• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Katër muaj që demontuan Albin Kurtin

by Mero Baze
30/01/2020 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Pas një fushate të vështirë dhe të pështirë bisedimesh katër mujore mes dy partive kryesore, Albin Kurti më në fund vendosi të dorëzojë mandatin në Kuvend, për të vazhduar betejën si opozitar, nëse mandatari pasardhës i qeverisë, Isa Mustafa, arrin të krijojë qeverinë me partitë e tjera. Shanset që Kuvendi të votojë një qeveri në pakicë për të janë thuajse zero, pa llogaritur cinizmin ekstrem të LDK.

Kjo gjë ndodhi me postin e kryetarit të Kuvendit, kur u votua Glauk Konjufca pa marrëveshje, por LDK e votoi, me qëllim që t’i jepte shans vetes dhe partive të tjera të formonin Kuvendin, i cili është kushti bazë për të mos shkuar sërish në zgjedhje të reja, në rast të dështimit të qeverisë.

Po çfarë e ndali Isa Mustafën të mbështesë Albin Kurtin?

Pas katër muajsh, shikohet qartë se Isa Mustafa hyri në bisedime të gjata dhe të vështira, duke i lënë kohë vetes për të çmontuar imazhin politik fallco të Albin Kurtit.

Beteja katër mujore e Isa Mustafës kundër Albin Kurtit, është ndoshta hakmarrja më e ftohtë, që një lider politik në Kosovë ka ushtruar ndaj një rivali të vet, i cili e ka fyer atë kur ka qenë kryeministër përmes një opozite brutale, dhe shpeshherë jashtë çdo kornize politike.

Fushata e paqes katër mujore mes Albin Kurtit e Isa Mustafës, është në të vërtetë beteja më e hidhur e Isa Mustafës ndaj Albin Kurtit, pasi jo vetëm që e detyroi të dorëzohet, por e detyroi të shkelë shumë nga parimet për të cilat ai predikonte modelin e një politikani të pakompromis.

Albin Kurti u shfaq për katër muaj rresht në sytë e qytetarëve të Kosovës, duke negociuar poste ministrash, zgjerim kabineti, oferta për president, marrje dhe lënie ministrish, e deri tek  hartime pozitve për Rugovën dhe ish- drejtus të vrarë të LDK, nga krahu i luftës, për të cilët Albin Kurti nuk ka shfaqur kurrë më parq, as ndonjë ndjenjë respekti, dhe as ka dënuar kurrë vrasjet e tyre.

Isa Mustafa e detyroi Albin Kurtin të bëhet dhe rugovist, dhe PANI-ist, dhe democrat, dhe pro-perëndimor, në një betejë memece, ku më shumë flisnin veprimet e Kurtit, se sa fjalët e Isa Mustafës.

Ai i provoi opinionit publik, se nuk është një betejë mes së resë dhe të vjetrës, por një betejë e disa të rinjëve që duan t’u zënë vendin të vjetërve për të njëjtat qëllime, dhe kjo është goditja më e madhe që mori imazhi i Kurtit në këtë fushatë bombardimesh pa zhurmë këto katër muaj.

Tani më 3 shkurt, Albin Kurti do paraqitet para Kuvendit për të votuar qeverinë që do shpallë vetë, pa marrëveshje me LDK.

Natyrisht që do të rrëzohet. Këtë besoj se dëshiron dhe vetë ai.

Nuk besoj që Isa Mustafa të jetë aq mizor, sa t’ia votojë dhe qeverinë në pakicë, duke e kthyer në një lodër në duart e tij, për ta rrëzuar kur të dëshirojë. Është sikur ta vrasësh e ta lësh pa varrosur hasmin tënd.

Next Post
Pranga shkodranit, e kishte kthyer shtëpinë në “arsenal armësh”

Pranga shkodranit, e kishte kthyer shtëpinë në “arsenal armësh”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

August 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hipokrizia e së majtës evropiane me dezinformimin rreth Marokut

August 8, 2026
Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

August 8, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

August 8, 2026
FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

August 8, 2026
“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

August 8, 2026
Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

August 8, 2026
1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

August 8, 2026
Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

August 8, 2026
Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com