• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Katër misteret në familjen Berisha pas protestës së 7 tetorit

by A R
08/10/2024 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Protesta e 7 tetorit e organizuar nga Partia Demokratike, e cila duhet të kishte shënuar pikën e kthesës në betejën e saj politike duke e detyruar Edi Ramën të pranonte qeverinë eknike, ishte një dështim spektakolar. Jo vetëm për pjesëmarrjen e ulët të militantëve dhe mungesën e plotë të popullit, por edhe për ndikimin negativ që solli në humorin e analistëve dhe mbështetësve, të cilët tashmë e kanë kuptuar se në këtë mënyrë opozita nuk do të fitojë kurrë. ”Tani është radha jonë” e zgjedhur nga Berisha si slogan, është e destinuar të kthehet në një meme për rrjetet sociale. Shpërdorimi i togfjalëshit “mosbindje civile” të transformuar në vandalizëm, rezultoi një gabim fatal.

Por përtej efektit bumerang që prodhoi dështimi i protestës, ka disa sjellje misterioze të kryera nga familja Berisha. Le t’i shohim ato:

1) Nëse vendimi për të mos mbajtur asnjë fjalim politik në fillim të protestës siç është traditë ishte i pakuptueshëm, fakti që shëtitja e demonstruesve nuk kishte asnjë ndalesë nën ballkonin e Sali Berishës ishte shumë i çuditshëm. Ndaj kreu i partisë u shfaq plotësisht i përjashtuar nga protesta e partisë që drejton. Berisha, i cili prej gati një viti mban fjalime të përditshme nga dritarja, nuk foli në ditën vendimtare të “marshimit të tij në Tiranë”. Si shpjegohet?

2) As Argita Berisha nuk mori pjesë në protestë, ndryshe nga sa ka bërë gjithmonë në të shkuarën. Pse? Dhe përse Shklezeni mori pjesë këtë herë?

3) Edhe dhëndri, Jamarbër Berisha, e shpërfilli në mënyrë të bujshme protestën që në fund iu kushtua edhe burgosjes së tij. Në faqen e tij në Facebook ai nuk ka postuar as live aktivitetin, as asnjë koment kur mbaroi, dhe ditët e mëparshme asnjë postim për ta promovuar atë. Ai që nuk lë të kalojë një ditë pa protestuar për çdo gjë, heshti pikërisht ditën që partia e tij del në rrugë për ta bërë këtë. Çfarë fsheh heshtja e tij?

4) Duke qenë se protesta u organizua edhe për të denoncuar burgosjen e Sali Berishës nga Spaku dhe të Ervin Saljianit nga gjykata e apelit, pse demonstruesit nuk kaluan pikërisht para Spak-ut dhe gjykatës, qoftë edhe për një etapë simbolike?/ Shqiptarja.com

Next Post
“Pse nuk dole dje o cub?”, plas sherri mes Vokshit dhe Ndrecës: Mos bëni rrugaçin, a hani shqip ju?!

"Pse nuk dole dje o cub?”, plas sherri mes Vokshit dhe Ndrecës: Mos bëni rrugaçin, a hani shqip ju?!

Comments 1

  1. L. Xh says:
    1 year ago

    Protesta medemek u bë për Salianjin, por nuk e përmendi askërkush.
    Vetëm Salinë na nxirni nga burgji, …..
    Salianjit mirë ja bënë shokët e tijë, dhe ai u tregua i zgjuar që shkoi direkt në burg, se Sali Berisha do ta kishte vrarë për të akuzuar qeverinë dhe për ta patur si kazus për të ngritur popullin kunder sajë.

    Reply

Leave a Reply to L. Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Boll trauma ka PS tani…”, Braçe: Kërkoj proces real për zgjedhjen e kandidatit për Tiranën

April 2, 2026
“Pata propozuar që drejtorët të ishin me mandat”, Braçe: Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen? 

“Nuk i marr leje askujt”! Kandidimi për Tiranën, Erion Braçe: Mendoj se Rama e ka pranuar…

April 2, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Konflikti në Lindjen e Mesme, BSH: Pas një muaji do të rimerret në shqyrtim qëndrimi i politikës monetare të vendit

April 2, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Paralajmërimi për sulme iraniane, Zogaj: Mund të ketë skenar ndaj Shqipërisë

April 2, 2026
Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In