bashkëpunimit.

Marrëveshja u nënshkrua nga dy ministrat e Brendshëm në Tiranë, gjatë vizitës së z.Collomb në mesin e dhjetorit 2017. Ajo i hap rrugë një faze të re bashkëpunimi, ndërtuar mbi punën e skuadrave të përbashkëta të policisë franceze dhe asaj shqiptare për grupet kriminale që kryejnë aktivitet në dy vendet.

ma.me

Next Post
Ronaldo ka filluar të pyesë për Kinën? Scolari jep pak detaje

Ronaldo ka filluar të pyesë për Kinën? Scolari jep pak detaje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

November 9, 2026
pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In