• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Katër ngjarje të rënda brenda disa orëve. Tritol tatimorit në Shkodër, i biri vret babanë në Durrës, vrasje në Tiranë dhe Berat

by Os De
28/10/2025 17:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër ngjarje të rënda janë shënuar në vend ditën e sotme.  Në orët e para të mesditës së kësaj e martë në Shkodër iu vu tritol 38-vjeçari Enea Busukja, i cili sapo ndezi makinën, mjeti shpërtheu.  Si pasojë ai mbeti i plagosur. 

Ndërkohë në Durrës 25-vjeçari Marjan Kodheli vrau me thikë babanë e tij, Pjetër Kodheli. 

Ndërkohë në Tiranë 34-vjeçari Indrit Ismaillari, kuzhinier në lokalin në zonën e Komunës së Parisit, ka mbetur viktimë pasi është goditur me thikë nga Filip Shehu, i cili punonte si picier në këtë biznes. 

Ndërsa në Berat, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Kristo Mema Alias Kastriot Hoxha, 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, ka goditur me mjet prerës shtetasin Keli Hoxha., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën. 

16:47 Tjetër ngjarje kriminale në vend, vritet me thikë 42-vjeçari në kalanë e Beratit 

Rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, shtetasi K. M., alias K. H., 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën. 

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij. 

16:09 Sherri në lokal te ‘Komuna e Parisit’, humb jetën kuzhinieri 

Një incident është shënuar pak momente më parë në zonën e Komunën e Parisit në Tiranë. 

Ngjarja ka ndodhur në një lokal, ndërsa mësohet se ka të plagosur me thikë një kuzhinier, i cili ka humbur jetën në spital. Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Indrit Ismaillari, ndërsa autori është Filip Shehu. 

15:16 Vrau babanë në banesë dhe u arratis, arrestohet 25-vjeçari në Durrës 

Është vënë në pranga 25-vjeçari Marjan Kodheli, i cili dyshohet se vrau m thikë babanë e tij në banesë. 

Ngjarja ndodhi në zonën e Shkallnurit, ndërsa dyshohet se djali vuante nga probleme të shëndetit mendor. 

14:59 EMRAT/ Krim në familje në Durrës, 25-vjeçari vret babanë 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, me pasojë një viktimë. 

Raportohet se një person ka vrarë me thikë babanë e tij. Nga informacionet paraprake dyshohet se djali vuante nga probleme të shëndetit mendor. 

Autori është identifikuar si Marjan Kodheli, ndërsa viktima Pjetër Kodheli. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkallnurit. 

13:30 Atentati në Shkodër, sigurohen pamjet e makinës së djegur, dyshohet se u përdor nga autori 

Pas shpërthimit me lëndë plasëse që tronditi ne lagjen “Ndoc Mazi” në Shkodër, policia ka zbuluar një makinë të djegur në fshatin Dragoç. 

Burime nga hetimet paraprake bëjnë me dije se mjeti po verifikohet nëse ka lidhje me atentatin ndaj 38-vjeçarit Enea Busukja, i cili mbeti i plagosur si pasojë e shpërthimit. 

Makina është gjetur plotësisht e shkrumbuar dhe po i nënshtrohet ekspertizës nga grupi hetimor për të përcaktuar pronësinë dhe nëse është përdorur nga autorët e ngjarjes. 

13:04-Atentati në Shkodër/ Iu vu tritol në makinë, ja kush është punonjësi i Tatimeve 

Një sasi tritoli është vendosur në makinën e parkuar të Enea Busukja, i cili sapo e ka ndezur mjetin, ky i fundit ka shpërthyer. Si pasojë, 38 vjeçari ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital. Ai rezulton se është punonjës i Tatimeve në Shkodër, ndërsa nuk figuron si person me problematika apo me precedent penal. 

12:38-Atentati në Shkodër, gjendet një makinë e djegur, dyshohet se u përdor nga autori 

Është gjetur një makinë e djegur në fshatin Postribë, që dyshohet se është përdorur nga autori/ët pas atentatit të sotëm në Shkodër. Sipas policisë, tritoli është vendosur në makinën e parkuar të Enea Buzukja, i cili sapo e ka ndezur mjetin, ky i fundit ka shpërthyer. 

12:06-Atentati me tritol në Shkodër/ Shpërthen makina sapo ndizet, plagoset 38-vjeçari, punonjës i Tatimeve 

Lagjja “Ndoc Mazi” në Shkodër është tronditur paraditen e sotme nga një atentat me tritol vendosur në makinën e një 38-vjeçari. Sipas policisë, tritoli është vendosur në makinën e parkuar të Enea Busukja, i cili sapo e ka ndezur mjetin, ky i fundit ka shpërthyer. 

12:04- Atentat me tritol në Shkodër, hidhet në erë makina, plagoset drejtuesi i saj 

Një shpërthim me lëndë plasëse është raportuar në qytetin e Shkodrës, e vendosur në një makinë të parkuar. Sipas burimeve paraprake, ngjarja është regjistruar në lagjen “Arra e Madhe”, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e saj.

 

 

 

 

 

 

 

Next Post
Vrasja e gjyqtarit, GJKKO: Goditje e rëndë dhe kërcënim serioz ndaj pavarësisë së gjyqësorit

(EMRAT) U grabitën 4.7 mln euro italianëve përmes Call Center-ave, dënohen me burg 16 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In